Close
Faqja 28 prej 67 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 665
  1. #271
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ti mistrece je e mirë......

    Sa e gjatë kjo natë Dhjetori!
    E pa fundme errësira...
    Po të pres tek koridori,
    Si i dehur nga dëshira.

    Them që jam i dashuruar,
    Me një ëngjëll,një mistrece.
    E ndjej fort në kraharuar,
    Sjelljen tënde...:kastravece"

    Natës po i ardhka fundi....
    Un' i zgjuar mbi karrike!
    Po të pres moj e mallkuar?!
    Pse nuk vjen?...zemër nevrike!

    Dhe po erdhe nesër mbrëma,
    Eja vetëm me dëshirë.
    Aman se më plasi zemra.
    Ti mistrece..je e mirë...

  2. #272
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kur shkojmë këtej,
    kujtimet përtëriten...
    Ja kjo arrë,këtu buzë rrugës së madhe,
    i di të gjitha...ç'thamë atë ditë,
    kur zemrat nënë gjoks na hidhnin valle...

    Ti ndal, pa dashur më shikon mua,
    me sytë e njomur,si në gabim e zënë....
    më buzëqesh ngadalë e thua:
    -Mban mënd,
    sa "trim"...ke qënë....

  3. #273
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ti përtej,
    unë përkëtej.
    Honi gojën hap mes nesh......
    Unë eci,
    kokën s'e kthej,
    ti me dhëmbët e tij qesh...

  4. #274
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ti erdhe....

    Ti erdhe, u ule,prite,
    Mbi karrike tek cepi në fund.
    Edi që erdhe si mike,
    S'të ndjeva...jo, asgjikund

    Të tjerët ma treguan historinë.
    Un' nga gëzimi fluturoja.
    Në heshtje gëlltisja mërzinë,
    Ç'pata!Pse s'të shikoja?!

    Dhe për kaq, të jam mirnjohës.
    Takimin tjetër, do të ftoj vetë.
    Nektarin e ëmbël të gojës,
    Mbi lule do ta mbledh si bletë.

  5. #275
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Hëna anës rruge ndrin si vetëtimë
    S’di ç’po ndjej në shpirt se ç’kam një dëshirë.

    Fëshfërin livadhi ,gazi si i marrë
    Melodi orkestre,lulet pse jan tharë?

    Kemi dasëm sonte,ty s’të paskan thënë!
    Mikja niset nuse,gjith bota në këmbë.

    Dhëndërr bëhu tapë,zbraz e mbush dolli
    Ku po ndodhesh sonte s’mund të ishe ti.

    Nuse qofsh e lumtur,sonte vetëm qesh,
    Kur të kalosh malet vetëm lot do kesh.

    Mbushja gotat mbushia,jo mos bëj kursim,
    Po mbaroi rakia kemi lotin tim.

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008
    Je vertet i mrekullueshem. Botoje nje liber dhe une marr persiper ta promovoj siç e meriton. Urime!Urtime!Urime!

  7. #277
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetie Z Agim!Shum faleminderit per sugjerimin qe me jepni dhe do te ishte vertet kenaqesi bashkpunimi me ty si per pergatitjen e librit per botim dhe per promovim.Eleme te hapur bashkpunimin per çdo gje jam gati. Me respekt Rizai.

  8. #278
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pa zhurmë

    Tek dera e përgjoja përherë gëzimin,
    Me shpresë se do të trokasi një here tek unë.
    Ja bllokoja rugën për her trishtimit,
    Asfalt e shtruan më vjen pa zhurmë

  9. #279
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Rrodhet ………..


    S’di pse këtë verë u shtuan shumë rrodhet,
    Në rrugë,në livadh,more në ç’do cep.
    Dhe në mozaikët që ndriçojnë nga zallet
    Dhe në hapësirat ku shkrepin rrufet.

    Po ku paskan qënë viteve të shkuara,
    Që s’i pash me sy edhe në lëndinë!
    Fshehtësi e saj vlen për t’u shqetësuar,
    Se dhe manushaqes ja vodhën rininë.

  10. #280
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk të ngatërroj….


    Kur më kujtohet kënga jote
    Këngë e trishtë malshovite.
    S’e di se ç’ndodh me ty zotrote,
    Se unë jam dehur bërë kaike.

    Dhe rri mbi stol i pispillosur
    Me një gëzim që nuk ka fund.
    Ky zëri yt s’paska të sosur
    Si një tërmet vëndin e tund.

    Këndoi me shpirt këngët e zemrës
    Dhe të jesh larg unë të dëgjoj.
    Ky zë më sjell zërin e nënës,
    Por prap ta dish s’të ngatërroj.

Faqja 28 prej 67 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •