Sekreti
Hena sot m'u duk e bukur
edhe pse nuk ishte e plote
Por dicka vura re papritur
qe ajo nuk ma fshihte dot.
Rreth vellos qe kishte hedhur
qendisur me yjet e arte,
ajo dicka mbante fshehur
qe une e dalloja qarte.
Ish dicka qe e njihja
prandaj edhe e dallova
se edhe tek une te hynte
dot-jo , nuk e ndalova.
Vec une mund ta kuptoja
Trishtimin ne fytyren e saj.
E njihja ate qe e mundonte
se brenda meje e kam.
E c'i duhet e bukur te jete,
e si nuse e qendisur te rrije
kur dikush t'ia largoje vellon
e ta preki, s'po duket te vije??!
(Pranvere, 1996)
Krijoni Kontakt