Iku dhe ky vit
Iku dhe ky vit ,si të ish ujë kroi,
Si një ëndërr nate,hap edhe mbyll sytë.
Si një gur i ardhur, nga një dallgë përroi,
Si një xhind i marrë,si djall i dytë.
Ikën dhe mendimet i thartoi vapa,
Thinjat u shumuan,pa u ardhur koha.
Marrëzitë e jetës në gafil i kapa,
Si një zog i lagur, i qullur nga lloha.
Pabesinë e jetës e zbulloi dielli,
Rrezatoi mbi të e la lakuriq.
Unë që jam një qënie i ardhur nga qielli,
E kam një mision : Vetëm të shtoi miq.
Vitet le të ikin, kanë rrugën e tyre,
Vetëm e di mirë,rruga s'është asfalt.
Asnjë copëz letër ,e dalur prej zyre,
Ajo ka kontratë, veç me Zotin lart.
Vitet që kalova i kam në memorie,
Si një disk kompjutri rrinë në trupin tim.
Fshehur në gërmadha e në ortek bore,
Në arat e çara e me gjelbërim.
Kjo është jeta ime,kjo është jeta jote,
Tiktaku i vitit, të gjithve na zgjon.
Asnjëherë se quaj fundin e një bote
Dhe as fundin tim, që veç lulëzon.
Krijoni Kontakt