Do na mjaftonte një ditë në maj,
Një natë dhjetori do na dilte?
Të shiheshim,
Të qeshnim,
Të shkriheshim në vaj.....
Ta zgjidhnim nyjën...
Që aq fort na lidhte?...
Do na mjaftonte një ditë në maj,
Një natë dhjetori do na dilte?
Të shiheshim,
Të qeshnim,
Të shkriheshim në vaj.....
Ta zgjidhnim nyjën...
Që aq fort na lidhte?...
Si teleskopë të fuqishëm,
Mbi hapësirat pa kufi,
Në shpirtin tim shikimin hidheni,
Me ata sy pa djallezi.
Ç'ka mbetur tek unë?
Ç'kërkoni?
Që lodheni,mundoheni kaq shumë?
Në zemrën e grryer si honi,
Ku thellë gurgullon një lumë?
Gjëmimin e dallgës,kur dëgjoni,
Buzëqeshjet shkëmbeni dlirësisht...
Ç'u është shkrepur të përgjoni?
Tek kjo shpellë që edhe zanat i bëjnë bisht?!...
Borë dhe ngric’.
Borë dhe ngric’ në zemrën time,
Pse s’bije bora në male?
Ç’janë këto dëshpërime?
Ti o lot,pse nuk mu ndave!
Erë e zhurmëshme,ti o erë,
Në për pyje në për ara.
A e di që un’ s’të ndjej,
Sikur të më vësh përpara?!.
Rrëshqet loti në për zemër
Gjakun shtyn pa ndonjë shkak.
Ç’far ka ndodhur?-kjo,s’është ëndërr,
Ky është vaj,pa lot-me gjak.
Përshëndetje i nderuari riza2008,
po të kisha atë mundësi, askënd nuk do të përqafoja dhe shtrëngoja më parë e më shumë sesa zbuluesit dhe avancuesit e lidhjës së internetit. Arësyeja është fare e thjeshtë : sepse kam përshtypjen se asgjë tjetër nuk do të arrinte të bënte të mundur njohjen tonë të ndërsjellë dhe integrimin ndëshqiptar, siq tash këtë arrin të bëj ky rrjet i famshëm përmes të cilit ne njihemi dhe këmbejmë mendime, pikëpamje, ide, vepra, vlera e ...
Unë nuk mund edhe të lavdërohem se kam lexuar gjithë shkrimet tuaja të bukura, por kohë pas kohe kur kam mundësi, merrem edhe me to. Për aq sa kam arritur të lexoj, unë jam shumë i magjepsur me idetë tuaja dhe në tërësi mënyren e të shkruarit të poezive që na ofron. Si edhe poezitë tjera, sot më ngazlleu edhe poezia yte "Politikanët veshshurdhër" përmes së cilës në mënyrë artistike pasqyrove shumëçka të kësaj kohe të mykur, ndaj edhe vendosa të bëj këtë shkrim.
Në mbështetjen tuaj, unë do të bashkangjes këtu vetëm nja dy strofa të poezisë sime, po me këtë emër -
Poezia ime
...
"Do të doja që poezia ime
e nxjerrë nga thellësite,
të bëj rrugen e vetë trime
e të pushtojë lartësitë.
...
Me tërë forcën le të protestojë
atëherë kur duhet protestuar,
padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë
edhe vetë zoti, po t’i ketë shkaktuar".
Pra, veç tjerash, poeti duhet të ketë edhe guximin intelektual i cili ty nuk të mungon e i cili fatkeqësisht në të kaluaren, si pasojë e regjimeve totalitare, mbase edhe gjakatare, detyrimisht në shumë raste ka munguar.
Unë të uroj jetë të gjatë e shumë suksese të reja në krijimtarinë tuaj dhe gjithë sferat tjera të jetës.
Poashtu me këtë rast përshëndes dhe përgëzoj për veprat e tyre gjithë krijuesit tjerë të cilët me përkushtim na sjellin krijime të nduar-duarta e të mrekullueshme, midis të cilëve edhe nga këtu, pa të keqe, dëshiroj të veçojë dhe përshëndes e përgëzoj edhe krijuesin e mirënjohur për të cilin kam rrespekt të veçantë, zotëriun Agim Metbala.
"Lehtë bëhesh pasha në nahi
por është vështirë të jesh njeri".
Titulli i fjalis se urte"Është lehtë të bëhesh pasha në nahi
por është vështirë të jesh njeri".
tregon punen ton shum shkurt
do punuan do luftuan
po ne fund te gjith u tradhetuan
nga disa "pashallar"
qe nfotele tregojn prallê
mbi gjak te popullit bejn sefa
si mos te perseritet prap masakra
kan then tparet shum kem vujt
shum kem vujt e kem liftu
venin ton babgjyshit me ja ru
se vin do sorra me luft ...jo skem besu
asiher skem besu
thonim e kaluara né ka msu
qetash me internet
mesum qe ishin kon trullu krejt....
endrra te ushqen disa vite
kur perseritet brez pas brezi
i ka dal i gjith lezeti
ma i mir na dul gyrbeti
gjith e kem kendu e denu
kur ne gyrbet mos me shku
sot je i lumtur me pas pak pare
sa ma par ne gyrbet me dale
...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Nuk eshte e tmerrshme lartesia,por perkulja
Perkulja kur syri bie poshte dhe dora kapet larte
Ju kerkoni larte,kur kerkoni te lartesoheni,
Ndersa une iu veshtroi poshte,sepse jam larte
Kush nga ju mund te qesh e te flet i lartesuar.
Ai qe ngjitet ne malin me te larte dhe
Qesh me te gjitha dramat serioze dhe te shtirura
!Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!
Dyshimi,
plagë e përjetshme....
Si miopia për vlerat syzeve.
S'kam pyetur,as pyes,
për jetën e përtejme.
Luftoj me ç'mund...
t'u shumfishoj dritën yjeve...............
Fati i jetës
Disa qeshin , shkallët ngjitin,
Disa luten, për në majë,
Disa ndrydhen, sytë gremisin,
Disa mbetën duke u qarë.
Dikush ngjirret duke thirrur,
Dikujt zërin s’ja dëgjon,
Disa humbur të mërzitur,
Fatin e tyre mallkojnë.
Krijoni Kontakt