
Postuar më parë nga
Adem Berisha
Shumë i nderuari mik riza2008,
ndonse unë më rrallë po postoj tek FSh në temen, përkatësisht faqen time me temë "Isha, jam dhe do të jem", të them të drejten më tepër shkaku se sapo unë vendos një shkrim aty tek letërsia shqiptare, menjëherë pasojnë shkrime të ndryshme mbi këtë temë, kështuqë postimi i im nuk ka as 5 min kohë të mbetet i dukshëm për tu lexuar dhe komentuar, bilës për këtë edhe kam pas dhënë një sygjerim por asgjë prej tij.
Nejse, para së gjithash dua qe të përshëndes dhe falënderoj për gjithë atë që ke thënë e shkruar për mua ndërsa duke besuar se ke konsideraten dhe rrespektin, siq patjetër e kam edhe unë për ty, sot do të postoj për kënaqësinë tuaj mu tek faqja e juaj.
Shpresoj se kjo nuk do të jetë e padëshirueshme nga ana juaj.
PARAJSA LE TË PRES
Atdhe! Ooo i shtrenjti Atdhe!
Rashë, dhe prapë kisha për të rënë
qe të bëja më tepër për Ty.
Të kam at, mëmë, zot, fe ...,
ndjej se prapë borxh të kam
ndaj në parajsë nuk dua të hy.
Të kam at e mëmë
ndaj të thërras At-Mëmëdhe,
me gjak të lamë pëllëmbë për pëllëmbë
asgjë nuk ka më të shenjtë për ne.
Oooj e Madhja Kala
e të lashtës ILIRI !
Kush të copëtoi e la nën shkja,
Mal të Zi, Maqedoni, Greqi ...?!
Jezusa një ditë do të ringjallen
edhe martirët që u flijuan për Ty,
një ditë edhe gurët flakë do të kallën
që Ti të bëhesh prapë NJË SHQIPËRI.
Ooo burra burrash, o ju gra e fëmijë !
më thoni ju lutem, a ka gjë më të shenjtë
kur vdes shqiptari për At-Mëmëdheun e tij.
Krijoni Kontakt