Kjo vapë
Kjo vapë e pushtoi Tiranën,
Pa krisma arësh,pa ushtri.
Ja hoqi Lanës,fare famën,
Ja thithi ujin, si lubi.
Asfalti flakë,si rrëshirë,
Si kokërr gruri kthyer burri.
Ky diell s'la një gjë pa nxirë,
Si pulë e pjekur duket guri.
Një bukuroshe nuk del nga dhoma,
Se dielli ja vjedh bukurinë.
Të gjitha pemët kanë rënë në koma,
Ky diell djeg dhe perëndinë.
I pirë tapë,thau dhe dete,
E ktheu botën shkretëtirë.
Në këtë vapë, s'di ku të vete
Nuk shijoj dotë një gjë të mirë.
Ja vodhi ajërin mushkrisë,
Me gojë hapur pleq dhe plaka.
Kjo vapë, armiku i lirisë,
Si një hajdut më ndjek nga mbrapa.
Kjo vapë doli nga shinat fare,
Dhe në mesnatë të përvëlon.
Nuk do t'ja dijë ke as ke pare,
Në botën tjetër të dërgon.
Kjo vapë të pjek, si peshkë në zgarë,
Ta kripos trupin, si me kripë.
Të jesh i mënçur të kthen të marrë,
Të thotë me mua s'bëhesh mik.
Kjo vapë e pushtoi Tiranën,
Si një pushtus që s'ka mëshirë.
Në qiell mban përvete famën
Dhe botës i thotë : Lamtumirë!
Krijoni Kontakt