
Postuar më parë nga
Adem Berisha
Oh lum si unë qe më jepet rasti të lexoj e të kënaqem deri thellë në shpirt me shkrimet dhe artin që krijoni ju miq të mi të dashur Riza dhe Mondi, nuk anashkaloj edhe të tjerë.
Gjithëçka më pelqen dhe ngulitet në mendje e zemër nga ju por këtë herë po përzgjedh strofen e parë nga poezia e Rizait "Askujt nuk i thash ..." :
....
"Kam rendur si kaçak nëpër male,
Jam endur në qytet si i pirë.
As kujt nuk i thashë: Kam halle
As kujt nuk i thashë: Mëshirë".
....
ku poeti me këto pak vargje flet shumë e ndër të tjera sipas meje, pasqyron vuajtjet me të cilat jemi përballur, por edhe dinjitetin e krenarinë për të mos u perulur apo ankuar për hallet si dhe krenarinë për të mos kerkuar lëmoshë apo mëshirë.
Do të përzgjedh me këtë rast edhe strofen e fundit të vargjeve të shkruara nga krijuesi dhe frymëzuesi im Mondi, ku ndër të tjera thot:
.....
"Kam shkruar për rininë dhe dashurinë magjike.
Kam shkruar për Kosovën në Hymne dhe Balada.
Kam shkruar për Azemin, Partinë Demokratike.
Kam shkruar pa u lodhur, dhe kurr nuk thash u plaka…"
Edhe këtu shoh një shpirt të madh krijuesi të stolisur me ndjenjen e dashurisë siç e quaj unë "dashuria, e bekuara e perëndisë" por edhe "arma më e fuçishme për të vrarë urrejtjen. Shoh shpirtin e një krijuesi i cili i këndon një pjese të qenies së tij padrejtësisht të shkëputur nga trungu amnor por edhe dashurinë ndaj figurave më të ndritura siç është figura e kolosit të kombit, të Madhit Azem Hajdari e subjektit politik të cilin ai e themeloi dhe i përkiste.
Po kur njeriu është i stolisur me këto ndjenja dhe virtyte, patjetër që do e mposhtë edhe pleqërinë dhe vazhdon të ndjehet si i ri.
Për fund nga zemra ju falënderoj për gjithë ate që na ofroni dhe gjithë atë me çka ju pasuroni artin tonë letrar.
Zotëri Riza, të falemnderit shumë edhe për komentin e lënë tek tema ime "Isha, jam dhe do të jem", përkatësisht vargjet poetike "Trup i huaj".
Nëse do të më lehohet, edhe unë këtu po vendos pak vargje të një poezie që i kisha kushtuar ish mësuesit tim dhe babait të dëshmorës së kombit Xhevë Krasniqi-Ladrofci bashkë me të shoqin Fehmi Lladrifcin mu si Shota dhe Azemi.
PISHTAR DITURIE
- Mësuesit tim, Avdyl Krasniqi -
Yll drite netëve të pa hënë,
netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
hape derën e parajsës, mbylle atë e ferrit.
.....
Ti u dogje e u shkrive si qiriri
duke qenë pishtar i diturisë,
Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
as analfabet me diplomë i qeverisë.
......
O Avdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur !
breza e breza që ke arsimuar,
për dëshmorët që atdheut i ke falur
përulem para teje, Ti kështu më ke edukuar.
Ju paqa me jetë të gjatë e të lumtur. Gjithë të mirat nga i juaji xhaxhi Adem Berisha hahahaha Adem Kosova.
Krijoni Kontakt