Close
Faqja 36 prej 67 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 665
  1. #351
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Ma te bukura jan vitet e arsyes....
    ketu arsyeja flet me menquri
    Pershendetje Dorontina,ju faleminderit.

  2. #352
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Nat pa hen

    Derisa po rrija ne dritare
    veshtroja qiellin dhe pytja veten
    athua ku mbet hena
    Siduket dhe ajo esht e merzitur sonte
    Si duket dhe ajo ndjen dhimbjen time
    Qielli me avash leshoi ca pika shi
    Me ben te mendoja
    A thua dhe qielli pa lotet e mi

    Avash largohen ret mbi qelq rrezet e diellit ran
    Lotet ne syt e mi dhe nji her u than
    Vazhdoj dhe nji dit aktroj se jetoj
    dhe prap ne mbremje ne dritaren time
    henen kerkoi ............
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  3. #353
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Fjala ime...

    Jam bërë fjalë pak
    Si ushtar spartan...
    S'dua të lodh të tjerët me përralla,
    Si kalemxhi gazetash,a si politikan,
    Të tregoj aventura si gratë e përdala...

  4. #354
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    MOS U ÇUDIT,
    Pse jam i ashpër nga fytyra.
    Dhe sytë e mi të duken sikur s"flënë,
    Kjo është dhuratë e ardhur nga natyra,
    Kam lindur ku puthet qielli me dhenë.....

    Nga jashtë jam i ashpër si stëralli,
    Shkëndija,flakë e dritë në gji mbaj...
    Si ti kam zemër,nuk jam një copë zalli:
    Cingrisëm pak..
    Më puth!
    Të shohësh sa ëmbël di të qesh apo të qaj...

  5. #355
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Atë që e ke rrahur njëherë
    Dhe e ke rrahur mirë,
    S'ke pse i thua:"Kam brirë".

    Atë që në rrugë e gjën fatkeqësisht shtrirë,
    Por përpiqet më tej të shtyhet,
    Për këdo, do të jetë shumë mirë,
    Të mos ta lërë në baltë të zhgrryhet.

    Atë që në rrugë e gjën,s'dihet pse shtrirë
    Dhe trimërisht në gjunjë mundohet të ngrihet,
    Mësoje ti, o njeriu i mirë,
    Më shumë me veten të njihet.

    Atë që në rrugë dënjësisht e gjën në gjunjë
    Dhe në këmbë të ngrihet mundohet,
    Amanet e ke nga unë:
    Ndihmoje,ndihmoje burrërisht të çohet.

    Atë që e gjën krejtësisht në këmbë
    Dhe pabesisht mbi ty kërkon të bjerë,
    Thyeja turinjtë,nofulla e dhëmbë
    Dhe lëre,lëre sytë të nxjerrë
    Riza , mirmbrema. Teper e bukur. Skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #356
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Riza , mirmbrema. Teper e bukur. Skenderi.
    Faleminderit skender76.

  7. #357
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    MOS U ÇUDIT,
    Pse jam i ashpër nga fytyra.
    Dhe sytë e mi të duken sikur s"flënë,
    Kjo është dhuratë e ardhur nga natyra,
    Kam lindur ku puthet qielli me dhenë.....

    Nga jashtë jam i ashpër si stëralli,
    Shkëndija,flakë e dritë në gji mbaj...
    Si ti kam zemër,nuk jam një copë zalli:
    Cingrisëm pak..
    Më puth!
    Të shohësh sa ëmbël di të qesh apo të qaj...
    Shume e bukur kjo poezi. Por kjo s´do te thote te tjerat jane me pak te bukura...

    Pershendetje dhe frymezim,
    Palma

  8. #358
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga *PaLmA* Lexo Postimin
    Shume e bukur kjo poezi. Por kjo s´do te thote te tjerat jane me pak te bukura...

    Pershendetje dhe frymezim,
    Palma
    Palma faleminderit per pjesmarrjen dhe mendimet qe jepni.As edhe njehere nuk pretendoj lavdi,por respektoj kedo qe me respekton.Eshte e dukate t'ja kthesh pergjigjen tjetrit.Me respekt rizai2008

  9. #359
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Miza dhe dhalli (Fabul)

    Zu-zu!Rreth tasit një mizë,
    Ajo që qelb gjalp' e gjizë,
    Që krimb mish e kokallë,
    Tallej me një tas me dhallë:

    Ti,bardhosh,nuk je për mua,
    Të përmjerr sa herë të dua!
    Pa provoje!- i tha dhalli,
    Zanatin tënd prej zavalli.

    Provoje, ta shoh një herë
    Veglën që do më përmjerrë,
    Se dhe unë do duroj,
    Ngjyrën e bardhë ta ndërroj...

    Qënke pa turp e pa cipë!
    U çorr miza edhe u vërvit,
    Pëltuq!,në tasin me dhallë,
    Dhe s'u ndje më në qe gjallë....

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Atë që e ke rrahur njëherë
    Dhe e ke rrahur mirë,
    S'ke pse i thua:"Kam brirë".

    Atë që në rrugë e gjën fatkeqësisht shtrirë,
    Por përpiqet më tej të shtyhet,
    Për këdo, do të jetë shumë mirë,
    Të mos ta lërë në baltë të zhgrryhet.

    Atë që në rrugë e gjën,s'dihet pse shtrirë
    Dhe trimërisht në gjunjë mundohet të ngrihet,
    Mësoje ti, o njeriu i mirë,
    Më shumë me veten të njihet.

    Atë që në rrugë dënjësisht e gjën në gjunjë
    Dhe në këmbë të ngrihet mundohet,
    Amanet e ke nga unë:
    Ndihmoje,ndihmoje burrërisht të çohet.

    Atë që e gjën krejtësisht në këmbë
    Dhe pabesisht mbi ty kërkon të bjerë,
    Thyeja turinjtë,nofulla e dhëmbë
    Dhe lëre,lëre sytë të nxjerrë
    Urime!
    Poezi shume domethenese.
    Vertet kemi shume nevoje per keto mesazhe.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

Faqja 36 prej 67 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •