Close
Faqja 6 prej 67 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 665
  1. #51
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Te verteten

    Nuk jam nga ata
    qe frike kane nga jeta,
    sa do e plumbte ajo te jete.
    Gjithmone kam pasur
    frike nga genjeshtra,
    nga njerzit qe lavdet
    i çojne tek rete.
    S'jam nga ata
    qe tallen me jeten,
    ndaj e dua dhe
    si kale punoj per te.
    Kam dashur dhe dua
    ngahere te verteten.
    Kush e ka shkelur,
    per te kam ngritur ze.

  2. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Lutje Zotit

    Vështroj në rrugë me sy të dëshpëruar,
    mbështetur pas një guri në vetmi,
    qëndroj mbi tok në qiell të zbuluar
    dhe të lutem ty,o perëndi.

    I lodhur nga mërzitja rebelohem,
    veten pyes:"Ç'është ky trishtim?"
    Në vënd të qesh,të lumturohem,
    brenga mbetet skllave e shpirtit tim.

    S'kam guxim ta pyes shokun pranë,
    ç'po shijon ai në këtë jetë.
    Kam frikë nga dhimbja,sytë që qajnë,
    nga fjala kam frikë mos shkrep rrufetë.

    I lutem Zotit në këtë qiell të hapur,
    s'kam guxim të rroj apo të vdes,
    pse shpirti im të eci këmbëzbathur,
    pse të rënkojë rrugve me dënesë?

    E dua Zotin dhe për të betohem,
    ndaj dhe ti,o Zot,më hidh një dorë!
    Largoje dhimbjen,të mos trishtohem,
    futi rrezet thellë në dëborë!

  3. #53
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në ditëlindje me Khajamin

    Të pimë sonte a të mos pimë?
    Do pi,të dehem,të djeg shaminë.
    Ta pi të shkretën,krejt pa vakt,
    me gotë uji a me sapllak.

    Ta pi rakinë në shtëpi,
    te porta jashtë ku fryn veri.
    Do dergjem tek rrjedh një krua,
    te një selishtë a një përrua.

    Një gaz,një dhimbje,ndjej atje.
    I dehur të shtrihem përdhe,
    pas muresh duart t'i vendos,
    të iki zvarrë,me këmbët osh.

    Them të pi sonte gjithësine,
    të qaj të qesh me pleqërinë.
    Se,dhe po rrojta dyqind vjet,
    një fund më vjen e më thërret.

    Mos u mërzitëni!Pse do shkoni?
    Pini raki që të shpëtoni.
    Dehu,shpirt,e bëhu tapë,
    fundin jeta ta jep dhuratë.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të pimë sonte a të mos pimë?
    Do pi,të dehem,të djeg shaminë.
    Ta pi të shkretën,krejt pa vakt,
    me gotë uji a me sapllak.

    Ta pi rakinë në shtëpi,
    te porta jashtë ku fryn veri.
    Do dergjem tek rrjedh një krua,
    te një selishtë a një përrua.

    Një gaz,një dhimbje,ndjej atje.
    I dehur të shtrihem përdhe,
    pas muresh duart t'i vendos,
    të iki zvarrë,me këmbët osh.

    Them të pi sonte gjithësine,
    të qaj të qesh me pleqërinë.
    Se,dhe po rrojta dyqind vjet,
    një fund më vjen e më thërret.

    Mos u mërzitëni!Pse do shkoni?
    Pini raki që të shpëtoni.
    Dehu,shpirt,e bëhu tapë,
    fundin jeta ta jep dhuratë.
    Ju përshëndesë Mik Riza, dhe vërtetë në këto orë të vona, e mbusha një kupë të rakisë të rrushit të Rahovecit dhe shetita pakëz nëpër Letërsinë Shqiptare - nëpër dritaret e ardhmërisë (në pezitë e miqëve të shumtë të Forumit), sinqerisht më inspirove me këtë poezi, që unë pa kusht do ta shkruaj versionin tim.

    Ju përshëndesë sinqerisht!

    Agim METBALA

  5. #55
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Përshëndetie muza,xheladin,skender,Agim Metballa te gjithve ju kam ne zemer dhe ju dua shume.Faleminderit qe vizitoni faqen time letrare dhe jepni opinionin tuaj.Jeni te nderuar.Respekte nga rizai2008.

  6. #56
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Përsëri të mbyllur

    Përtej detit mendja ime,
    si anije e braktisur,
    rrotull vjen e s'di përse,
    zemra ime e zhuritur.

    Sa e qetë bota përreth,
    një pellg që fle përmbi gurë!
    Po ky vënd pse vuan heq?
    Si dalka për zot një burrë?!

    Qirinjtë ndizen për çdo mbrëmje,
    si varrezë qyteti i tërë,
    Ç' i kemi bërë kësaj bote
    që të mirën s'na e lënë?

    S'mjaftuan pesëdhjet vjet
    rrethuar me tela me gjëmba.
    Edhe sot klon i vërtetë,
    përsëri të mbyllur brënda.

  7. #57
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Heshtja

    Poshtë qëndrojnë varret,
    majtas gjallon fshati.
    mbi rripa bravaret
    flasin nga inati.

    Në kishë e mekam
    të vdekurit gjumë,
    lumi përmatanë
    nga guvat sjell zhurmë.

    Tek bregu mbi fshat,
    shkurret bisedojnë
    me zogjtë e galat,
    për njerzit që njohin.

    Heshtje nëpër varre,
    heshtje në shtëpi.
    Dhe me zë të qash,
    s'të dëgjon njeri.

    Dhe po të këndosh,
    zërin ta kthen honi,
    toka të përpin
    si kokërr limoni.

    Guri flet me vete:
    "Eja më skalit!
    Më lëviz nga vëndi,
    tutje më vërtit"

    Heshtjen s'e duron
    as trari i shtëpisë,
    Ku janë zogjtë e qiellit,
    zogjtë e perëndisë?

    Ku janë këngët,
    dasmat,
    zilet
    e kopetë?
    Sokakët
    janë mbushur,
    me ferra,
    me fletë.

  8. #58
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Te guri i portës

    Iu afrova gurit të portës.
    M'u largua,nuk më dashka,
    Çezma që çurgon përjashta,
    s'më dha ujë,nga etja plasa.

    Shtëpi e gurtë me dërrasa,
    jam biri yt,pse bën kështu?
    Nuk më njeh,paskam ndryshuar,
    kam dhjetë vjet që s'jam këtu.

    Man,o man,sa të kam dashur!
    S'lija kokërr pa shijuar,
    Për çdo verë e për çdo vjeshtë,
    miqtë me ty i kam gëzuar.

    Ulur rri tek guri i portës,
    porta krahët pse s'mi hap?
    Kaq shpejt më paske harruar
    ti,moj strehëz me sofat?!

    I larguar,i harruar nuk di pse.
    Nga kurbeti çdo gjë humbur në atdhe.
    Shkoqur mosha nëpër vite,pa rini.
    Humbur vatrat,
    humbur varre,
    s'njoh njeri.

  9. #59
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Iu afrova gurit të portës.
    M'u largua,nuk më dashka,
    Çezma që çurgon përjashta,
    s'më dha ujë,nga etja plasa.

    Shtëpi e gurtë me dërrasa,
    jam biri yt,pse bën kështu?
    Nuk më njeh,paskam ndryshuar,
    kam dhjetë vjet që s'jam këtu.

    Man,o man,sa të kam dashur!
    S'lija kokërr pa shijuar,
    Për çdo verë e për çdo vjeshtë,
    miqtë me ty i kam gëzuar.

    Ulur rri tek guri i portës,
    porta krahët pse s'mi hap?
    Kaq shpejt më paske harruar
    ti,moj strehëz me sofat?!

    I larguar,i harruar nuk di pse.
    Nga kurbeti çdo gjë humbur në atdhe.
    Shkoqur mosha nëpër vite,pa rini.
    Humbur vatrat,
    humbur varre,
    s'njoh njeri.
    Te lumte Riza....
    Shume e bukur kjo poezi dhe shume e shume te tjera.Suksese dhe pergezime per me tej.

    Me respekte

    DIana
    "Carpe Diem"

  10. #60
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Në udhët e dhimbjes jetoj"

    O frut i rrallë

    Një vajzë e bukur
    Po shkon sokakut,
    Ma prishi mëndjen,
    Ma shtoji merakun.

    Po ndrin rrugica,
    Po shuhet flaka,
    Po erret dita,
    Po shuhet nata.

    Me trup të bukur,
    Me flok gështënjë,
    Me buzë burbuqe,
    Me sytë si hënë.

    Nga po del ti ,
    O zog behari!
    Ma ndeze zemrën,
    Ma shtove mallin.

    Ke dalë mbi shoqet,
    Me shtat të bukur,
    Faqet si mollë,
    O zemër e lumtur.

    Kur më shkon pranë,
    Ma dogje xhanë,
    Kokën s'ma kthen,
    Ma shton sevdanë.

    S'di ç'far mendon,
    Për se s'ma thua,
    O thëllëzë mali,
    Sa shumë të dua!

    O faqe prush,
    Zëmër e dalldisur,
    Mos më mundo,
    O mëndje krisur!

    Mos më vono,
    Me zor duroj,
    Po më del zemra
    Mbi kraharor.

    Nazet e tua
    Po më pëlcasin,
    Më lanë pa gjumë;
    Njerzëit po flasin.

    O frut i rrallë
    I pa shijuar,
    Në dëgjon Zoti,
    Rënç mbi këto duar.

    Kush të ka rritur
    Me kaq kujdes?
    Të ti puth buzët,
    Pastaj të vdes!

Faqja 6 prej 67 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •