Ermal BEGA*
PRANIA E TEMAVE SHKENCORE NE SHTYPIN ISLAM
Ėshtė e domosdoshme, nė mėnyrė tė padiskutueshme, qė prania e temave shkencore nė shtypin islam tė paraqitet si njė rubrikė mė vete. Meqė ne shqiptarėt, dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi, nuk kemi mundėsi dhe mjete qė tė merremi me shkencė, atėherė duhet sė paku qė ta trajtojmė atė.
________________________________________
Dhe kjo, sipas mendimit tim, duhet bėrė me anėn e botimeve (shkrimeve) tė intelektualėve tanė muslimanė nė revistat dhe gazetat tona islame nė trojet shqiptare. Kjo mund tė arrihet si me anė tė punimeve teorike origjinale, ashtu edhe me anė tė pėrkthimeve nga gjuhė tė ndryshme. Pėr studimin dhe zbatimin e njohurive shkencore, ne si muslimanė jemi tė urdhėruar nga Allahu i Madhėruar qysh nė shkėndijat e para tė dritės sė fesė islame. E ajo ndodhi pikėrisht me ajetin e parė tė shpallur nga Allahu. Ai ėshtė ajeti Ikre, qė nė gjuhėn shqipe ka shumė kuptime tė cilat janė: Lexo, mėso, studio, kėrko, zbulo, puno (me diturinė), hulumto etj. Sipas kėtij ajeti, si dhe kuptimeve tė tij, ne muslimanėt, e kemi pėr detyrė qė tė merremi me zbulimin dhe studimin e njohurive shkencore tė cilat Allahu i krijoi. Nė periudhėn e Mesjetės, kur Evropa e krishterė ishte zhytur nė errėsirė (kjo pėr arsye se Kisha ia kishte ndaluar evropianėve tė merreshin me shkencė), muslimanėt kishin arritur qė tė zbulonin disa nga tė vėrtetat shkencore me anė tė resurseve tė asaj kohe. A nuk janė muslimanėt ata tė cilėt kanė dhėnė ndihmesėn mė tė madhe pėr pėrhapjen e njohurive shkencore? A nuk janė muslimanėt ata tė cilėt thanė se Toka ėshtė e rrumbullakėt (ndėrsa Xhordano Bruno, njė shkencėtar italian, u detyrua tė emigronte nė shumė vende vetėm pse ai pohoi njė gjė tė tillė, ndėrsa Kisha nė Mesjetė thoshte se toka ishte e rrafshėt?) A nuk ishin shkencėtarėt tanė muslimanė gjatė Mesjetės ata tė cilėt pėrkthyen veprat shkencore tė Aristotelit, Platonit etj, e mė pas i sollėn nė Evropė? Po. Gjithmonė duhet tė themi po, dhe me krenari. Pėr kėto si edhe pėr tė tjera arritje shkencore, muslimanėt nuk u bazuan diku tjetėr, vetėm se nė Kuran. Dikush mund tė thotė: Pse nė Kuran? Ēfarė lidhjesh ekzistojnė mes Kuranit dhe shkencės? Ka lidhje, posi jo. Lidhja kryesore ėshtė ajo se Allahu qysh prej ajetit tė parė tė cilin e pėrmendėm mė herėt Ikre, e deri nė ajetin e fundit tė shpallur, na ka urdhėruar nė mbi 850 vende (nė mėnyra tė ndryshme) qė tė lexojmė, studiojmė dhe tė punojmė me atė dituri. Prandaj, studentėt muslimanė, si edhe ata tė cilėt angazhohen pėr zbulimin e tė vėrtetave shkencore, duhet tė punojnė mė shumė pėr shkrime ose tema tė ndryshme shkencore (me bazė Kuranin), si me shkrime origjinale ashtu edhe me pėrkthime nga autorė tė huaj (jo shqiptarė) muslimanė. Nė kėtė mėnyrė, shtypi ynė islam do tė bėhet mė i larmishėm e mė tėrheqės pėr masėn e gjerė. Prania e temave shkencore nė shtypin islam ėshtė njė nevojė shpirtėrore, e pamohueshme. Prandaj duhet tė paraqiten artikuj tė ndryshėm rreth arritjeve shkencore, si nga Lindja ashtu edhe nga Perėndimi. Pse? Sepse me anė tė diturisė dhe shkencės njeriu mund tė arrijė nė gradėn e engjėjve; ndėrsa nė anėn tjetėr, njeriu me anė tė paditurisė mund tė bjerė deri nė gradėn e kafshėve, madje edhe mė poshtė. Allahu na e ka treguar qartazi nė njė ajet kur thotė: Ky libėr (Kurani) ėshtė udhėrrėfyes pėr ata tė cilėt kanė mend. Nė njė ajet tjetėr thuhet: A janė tė barabartė ata qė dinė me ata qė nuk dinė?. Jo, nė asnjė mėnyrė nuk janė tė barabartė. Kėto janė tema tė cilat studentėt dhe studiuesit tanė duhet ti trajtojnė mė vete nėpėr gazetat dhe revistat tona islame, qofshin ato javore, mujore etj. Nė gazetat dhe revistat tona duhet tė ekzistojė njė rubrikė e veēantė, si p.sh.: Islami dhe Shkenca, ku do tė mund tė trajtohen ato ēėshtje tė cilat i pėrmenda mė lart. Bile, ne duhet tė shkruajmė dhe tė pėrkthejmė materiale nga shkencėtarėt e sotėm perėndimorė tė cilėt ēdo ditė e mė shumė po zbulojnė gjėra tė reja dhe tė panjohura mė herėt, gjėra tė cilat janė treguar si formula nė Kuran, qė 1400 vjet mė parė. Por ajo qė ne duhet tė angazhohemi mė sė shumti duhet tė jenė botimet nga astronomėt, fizikanėt dhe arkitektėt tanė, pėrkthimet nga gjuhėt e huaja, si dhe artikuj nga shkencėtarėt e huaj muslimanė, tė vjetėr, tė cilėt me studimet e tyre dhe me diturinė qė kanė pasur kanė arritur qė ti ofrojnė Evropės, si edhe perėndimit nė pėrgjithėsi shkencat tė cilat nuk i kanė njohur mė parė, e as qė i kanė menduar se ekzistojnė, duke i hapur kėshtu dyert e shkencės e tė njohurive tė tjera, pėr ti zhvilluar mė vonė. Ne si muslimanė kemi nevojė qė tė njihemi me kėta dijetarė tė famshėm botėrorė tė cilėt i dhanė botės shkėndijėn e parė pėr njohjen dhe zhvillimin e mėtejshėm tė kėtyre shkencave. Nė kohėn kur Enciklopedia Britanike, si edhe enciklopeditė e tjera me famė botėrore na tregojnė, dhe bile me krenari, pėr shkencėtarėt muslimanė dhe arritjet e tyre, ne (muslimanėt), pėr fat tė keq as nuk i lexojmė dhe as nuk i pėrkthejmė pėr tė tjerėt. Kėtu e kam fjalėn si pėr shqiptarėt ashtu edhe pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi. Nė kėtė drejtim duhet tė angazhohen edhe vetė gazetat dhe revistat tona, duke gjetur njerėz tė aftė ose pėrkthyes tė zotė tė cilėt kanė njohuri mbi shkencėn islame. Ėshtė fatkeqėsi qė nė botimet tona shumė pak mund tė gjenden materiale shkencore tė shkencėtarėve muslimanė. Nuk e di pse! Por kjo ėshtė njė ēėshtje e cila duhet trajtuar. Nėse i hidhni njė sy botimeve tona islame do tė gjeni pak ose aspak materiale tė cilat kanė tė bėjnė me shkencėn nė pėrgjithėsi dhe atė islame nė veēanti. Mė poshtė dėshiroj tė tregoj vetėm pėr disa vepra tė mėdha tė shkencėtarėve muslimanė, si edhe autorėt e atyre veprave pėr tė cilat populli shqiptar ka njohuri shumė tė pakta: Nė fillim do tė doja tė pėrmendja se nė historinė e gjatė, tė suksesshme dhe njėkohėsisht tė mrekullueshme tė shkencės islame, shekulli i nėntė njihet si njė shekull tėrėsisht i muslimanėve dhe i Islamit. Pa dyshim, punimet intelektuale nuk u ndėrprenė nė shekujt e tjerė, por aktiviteti i dijetarėve muslimanė dhe i njerėzve tė shkencės ishte fuqimisht mė i lartė. Ata ishin udhėheqėsit e vėrtetė tė civilizimit nė atė kohė. Aktiviteti i tyre ishte mė i lartė pothuajse nė ēdo kėndvėshtrim. Duke marrė parasysh vetėm gjysmėn e parė tė shekullit tė nėntė, njerėzit mė kryesorė tė shkencės, Al-Kindi, Al-Harizmi, Al-Fargani etj., ishin qė tė gjithė shkencėtarė muslimanė. Nuk duhet tė harrojmė nė tė njėjtėn kohė edhe halifin e shtatė Abasid, Al-Mamuni (813-833), i cili ishte njė pėrkrahės i madh i letrave dhe i shkencės. Ai themeloi nė Bagdad njė akademi shkencore. Ai provoi tė mblidhte sa mė shumė dorėshkrime greke qė ishte e mundur dhe urdhėroi pėrkthimin e tyre. Ai pėrkrahu dijetarė nga tė gjitha fushat, dhe njė numėr shumė i madh i punimeve shkencore ishte kryer nėn mbrojtjen dhe pėrkujdesjen e tij. Do tė pėrmendja kėtu edhe emrin e njė dijetari dhe shkencėtari tė madh musliman, bile me krenari, i cili nė shkencėn islame ėshtė cilėsuar si njė shkencėtar enciklopedik, me plot tė drejtė, i cili quhet El-Kindi. Emri latin i tij ėshtė Alkindus. Lindi nė Basra nė fillim tė shekullit tė nėntė. Ai lulėzoi si shkencėtar nė Bagdad gjatė sundimit tė halifit tė shtatė Abasid, El-Mamun dhe gjatė sundimit tė halifit El-Mutesim (gjatė viteve 813-849). Ai ėshtė njohur edhe si Filozofi i Arabėve, sepse me sa duket ai ishte i pari dhe i vetmi filozof i madh i racės arabe. Ėshtė ruajtur njė numėr i vogėl i punimeve tė shumta tė tij (mbase 270?). Ato kanė tė bėjnė me matematikėn, astrologjinė, fizikėn, muzikėn, mjekėsinė, farmacinė dhe gjeografinė. Ai shkruajti edhe katėr libra mbi pėrdorimin e numrave hindusė (indianė). Dy prej veprave tė tij janė me rėndėsi tė veēantė: De aspectibus, njė traktat mbi optikat gjeometrike dhe fiziologjike (bazuar kryesisht nė Euklidin, Heronin dhe Ptolemeun), i cili ndikoi te Roxher Bekoni etj. Ndėrsa vepra e dytė ėshtė De medicinarum compositarum gradibus; njė pėrpjekje e jashtėzakonshme pėr tė vėrtetuar pomologjinė nė baza matematikore. Njė njeri i quajtur Kordano (besoj ndonjė dijetar) e konsideron atė si njėri prej dymbėdhjetė mendjeve tė mėdha.
Pastaj do tė pėrmendja gjeometrin El-Haxhaxh ibn Jusuf, i cili ishte pėrkthyesi i parė i librit Elementet tė Euklidit nė gjuhėn arabe. Matematikani mė i madh i kohės dhe njė ndėr mė tė mėdhenjtė e tė gjitha kohėrave ishte El-Harizmi. Ai ndėrthuri rezultatet e pėrdorura nga grekėt dhe indianėt, dhe nė kėtė mėnyrė pėrhapi njė masė tė njohurive aritmetikore dhe algjebrike, tė cilat ushtruan njė ndikim tė madh nė matematikėn e Mesjetės. Punimet e tij ishin ndoshta kanalet kryesore pėrmes tė cilave numrat indianė u bėnė tė njohur nė perėndim. Senad ibn Ali ishte udhėheqėsi i astronomėve tė oborrit tė halifes El-Mamun. Por, mė i shquari i astronomėve muslimanė ishte El-Fargani ose Alfaganus. Ai ishte muslimani i parė qė shkroi njė traktat tė plotė mbi astronominė. Njė tjetėr matematikan i njohur musliman ėshtė edhe El-Harizmi. Ai nuk ishte vetėm njė matematikan, por ishte edhe njė astrolog dhe gjeograf i zoti. Ai lulėzoi nė gjysmėn e parė tė shekullit tė nėntė. Ishte njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė llojit tė vet dhe njėri nga mė tė mėdhenjtė e kohės sė tij. Prej emrit tė tij, siē ėshtė vėrtetuar, rrjedhin edhe fjalėt algorizėm dhe augrim. Njė nga mjekėt mė tė njohur dhe mė tė mėdhenj muslimanė ėshtė Ibn Sina, emri i tė cilit pėrmendet shumė nė perėndim me emrin Avicena, edhe sot e kėsaj dite. Njė mjek tjetėr i njohur musliman ishte edhe Ali el-Tabari, i cili nė vitin 850 pėrfundoi njė enciklopedi mjekėsore tė quajtur Parajsa e Diturisė. Kemi edhe sa e sa emra tė tjerė tė dijetarėve dhe shkencėtarėve tė tjerė muslimanė, tė cilėt kanė kontribuar shumė pėr shkencėn islame, por pėr shkak tė kėtij artikulli tė shkurtėr nuk mund ti pėrmendim tė gjithė. Ne kemi edhe nuk duhet tė harrojmė edhe dijetarėt dhe shkencėtarėt muslimanė shqiptarė me famė botėrore, tė cilėt kanė dhėnė kontributin e tyre nė shkencė si p.sh. Hasan Tahsini (i mbiquajtur Efendiu), i cili jo vetėm qė ka qenė rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, por ai nė vitet e fundit tė shekullit tė XIX ka pėrpiluar njė tabelė astronomike tė vetėn. Dhe tė gjitha kėto janė njohuri tė cilat duhet tė dihen dhe nuk duhen harruar. Por edhe shumė shqiptarė tė tjerė muslimanė kanė dhėnė kontributin e tyre nė shkencėn botėrore nė pėrgjithėsi dhe nė atė islame nė veēanti. Me kaq po e mbyllim kėtė artikull duke shpresuar se me mjetet e shkruara dhe elektronike tė informimit duhet tė angazhohemi mė shumė pėr praninė e temave shkencore nė shtypin islam, nė mėnyrė qė tia bėjmė me dije popullit se shkenca nuk ėshtė e ndarė nga feja dhe besimi, por ėshtė pjesė e tyre.
* Ermal Bega ėshtė kryetar i Albanian Center for Oriental Studies Qendra Shqiptare pėr Studime Orientale, Tiranė-Shqipėri.
Krijoni Kontakt