Dielli herët ka aguar...
Dielli herët ka aguar,
Lagështirën po e thith.
Pemët sythet kan' lëshuar,
Zogu këndon mbi një vith.
Edhe erës ja ndrin ballin,
Sytë e mi e dashurojnë,
Krah për krah ecën me malin
Dhe luginën e pushtojnë.
Tortuaret shkrihen gazit,
Nga të bukurat e stinës.
Dhe damarët e gurmazit,
Çfaqen edhe ikin tinëz.
Dielli herët ka aguar,
Udhëton me kokën lartë,
Nëse s'je i dashuruar,
Puthu me k'të stin' të artë.
Krijoni Kontakt