Close
Faqja 65 prej 67 FillimFillim ... 15556364656667 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 665
  1. #641
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës

    Iku dhe ky vit


    Iku dhe ky vit ,si të ish ujë kroi,
    Si një ëndërr nate,hap edhe mbyll sytë.
    Si një gur i ardhur, nga një dallgë përroi,
    Si një xhind i marrë,si djall i dytë.

    Ikën dhe mendimet i thartoi vapa,
    Thinjat u shumuan,pa u ardhur koha.
    Marrëzitë e jetës në gafil i kapa,
    Si një zog i lagur, i qullur nga lloha.

    Pabesinë e jetës e zbulloi dielli,
    Rrezatoi mbi të e la lakuriq.
    Unë që jam një qënie i ardhur nga qielli,
    E kam një mision : Vetëm të shtoi miq.

    Vitet le të ikin, kanë rrugën e tyre,
    Vetëm e di mirë,rruga s'është asfalt.
    Asnjë copëz letër ,e dalur prej zyre,
    Ajo ka kontratë, veç me Zotin lart.

    Vitet që kalova i kam në memorie,
    Si një disk kompjutri rrinë në trupin tim.
    Fshehur në gërmadha e në ortek bore,
    Në arat e çara e me gjelbërim.

    Kjo është jeta ime,kjo është jeta jote,
    Tiktaku i vitit, të gjithve na zgjon.
    Asnjëherë se quaj fundin e një bote
    Dhe as fundin tim, që veç lulëzon.

  2. #642
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Ta dish e ta dish


    Nëse kurrizin e shtron, si një gomar
    Dhe mbi të hipin lloi-lloi mostrash,
    Ta dish se je kthyer i tëri një hall,
    Je kthyer i tëri, një park lodrash.

    Nëse të puthin pa shkak në faqe,
    Të përkëdhelin me dorën në qafë,
    Me ta mos prano të rrish në paqe,
    Se do kthehesh i tëri gafë.

    Nëse të dhurojnë buzëqeshje fallco,
    Lëvdata të kota,pa anë e pa fund,
    Ti mos u kthe në një Sanço Panço,
    Se thikën pas shpine e ke m'u në trung.

    Nëse je pa sedër ,si një gur në rrugë,
    Kur t'i gjuajnë faqet me pëllëmbë e grushta,
    Ta dish, s'të ka ngelur asnjë gjë si burrë,
    Je kthyer gërmadhë, si një vënd nga lufta.

    Ta dish e ta dish nëse të përbuzin,
    Fundin e ke shpejtë sa s'mund ta mendosh
    Dhe të gjallë në varr mundet të të fusin,
    Nëse s'je në gjëndje tjetrin ta kuptosh.

    Nëse-të dhe nëse-të që nuk kanë mbarim,
    Duhet t'i kuptosh pa rënur në tokë,
    Pastaj të bërtasësh : Ky është një fillim !,
    Sytë t'i bësh katër e gishtin në kokë.

  3. #643
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Tani Pranvera më duket diçka tjetër

    Sot nuk më vizitoi njeri
    Dhe askush s'më solli ndërmënd.
    Natyra e tërë është veshur gri
    Dhe dielli i argjëndtë.

    Ajo për mua betohesh me jetën,
    Pranverë sillte në çdo stinë.
    Tani pranvera më duket diçka tjetër,
    Si borziloku i tharë në një krinë.

    Ndaj trishtimi është si ky dimër,
    I egër,i thatë,plotë ngricë,
    Në buzë më dridhet një palo tingull,
    Jam kthyer i tëri baticë.

  4. #644
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Nëse nuk e dini

    Nëse nuk e dini,ja po u'a them unë,
    Unë zëmër luani,zbutem me një fjalë,
    Për njerëzit e mirë ëndrra shof në gjumë,
    Po të kenë nevojë hidhem dhe në zjarr.

    E jap edhe jetë kur e lyp nevoja,
    Për atdheun tim po qe në rrezik,
    Po fjalën e keqe nuk e nxjerr nga goja,
    Shokut i them shokë,mikut i them mik.

    E njof jetën mirë e di ç'është vdekja,
    Nderin e kam ligj,mikun më të rrallë,
    Nëse ndodh në rrugë të më marri etja,
    Unë buzëthari miken puth në ballë.

    Por nëse s'e dini,ja po u'a them unë,
    Hilenë,pafytyrën e kuptoj nga larg.,
    Për një faqezi,hileqar si lumë,
    Dera ime s'hapet ,por kthehet në lak.

  5. #645
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Nuk kam frikë nga diktaturat

    Nuk kam frikë nga diktaturat,
    As nga njerzit diktatorë,
    Herët i kam prishur urat,
    I kam lënë me gisht në gojë.

    Nuk më lidh gjë me diktatin,
    Shpirtin, elektron të lirë,
    Kurdisur e mbaj sahatin
    Dhe në ditën më të vështirë.

    Nuk kam frikë nga egërsirat,
    Që kërkojnë mish njeriu,
    I shikoj si kalbësirat,
    Ku qetsisht ushqehet miu.

    Nuk kam frikë as nga shejtani,
    Që me maskë rri në fytyrë,
    Le të pëllasi hajvani,
    Se atë e ka detyrë.

    Nuk kam frikë nga diktaturat,
    Nga regjimet jo e jo,
    Janë një lloj si ato shurrat,
    Që të luten për një po.

  6. #646
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Sa shumë dëshira kam grumbulluar

    Sa shumë dëshira kam grumbulluar,
    I mbaj në shpirt dhe i shtrëngoj.
    Si foshnjë i përkëdhel me duar
    Edhe në ëndrra i rilexoj.

    Flas me to,kur më merr malli
    Dhe çdo dëshirë e përsëris.
    Në ditë gëzimi , a në ditë halli,
    Jetën me to e rinis.

    Në rrugë ku ka kryqëzime,
    Ato më kthehen busull vetë,
    M'a ngrohin shpirtin me shikime
    Edhe më heqin çdo të përpjetë.

    Në erëra shiu e dëbore,
    Mbi gjoks i nxjerr si barikad,
    I puth me epsh si një dashnore,
    Me njëra-tjetrën bëjnë rrokad.

    Në pika loti përmbi faqe,
    I kam nga shokët më të mirë
    Dhe në Janar çel manushaqe
    Dhe kur ka natë, s'ndjej errësirë.

  7. #647
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Jam i bindur

    Tek flas me vete rrugëve boshatisur,
    Them fjalë të rralla që s'i di as vet.
    E pyes rrugën si një mëndje krisur,
    Pse qielli na dhuron vetëm rrufet.

    Asnjë përgjigje nuk më vjen në kohë,
    Sikur mëri më mban e gjithë natyra,
    Përjetësisht më ndjek një jetë llohë
    Edhe njerëz me njëqind fytyra.

    Jam i bindur në lajthitjen time,
    Ndaj s'më bën përshtypje asnjë gjë.
    Çuditërisht të dashur në varrime,
    Mes të gjallëve urrejtja në shpirt flë.

  8. #648
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Kësaj nate

    Kësaj nate Korriku pa hënë,
    Nga të eci s'i jap dot drejtim.
    Rrugët me vetveten janë zënë,
    Po shpirti im nuk njef e s'do kthim.

    Ndaj vazhdoj nëpër erresirë të eci,
    Ku të më çojnë këmbët kuturu.
    Në horizont më shfaqet Lipeci,
    Ai mal Leskoviku ketu.

    Me të ja gjeta anët horizontit,
    Perëndimet i ndava mënjanë.
    Gjeneral u shpalla drejt frontit,
    Me sy e ndriçova dynianë.

    Çuditë nuk paskan të sosur,
    Vetë nata po bëhej ditë.
    Melesini më puth i rrudhosur,
    Ai mal qe ka shokë perënditë.

    Po s'qënke i vetëm më thotë zemra,
    Një ushtri të ndjek nga pas.
    Nëse ke ndjenjë dhe ëndrra,
    Dhe natën e bën që të flas.

  9. #649
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Shikim i kryqëzuar

    Nuk kam faj për bukuroshet,
    Që më puthin në distancë.
    Jam i urtë më shumë se qoshet,
    Por bije në rezonancë.

    S"e kam ditur, që lëshoj valë,
    Lëshoj valë magnetike.
    Dhe pas valës shkas si ngjalë,
    Nuk pyes se je nevrike.

    Po UFO s'besoj se jam,
    Se banoj këtu në tok.
    Po për vete nuk hap nam,
    Se namet të sjellin lot

    Loti grryen edhe gurin,
    Jo një zemër delikate.
    Nuk pyet fare për burrin,
    Jo për jetën pas mesnate.

    Ndaj vendosa refuzimin,
    Kjo është zgjidhja më e mirë.
    Në distancë e bëj vetë trimin,
    Afërsia e vështirë !

  10. #650
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Sejfulla Malëshova

    Nuk e mendoj, se jeta ime vdes, pa u kuptuar
    Se unë jam djalë i lindur në Malëshovë.
    Kjo trevë ka ngelur pa u eksploruar,
    Jo nga vëndallinjtë,po nga ca syqorrë.

    Disa mendojnë,se ka vdekur Sejfullau,
    Ky kollos në Malëshovë,s'besoj të vdesi kurrë.
    Më kot kërkojnë lutje tek Allahu,
    Se Sejfullahu do ngelet gjithmonë burrë.

    Një urë Vjose që bashkon dy brigje,
    Bashkon dy zemra,që askush s'i kupton.
    Ky Limarjot, nuk thyente kurrë ligje,
    Vetëm këndonte, vazhdon dhe cicëron..

    Ky emër zemre,m'a ktheu nostalgjinë,
    I ndante shekujt, si lugina e Vjosës.
    Njeri i lidhur fortë me Shqipërinë
    S'besoj se mund ti besonte kosës.

    Po kosat presin e shfarosin kombe
    Askush nuk pyet e mban përgjegjësi.
    Jo më tej, kur nata, pa hene shfaqet sonte,
    Kur jeta vjen e ikën ligësi.

    Nëse beson e je bir Malëshove
    Se Limarjot ka qënë dhe mbetet Sejfullau.
    Unë s'kam besuar kurrë në dashnore,
    Se Arkimedin kam, si levë tek krahu.

    Ky Arkimed një shkencë e aplikuar,
    Një Sejfullah,fanar i Shqipërisë.
    Ndaj them gjithmonë jam djalë i dashuruar,
    Se Sejfullahu qe bir i Perëndisë.

    Me Perëndinë s'kam patur kurrë probleme,
    Ashtu dhe me të madhin Sejfulla.
    Se Malëshovitët bazohen në kaleme.
    Dhe pse të vegjël,bëjnë gjëra të mëdha.

    Po kush ka shkuar qoftë edhe njëherë,
    Tek ato zona ku strehohet dielli.
    Do puthi gurin,si flori në vlerë,
    Dhe në përjetsi mik do të ket qiellin.

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •