Njerzit kanë fytyra
--------------------------------------------------------------------------------
Shikoj në rrugë,njerzit kanë fytyra
fytyra me kockë e me mish,
me rrudha,me puçra,me lyra,
fytyra të dhëna bakshish.
Fytyra të zbehta,të mpihta,
pa shprehje,pa dhimbje,pa gaz,
të verdha,blu të jeshilta,
fytyra të ngjitura me plasmas.
Ooo,njerzit paskan,paskan fytyra!
E kam konstatuar disa herë,
kanë sy,kanë veshë,mullaqe të fryra,
dhe pse s'duan as vetë që ti kenë.
Lavdi fytyrës që kanë,
ashtu si do që të jetë,
të pista të vjetra siç janë,
i puth vetëm unë, si poet.
I urrej:
Xhelozitë,
Mëritë...
Si vemjet e mollës!
I dua:
Miqësitë,
Dashuritë...
Mungesat e kohës...
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 06-02-2009 më 06:54
Era
--------------------------------------------------------------------------------
Rrihmë!
Jam mësuar me shuplaka...
Si çamarroke përplasi dritare dhe dyer.
Që djalë i ri e deri sa u plaka,
Të kam pritur me kraharor zbërthyer.....
Keq më vjen për filizat e njomë,
që vret e pret porsi një xhelat...
Eh,moj erë!
Mbaje dorën!....
Dëgjomë:
-Shkatërruesit s'kanë jetë të gjatë!...
Kujtim faleminderit të përshëndet me poezinë e mëposhtme:
KUJDES DREJTPESHIMIN!
Unë jam disi i frikshëm,
rrallë hipi në kamionë...
Trupi më rrënqethet,
kur turmat fluturojnë...
Ndaj thërras që t'i qetoj,
me fjalën time sonte:
-Kujdes drejtpeshimin,
se jemi përmbi sponde!
Kush është në rrugë?!
(Një tufë refugjatësh,
një çift,një plakë,ca fëmijë,
marrin rrugë të gjatë...)
Ku venë?...Një Zot veç mund ta dijë...
Unë flas e flas sa ngjirrem:
-Ngadalni,more të mirë,
kujdesni drejtpeshimin!
As kush nuk më përgjigjet,
veç brinjët më lëngojnë,
si kalit në karrocë
ijet gjak më pikojnë...
Por gjuha nuk më lidhet
gjithë këtë natë sonte:
-Kujdes drejtpeshimin,
se jemi për mbi sponde!
Mes dhimbjes së plagës sime,
veshin dikush ma nduk,
Nga fundi i turmës ndihet
një fjalë si pambuk:
-Kush është m'i qetë,o xhajë,
nga ç'jemi ne këtu sonte?
Gjithkush mund të qajë
si ne këtu mbi sponde.......
....Tundet pandërprerë kamioni,
mbi gropa e zhavor.
Por unë s'e ul zërin
dua të ngrej një kor.....
Që thirrjen ta përhapë,
an'e mban vëndit sonte:
Se jemi përmbi sponde!
[QUOTE=riza2008;2145944]Era
--------------------------------------------------------------------------------
Rrihmë!
Jam mësuar me shuplaka...
Si çamarroke përplasi dritare dhe dyer.
Që djalë i ri e deri sa u plaka,
Të kam pritur me kraharor zbërthyer.....
Keq më vjen për filizat e njomë,
që vret e pret porsi një xhelat...
Eh,moj erë!
Mbaje dorën!....
Dëgjomë:
-Shkatërruesit s'kanë jetë të gjatë!...[/QUOTE]
shum e bukur !
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Krijoni Kontakt