Sa ngadalë,sot po më punon truri.
Harron emra,data edhe ngjarje,
Edhe vargun s'e lidh dot për huri,
As litari s'e pranon për varje.
Dridhem e përdridhem në karrike,
Shtërngoj vidha truri,krejt me ndryshk.
Ç'pate moj e shkretë që më ike?
Si e shite veten për një dyshkë.
Moj më duhesh, prandaj kthehu prapë,
Kemi plane,do t'i bëjmë bashkë.
Në këtë kohë të keqe,dimër,vapë,
Ti më flake si një fije kashtë.
A do shkruajmë libra poezie,
T'u këndojmë heronjve,njerëzisë?!
Unë pa ty s'bëj as një punë shtëpie
Jo t'i zgjidhim hallet Shqipërisë.
Krijoni Kontakt