Close
Faqja 35 prej 67 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 665
  1. #341
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sa ngadalë?!.....

    Sa ngadalë,sot po më punon truri.
    Harron emra,data edhe ngjarje,
    Edhe vargun s'e lidh dot për huri,
    As litari s'e pranon për varje.

    Dridhem e përdridhem në karrike,
    Shtërngoj vidha truri,krejt me ndryshk.
    Ç'pate moj e shkretë që më ike?
    Si e shite veten për një dyshkë.

    Moj më duhesh, prandaj kthehu prapë,
    Kemi plane,do t'i bëjmë bashkë.
    Në këtë kohë të keqe,dimër,vapë,
    Ti më flake si një fije kashtë.

    A do shkruajmë libra poezie,
    T'u këndojmë heronjve,njerëzisë?!
    Unë pa ty s'bëj as një punë shtëpie
    Jo t'i zgjidhim hallet Shqipërisë.

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Me ishte lodhur mendja
    edhe mu nji ditê
    mendoja per boten
    e per mu hiq

    shtrati me thrriste
    nuk e refuzova
    fjeta nji orê tani u qova
    u zgjova e fresket
    me kendu fillova
    me kafe momentin e pergezova

    gjumi ilaç per menden dhe zemren
    kafja feskuese per nji moment qetsie
    libri e muzika shkojn se bashku harmoniê
    muzika e bukur valê Nostallgjije
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #343
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Me ishte lodhur mendja
    edhe mu nji ditê
    mendoja per boten
    e per mu hiq

    shtrati me thrriste
    nuk e refuzova
    fjeta nji orê tani u qova
    u zgjova e fresket
    me kendu fillova
    me kafe momentin e pergezova

    gjumi ilaç per menden dhe zemren
    kafja feskuese per nji moment qetsie
    libri e muzika shkojn se bashku harmoniê
    muzika e bukur valê Nostallgjije

    Dorontina ju faleminderit per pjesmarrjen ne faqet e mia letrare.rizai2008

  4. #344
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pikon

    Po flija gjumë, ish’ natë dhjetori,
    Një pikë pikonte tek kraharori,
    Zhurmonte pika në dhomën time,
    Si muzikë xhazi nëpër vallzime.

    Jashtë në oborr si simfoni ,
    Gugasin pikat përmbi çati
    Me këtë zhurmë u rrita unë,
    Kur s’bie shi me zor flë gjumë.

    Pikon një pikë mbi çatinë time,
    E ndjej nga larg kridhem në mendime,
    Muzikë ka qënë gjithmonë për mua,
    Kjo pikë e qetë mbi kraharuar.

  5. #345
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Me mall

    Kam mall të ulem mbi sofat,
    Me mall të hap sërishmi portën,
    Të eci rrugës pa asfalt,
    Dhe mbi një rrap ta var kapotën.

    Tek hija e lisit ta ndal vrapin,
    Dhe tek burimi të pushoj,
    Atje tek guri për së gjati ,
    Të rri të ulem të këndoj.

  6. #346
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Amanet e ke nga unë.....

    Atë që e ke rrahur njëherë
    Dhe e ke rrahur mirë,
    S'ke pse i thua:"Kam brirë".

    Atë që në rrugë e gjën fatkeqësisht shtrirë,
    Por përpiqet më tej të shtyhet,
    Për këdo, do të jetë shumë mirë,
    Të mos ta lërë në baltë të zhgrryhet.

    Atë që në rrugë e gjën,s'dihet pse shtrirë
    Dhe trimërisht në gjunjë mundohet të ngrihet,
    Mësoje ti, o njeriu i mirë,
    Më shumë me veten të njihet.

    Atë që në rrugë dënjësisht e gjën në gjunjë
    Dhe në këmbë të ngrihet mundohet,
    Amanet e ke nga unë:
    Ndihmoje,ndihmoje burrërisht të çohet.

    Atë që e gjën krejtësisht në këmbë
    Dhe pabesisht mbi ty kërkon të bjerë,
    Thyeja turinjtë,nofulla e dhëmbë
    Dhe lëre,lëre sytë të nxjerrë

  7. #347
    Shefki Meka
    Anëtarësuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Me mall

    Kam mall të ulem mbi sofat,
    Me mall të hap sërishmi portën,
    Të eci rrugës pa asfalt,
    Dhe mbi një rrap ta var kapotën.

    Tek hija e lisit ta ndal vrapin,
    Dhe tek burimi të pushoj,
    Atje tek guri për së gjati ,
    Të rri të ulem të këndoj.
    Fantastike!

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Atë që e ke rrahur njëherë
    Dhe e ke rrahur mirë,
    S'ke pse i thua:"Kam brirë".

    Atë që në rrugë e gjën fatkeqësisht shtrirë,
    Por përpiqet më tej të shtyhet,
    Për këdo, do të jetë shumë mirë,
    Të mos ta lërë në baltë të zhgrryhet.

    Atë që në rrugë e gjën,s'dihet pse shtrirë
    Dhe trimërisht në gjunjë mundohet të ngrihet,
    Mësoje ti, o njeriu i mirë,
    Më shumë me veten të njihet.

    Atë që në rrugë dënjësisht e gjën në gjunjë
    Dhe në këmbë të ngrihet mundohet,
    Amanet e ke nga unë:
    Ndihmoje,ndihmoje burrërisht të çohet.

    Atë që e gjën krejtësisht në këmbë
    Dhe pabesisht mbi ty kërkon të bjerë,
    Thyeja turinjtë,nofulla e dhëmbë
    Dhe lëre,lëre sytë të nxjerrë
    Ma te bukura jan vitet e arsyes....
    ketu arsyeja flet me menquri
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #349
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dhe prap e them...

    Dhe prap e them që jeta është e bukur,
    Shetit në park,pi dhe një kafe.
    Nga celulari të vjen një e puthur,
    Me mercedez,lëviz nëpër xhade.

    Në një butik shikon një manikinë,
    Të veshur bukur,siç e do një stin'
    Një bizesmen-avionit dhe në Kinë,
    Nga Kina sjell në Shqipëri çudinë.

    Ja kjo është jeta- eja dhe shijoje,
    Nuk është e keqe,sharjen s'e ka hak.
    Po qe se rrugës ecën dhe rrëzohesh,
    Ajo të thotëujdes mos ec me vrap!...

  10. #350
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga salamanda Lexo Postimin
    Fantastike!
    Pershendetje salamanda!Eshte kenaqesi per mua ndjekja ne vazhdimesi nga ana jote e krijimeve te mia.Gjithashtu dhe une i lexoj me kenaqesi krijimet e tua .Respekte reciproke Rizai.

Faqja 35 prej 67 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •