Close
Faqja 51 prej 67 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 665
  1. #501
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Riza2008
    Pergezimet E Mija Per Filozofine Njerzore Qe Levron Ne Vargjet E Tua Te Ndjera Dhe Te Shkruara Me Sinqeritet
    Faleminderit Agim që më ndjek,më inkurajon, per ato pak gjera qe shkruaj unë.E di qe poezia eshte e veshtire per ta shkruajtur,e di qe jo te gjitha kane ate vlere qe duhet te kene,por fundi-fundit ne per pasion shkruajme dhe per as gje tjeter.Une argetohem me krijimet e kolegeve te mi ne forum,mesoj prej tyre,shkembejme eksperience me njeri-tjetrin.Pa kur vjen fjala per krijimet e tua ato jane teper cilesore qe une kenaqem kur i lexoj pa per ti bere te tilla s'pretendoj as edhe nje here.
    Ju pergezoj me gjith shpirt. Deshiroj gjith te mirat qe ka kjo bote te vine tek ju ,sepse i kini dhene ketij kombi dhe po vazhdoni ti jepni krijimtarine tuaj teper te sukseshme.Me respekt Riza Çato

  2. #502
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    Oh lum si unë qe më jepet rasti të lexoj e të kënaqem deri thellë në shpirt me shkrimet dhe artin që krijoni ju miq të mi të dashur Riza dhe Mondi, nuk anashkaloj edhe të tjerë.
    Gjithëçka më pelqen dhe ngulitet në mendje e zemër nga ju por këtë herë po përzgjedh strofen e parë nga poezia e Rizait "Askujt nuk i thash ..." :
    ....
    "Kam rendur si kaçak nëpër male,
    Jam endur në qytet si i pirë.
    As kujt nuk i thashë: Kam halle
    As kujt nuk i thashë: Mëshirë".
    ....
    ku poeti me këto pak vargje flet shumë e ndër të tjera sipas meje, pasqyron vuajtjet me të cilat jemi përballur, por edhe dinjitetin e krenarinë për të mos u perulur apo ankuar për hallet si dhe krenarinë për të mos kerkuar lëmoshë apo mëshirë.
    Do të përzgjedh me këtë rast edhe strofen e fundit të vargjeve të shkruara nga krijuesi dhe frymëzuesi im Mondi, ku ndër të tjera thot:
    .....
    "Kam shkruar për rininë dhe dashurinë magjike.
    Kam shkruar për Kosovën në Hymne dhe Balada.
    Kam shkruar për Azemin, Partinë Demokratike.
    Kam shkruar pa u lodhur, dhe kurr nuk thash u plaka…"

    Edhe këtu shoh një shpirt të madh krijuesi të stolisur me ndjenjen e dashurisë siç e quaj unë "dashuria, e bekuara e perëndisë" por edhe "arma më e fuçishme për të vrarë urrejtjen. Shoh shpirtin e një krijuesi i cili i këndon një pjese të qenies së tij padrejtësisht të shkëputur nga trungu amnor por edhe dashurinë ndaj figurave më të ndritura siç është figura e kolosit të kombit, të Madhit Azem Hajdari e subjektit politik të cilin ai e themeloi dhe i përkiste.
    Po kur njeriu është i stolisur me këto ndjenja dhe virtyte, patjetër që do e mposhtë edhe pleqërinë dhe vazhdon të ndjehet si i ri.
    Për fund nga zemra ju falënderoj për gjithë ate që na ofroni dhe gjithë atë me çka ju pasuroni artin tonë letrar.
    Zotëri Riza, të falemnderit shumë edhe për komentin e lënë tek tema ime "Isha, jam dhe do të jem", përkatësisht vargjet poetike "Trup i huaj".

    Nëse do të më lehohet, edhe unë këtu po vendos pak vargje të një poezie që i kisha kushtuar ish mësuesit tim dhe babait të dëshmorës së kombit Xhevë Krasniqi-Ladrofci bashkë me të shoqin Fehmi Lladrifcin mu si Shota dhe Azemi.

    PISHTAR DITURIE
    - Mësuesit tim, Avdyl Krasniqi -

    Yll drite netëve të pa hënë,
    netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
    bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
    hape derën e parajsës, mbylle atë e ferrit.
    .....

    Ti u dogje e u shkrive si qiriri
    duke qenë pishtar i diturisë,
    Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
    as analfabet me diplomë i qeverisë.

    ......

    O Avdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur !
    breza e breza që ke arsimuar,
    për dëshmorët që atdheut i ke falur
    përulem para teje, Ti kështu më ke edukuar.

    Ju paqa me jetë të gjatë e të lumtur. Gjithë të mirat nga i juaji xhaxhi Adem Berisha hahahaha Adem Kosova.
    Pershendetje Bac Ademi! Ju percjell urimet e mia me te zjarrta per çfar ke shkrojtur per mua dhe sidomos per poezine qe ke postuar :"Mesuesit tim,Avdyl Krasniqit".Tek poezite e tua vargjet duken sikur kendojne dhe e gjithe poezia e lidhur varg pas vargu si kreshniket hedhin vallen e gezuar per te ardhmen e Kosoves.Poezite e tua kane muzikalitet qe te ben ta lexosh me nje fryme pa u ndalur.Nga ana gjuhesore shkruan nje shqipe te paster dhe respekton me fanatizem drejtshkrimin.Ke gjith te mirat ne poezi.Faleminderit per kenaqesine qe na ka percjelle nepermjet postimeve teper cilesore ne forum.Me respekt miku juaj Riza Çato

  3. #503
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Laegoje frikën NJERI!...

    Sytë i mbylla, nga Era,
    Shtërngatës s'i dola përbri.
    Guxim thirra ngahera,
    Hapi sytë NJERI!..

    Gojën e mbylla nga frika,
    Fjalën e bëra stuhi.
    U ruajta gjithmonë nga e liga,
    Hape gojën NJERI!..

    Veshët i mbylla me pambuk,
    E dëgjova gjymimin e ri.
    Nga vdekja të lutem mos u tut,
    Hapi veshët NJERI!..

    Hundët i mbylla nga aroma,
    Baruti po sillte zi.
    Mos rrini të strukur në dhoma,
    Largoje frikën NJERI!..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 27-03-2009 më 08:40

  4. #504
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pershendetje riza 2008!!!!! Bukur shume vargjet e tua. Po te vij pas...me keto vargje.

    Nga rrenjet e lisit me duket se mbiva
    Prane meje rritej dhe nje ferrë...
    Gotën e dashurisë me fund e piva
    Pastaj lava sytë me një shkulm diellë

    Erdhi njeriu!...thanë shpezët e pyllit
    U fshehën ku mundën, në shpella e strofa.
    Unë nipi i Mujit dhe i Halëyllit
    luftova me "ujqër", u talla me gallofa.

  5. #505
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ja nje poezi, ku e pakta s'ka nevoje per shume, sepse e shumta koncentrohet ne figuren dhe filozofine e cdo vargu.
    --------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Faleminderit Mondi per pjesmarrjen ne temat e mia dhe per mendimet qe jepni.Ju jam mirnjohes.Me respekt Rizai

  6. #506
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Sytë i mbylla, nga Era,
    Shtërngatës s'i dola përbri.
    Guxim thirra ngahera,
    Hapi sytë NJERI!..

    Gojën e mbylla nga frika,
    Fjalën e bëra stuhi.
    U ruajta gjithmonë nga e liga,
    Hape gojën NJERI!..

    Veshët i mbylla me pambuk,
    E dëgjova gjymimin e ri.
    Nga vdekja të lutem mos u tut,
    Hapi veshët NJERI!..

    Hundët i mbylla nga aroma,
    Baruti po sillte zi.
    Mos rrini të strukur në dhoma,
    Largoje frikën NJERI!..

    Me mire te rrij symbyllur
    Mos t'shof asgje mbi kete toke
    Cdo gje eshte e hidhur
    E felliqur eshte kjo bote!

    As gojen nuk do e hapi
    Te mbyllur do ta mbaj per mot
    Gabim me thon po flet
    E felliqur eshte kjo bote

    As veshet nuk do ti hapi
    Me mire mos te degjoj kot
    Asgje e mire nuk degjohet
    E flliqur eshte kjo bote!

    Me mire sy,vesh e hund mbyllur
    Keshtu po u jetohka sot
    Me mire te rrij e mbyllur
    E flliqur eshte kjo bote!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #507
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    vargjet ma te bukura jan te momentit qe perjeton njeriu aty del sinqeriteti dhe perjetimi .
    keto lloj vargje me pelqejn shum se permes vargjeve jetoj ato qe kam jetu njiher .
    edhe pse me kohen kemi permirsu jeten kemi nevoj me nostallgjin e se kaluares , e kaluara asht e jona ajo na ndjek .....
    te bukura vertet dhe reale ....

    trimi tregon te kaluaren e burri i mir i len nen hije disa gjera shum me vler .
    une nuk jam trim-resh.........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #508
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    vargjet ma te bukura jan te momentit qe perjeton njeriu aty del sinqeriteti dhe perjetimi .
    keto lloj vargje me pelqejn shum se permes vargjeve jetoj ato qe kam jetu njiher .
    edhe pse me kohen kemi permirsu jeten kemi nevoj me nostallgjin e se kaluares , e kaluara asht e jona ajo na ndjek .....
    te bukura vertet dhe reale ....

    trimi tregon te kaluaren e burri i mir i len nen hije disa gjera shum me vler .
    une nuk jam trim-resh.........
    Pershendetje Dorontina!Prezenca jote ne postimet e mia ka qene e vazhdueshme ,per kete une ju jam mirnjohes dhe gezoni respektin tim.Faleminderit Dorontine.

  9. #509
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Me mire te rrij symbyllur
    Mos t'shof asgje mbi kete toke
    Cdo gje eshte e hidhur
    E felliqur eshte kjo bote!

    As gojen nuk do e hapi
    Te mbyllur do ta mbaj per mot
    Gabim me thon po flet
    E felliqur eshte kjo bote

    As veshet nuk do ti hapi
    Me mire mos te degjoj kot
    Asgje e mire nuk degjohet
    E flliqur eshte kjo bote!

    Me mire sy,vesh e hund mbyllur
    Keshtu po u jetohka sot
    Me mire te rrij e mbyllur
    E flliqur eshte kjo bote!
    Jam prononcuar shumë herë tek krijimet e sinqerta e të përjetuar shpirtërisht nga E panjohura,po ashtu për krijimet e poetit për mua shumë të sinqert e pa kalkulime - Riza Çato, por ky është një "duet" fantastik i interpretimit, që mund të bëjnë vetëm krijuesit...

    Më dhuruat çaste të këndshme në këto orë të vona...
    Ju falenderohem!

  10. #510
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Disa ëndërrojnë...

    Vdiq dhe lypsari i veshur me kullarë,
    Që mbrapa mbante një tufë me langonj.
    Tërë jetën i thoshinu je o kokë pa larë?!
    Pse s'vdes të shpëtoi i zi dhe i bardhë?!

    Tani zagarët nuk dinë se nga të venë,
    Lypsarin e tyre s'e kërkojnë më.
    Nëpër bulevarde natën zënë e flenë,
    Duke lëpirë kocka dhe lehin pa zë.

    Disa ëndërrojnë:"Do ngjallet Lypsari"!
    Edhe predikojnë si zagarë me fe.
    Në daç e besoni, u thotë kundështari
    Lypsari është djegur, kockë s'ka në dhe.

Faqja 51 prej 67 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •