Mos më mallko me ndarje këto çaste,
S'duhet të ndahemi në këtë pranverë magjie.
Janë të pakta ditët ku përsëriten këto raste,
Argjend i dhëmbshur i këtij viti marrëzie.
Në ditët e trishtuara të kam mbrojtur me strehën time
Dhe trishtimin e kam gëlltitur me kupën e verës së kuqe.
Ti e dashur mos m'u largo si thërrime,
Të kam dashur si aroma që mbretëron në lugje.
Trëndafilat m'u thanë mbi duart e dridhura,
Me gjëmbat e tyre shpirtin do ta gris.
Me yjet e qiellit do ti lidh ndjenjat e hidhura,
Prezenca ime si hënë do të rrëshqasi mbi kurriz.
Në shpirt si medalion do të rëndoi ndaria,
S'do kesh më kohë të lutesh për dashuri.
Si telvik në sy do të qëndroi qaria,
Kjo botë s'do pyesi më pë ne të dy.
Krijoni Kontakt