Close
Faqja 24 prej 67 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 665
  1. #231
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    Shumë i nderuari mik riza2008,
    ndonse unë më rrallë po postoj tek FSh në temen, përkatësisht faqen time me temë "Isha, jam dhe do të jem", të them të drejten më tepër shkaku se sapo unë vendos një shkrim aty tek letërsia shqiptare, menjëherë pasojnë shkrime të ndryshme mbi këtë temë, kështuqë postimi i im nuk ka as 5 min kohë të mbetet i dukshëm për tu lexuar dhe komentuar, bilës për këtë edhe kam pas dhënë një sygjerim por asgjë prej tij.
    Nejse, para së gjithash dua qe të përshëndes dhe falënderoj për gjithë atë që ke thënë e shkruar për mua ndërsa duke besuar se ke konsideraten dhe rrespektin, siq patjetër e kam edhe unë për ty, sot do të postoj për kënaqësinë tuaj mu tek faqja e juaj.
    Shpresoj se kjo nuk do të jetë e padëshirueshme nga ana juaj.

    PARAJSA LE TË PRES

    Atdhe! Ooo i shtrenjti Atdhe!
    Rashë, dhe prapë kisha për të rënë
    qe të bëja më tepër për Ty.

    Të kam at, mëmë, zot, fe ...,
    ndjej se prapë borxh të kam
    ndaj në parajsë nuk dua të hy.

    Të kam at e mëmë
    ndaj të thërras At-Mëmëdhe,
    me gjak të lamë pëllëmbë për pëllëmbë
    asgjë nuk ka më të shenjtë për ne.

    Oooj e Madhja Kala
    e të lashtës ILIRI !
    Kush të copëtoi e la nën shkja,
    Mal të Zi, Maqedoni, Greqi ...?!

    Jezusa një ditë do të ringjallen
    edhe martirët që u flijuan për Ty,
    një ditë edhe gurët flakë do të kallën
    që Ti të bëhesh prapë NJË SHQIPËRI.

    Ooo burra burrash, o ju gra e fëmijë !
    më thoni ju lutem, a ka gjë më të shenjtë
    kur vdes shqiptari për At-Mëmëdheun e tij.
    I nderuar Adem Berisha!Eshte kenaqesi per mua qe ti shkruan ne temen time.Poezia jote ja ngren vleren temes time.Si gjithmone mua me pelqen poezia jote eshte shum patriotike.Panvarsisht se nuk njihemi fizikisht,por shpirterisht i kemi hyre ne zemer njeri tjetrit.Te falenderoj per poezine dhe do te deshiroja te kesh gjith miresite e kesaj bote.Me respekt miku yt Rizai.

  2. #232
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Krejt pa pritur erdhi dallga
    Dhe më zgjoi nga gjumi i thellë,
    Për një çast në vënd u shtanga,
    S'kishja mëndje, s'kisha vlerë!

    Gjumi që më kish kafshuar,
    Po më hidhte nëpër valë.
    Mbi një shkëmb i dashuruar,
    Me vetminë;ballë-përballë.

    Që të dy rrinim të heshtur,
    Un' mbi shkëmb,ajo mbi valë.
    Po i thoshja buzëqeshur,
    Hiqmu qafe "qen i çalë"!

    Koha ecte me vrap kali,
    Ne kërminj ne ndjenjën tonë,
    Për vetminë mbi një gur zalli,
    Veten time quaj pronë.

  3. #233
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sa qesharake....

    Sa qesharake,qënka nata,
    I duket vetia si luan.
    Si i marrosur i shkoj nga mbrapa,
    Dhe them me veteos jam shejtan?

    Ç'më duhet nata, një pus i thellë,
    Një gjë e zezë, që s'vlen për gjë!
    Më duket vetia një gjellë pa thelë,
    Një lëng i hollë, që s'vlen për gjë.

    Po kot mundohem,kot ropitem,
    Si endacak, që nuk njef kohë.
    Aman moj natë,kot që të ngjitem,
    Si nuk mendoj një ditë me llohë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 15-11-2008 më 18:20

  4. #234
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Vlera e letrës

    Një fletë e bardhë qëndron mbi tavolinë,
    Në pritje e lodhur nga koha e keqe,
    Mendohet: ç’far do shkruhet mbi mua vallë?
    Një lajm i zjarrtë, apo një kronikë vdekje!

    As vetë s’e di çfar fati do ketë kjo letër,
    Në ç’dorë do bjeri dhe si do ta trajtojë,
    Në pastë fat ndonjë poet i vjetër,
    Mbi të shkruajë, kush e survejoi.

    Në rëntë në dorën e ndonjë katili,
    E mjera letër se ç’ka për të hequr.
    Do nxihet brënda, jashtë zverdhon si dylli,
    Sa shpirtra dheu shpejt ka për të tretur.

    I lutem zotit, rëntë në dorë shkrimtari,
    Do mari vlerë më shumë se vetë floriri,
    Jam shumë i bindur, aq sa jam i marrë,
    Dhe kur të digjet , shkronja do nxjerri tymi.

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Një fletë e bardhë qëndron mbi tavolinë,
    Në pritje e lodhur nga koha e keqe,
    Mendohet: ç’far do shkruhet mbi mua vallë?
    Një lajm i zjarrtë, apo një kronikë vdekje!

    .................................................. .......
    ..................................................
    ...............................
    .........................................

    ......................................
    ...................................
    ................................
    Dhe kur të digjet , shkronja do nxjerri tymi.

    Ah ! Riza !
    Ma ke zene gojen me keto dy metafora.
    Nuk kam c`them !
    Jam i plotesuar me keto imazhe dhe vargje.
    Suksese me vargje dhe figura te tilla qe s`te lene fjale te thuash, por te bejne te duartrokasesh kur mendimi thuret bukur e del i qarte.
    Urime,
    Suksese,
    Miku yt, Genti.

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    E bukura të merr me vete

    Uaaaaaaa!, mrekulli pas mrekullie. Sa i mrekullueshëm miku i dashur riza2008 me shkrimet e tija fantastike, poaq i mrekullueshëm edhe shumë i nderuari Genti me komentin e tij.
    Vërtetë as unë nuk gjej dot fjalët e dëshiruara për të shprehuar admirimin tim për krijimet tuaja.
    Ka mjeshtri mbi mjeshtri por kjo është një mjeshtri e rallë dhe, arti, kuptohet, është e bukura ndaj kush është ai që nuk e do të bukuren?! Ajo të tërheqë vet dhe ti nuk mund ti ndahesh dot anipse vet mund të mos jesh i bukur.
    Shumë sinçerisht ju lus, vëllezër të nderuar, të mos ngurroni që vlerat tuaja krijuese artistike t'i ofroni opinionit lexues.
    riza2008, por edhe Genti e shumë e shumë të tjerë, nga zemra ju uroj shuuuuuuumë sukses, krijimtari artistike dhe vlera të reja me plot energji pozitive.
    Me përzemërsi nga xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës martire.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  7. #237
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Derën e lë të hapur...
    Trokit herë pas here!
    Të mos vdes vetëm...
    si lule e vonë,
    në një fillim vere.

  8. #238
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kërkoj beteja…

    Të vdesësh nuk është ndo një gjë e madhe.
    Kjo sëmundje do ti haj’ të gjith’.
    Nuk është mirë që të vdesësh në hale’
    As mbi kolltuk,apo krevat të pist.

    Po ku të vdes e vret mëndjen njeriu!
    Ku është më mirë,ju lutem ma thoni.
    Të vdes tek një bahçe,apo rrugic,
    Kështu ndoshta s’do të më harroni.

    Gjyshi im në të ikur ma tregoi:
    Është mir’ të vdesësh në front biri im.
    Ajo prap vdekje do të quhet,
    Aman do të thonë:Vdiq si trim.

    U mendova për jetën e fisit,
    Për brezat në shekuj si kanë vdekur.
    Shumica kan vdekur nga plumbi
    Të tjerët varfëria i ka tretur.

    Po ku ta gjëj luftën thash me vete.
    Un’ kam lindur në një kohë pa krisma.
    Kohë komunistash,kohë e keqe
    Të njohur për mburrje dhe vidhisma.

    Megjithëatë s’do rresht pa kërkuar,
    Fronte,beteja kudo në gjith botën.
    O të vdes ashtu siç e kam menduar
    O përndryshe; vdekjes nuk ja hap portën.

  9. #239
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Më pritni….

    Nga do që të shkoj,
    Më pritni prap’.
    Atje do të kthehem
    Ku vjen er’ sherbeli.
    Tek vëndi me gurë,
    Që merr flak’në vap’,
    Uj’ nga burimi
    Çezma do t’më sjelli.

    Më prit vëndlindje,
    Tek qafa me lule.
    Më pritni vëllezër,
    Me duar në qaf’.
    U ktheva sërisht
    Tek strehëza ime
    Të flë mbi minder
    Qoftë dhe një nat’

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008 i dashtun dhe i nderuar!

    Fe fantastik! Ta kam shumë lakmi për vargun brilant dhe për FILOZOFINE që gjej në vargun tand. Të uroj me zemër dhe ta di për shumë nder që më jep kenaqësi të tejskajshme poezia yte.
    Respekt miqesisht

Faqja 24 prej 67 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •