Perëndim i Artë......
Me javë të tëra s'ja ndava Diellit sytë,
E prisja si perëndonte i lodhur mbi male.
Nga Dielli i mëngjesit një shëmbëllim i dytë,
I përflakur si një lulëkuqe e madhe.
I habitur ngela,kur rrezet e ti laheshin në dete,
Zhyteshin e dilnin si delfinë akrobatë.
Ditën e tërhiqt dhe e merrte me vete
Dhe natës i linte Hënën si dhuratë.
E shikoja Diellin si ja puthte buzën malit,
Si foshnja gjoksin nënës në shtratë.
Një nga një po çelnin si lulet e majit,
Dëshirat e mia për këtë perëndim të artë.
Përshëndetje Sorkadhe_Kelcyre......Respekte....
Veç kjo mjegull........
Veç kjo mjegull ja vlen për të ikur,
Bashk' me të,ky dimër i keq.
S'të lë bora dikë për ta pritur
Dhe kallkani të rrëshqet për dreq.
Nga kjo mjegull pjellin egërsira,
Si në xhungël vetveten sulmojnë.
Vetë kjo mjegull s'di ku është e mira,
Vetëm galat qiellit mbretërojnë.
Pemët,strehët dit' e natë lotojnë,
Dielli,Hëna s'dihet se ku janë.
Shikimet e zjarrta mbi borë avullojnë,
Shiu,bora,ngrica vetveten po qajnë.
Po kjo mjegull s'ka pse rri kaq gjatë,
Të shpërndahet nga era furtunë.
Dhe pranvera mos të vijë e thatë,
Por e ndezur nga lulet më shumë.
Pikturë e gjallë e Llogarasë....
Pikturë e gjallë e Llogarasë,
Natyra vetë ka pikturuar.
Një mal të lartë që më ndjek pasë,
Një pyll të brethtë degëlëshuar.
Si nëpër ëndrra i marr kthesat
Dhe kthesat bashkë me malin zbresin.
Aty veç jetë më marrin shpresat
Dhe buzë detit po më presin.
Në kaltërsinë e detit Jonë,
Shikohet mali në pasqyrë,
Më duket vetia mbret në fronë
Dhe Dielli më qesh mbi fytyrë.
Më ledhaton ajri prej bore,
Në majë të malit unë jam Zotë.
Llogaranë e marrë përdore
Në detin Jon zhytem me notë.
Pikturë e gjallë e Llogarasë
Një mbretëri që mbretëron.
Këtë pejsazh e marr nga pasë
Ta var në dhomë si medaljon.
Përshëndetje Kujtim ju uroj shëndet e gjith të mirat.....
Betuar janë vetëm për shi......
Mbi maja shkrepën vetëtimat,
Shiriti kuq zbriti në tokë.
Nga pas ju ngjitën bubullimat,
Si kuje njerzish në një mortë.
U ulën retë e puthën tokën,
Betuar janë vetëm për shi.
Nuk e lënë diellin e nxinë botën,
Dashnorët s'shihen dot në sy.
Ja nis një shi i lebetitur,
Mbi xhamin tim një melodi.
M'a hëngri kohën duke pritur
Dhe nuk më beson asnjeri.
Këndoj si shiu edhe unë,
Sipas gugasjes përmbi xham.
Dhe pse e hënë duket e shtunë,
Më duket dita tamixhan.
Kam ditë që los me ndjenjën time,
I mbyllur brënda në një dhomë.
I shikoj retë me zëmërime
Dhe them ky shi ka rënë në komë.
Tani erdhi koha.......
Tani erdhi koha që shakatë ti lëmë,
Të fillojmë një jetë ndryshe nga e para.
Lëndinën me lule si një zog ta zëmë
Dhe me luleshqerrën të rinisi gara.
Petalet e saja bashkë ti numurojmë
Dhe ta ngrejmë zërin të buçasin honet.
Malet e rënduar nga gjumi ti zgjojmë
Dhe ti akordojmë me kitare tonet.
Ditën ta sundojmë dhe t'ja vjedhim hiret,
Diku në një arë të mbjellim një pemë.
Lumin mos ta lëmë ti thelloi ngjirret
Dhe urat e mallit mbi sytë tanë ti ngrejmë.
Tani erdhi koha që shakatë ti lëmë
Bashkërishtë do bëjmë punë të mbëdha.
Dashurinë e nisur do ta quajmë Hënë
Edhe brënda saja do ndërtojmë kala.
Kam menduar.......
Kam menduar, për një kohë tjetër,
Kur erërat të më shtyjnë,si guriçkat.
As vetë s'e di a do jem i vjetër,
A do më mpihen dhëmbët nga thartiçkat.
Edhe sotë,prap' po mendoj,
Kështu do mendoj çdo ditë.
Ajo kohë s'besoj do më ligështoj
Dhe shpirtit, s'do mundi të m'i ngrejë dotë pritë.
Këtë plan e ripunoj vazhdimisht,
E mbaj sekret dhe askuj nuk ja them.
Të mos bie në greminë gabimisht
Dhe i mbrojtur nga erërat të jem.
Mund të ndodhi që stuhia të vijë papritur,
Ler të vijë unë prap' i mbrojtur jam.
Nuk shëmbet mali me një të goditur,
As dhe me njëmijë herë, prap frikë nuk kam.
Kam menduar për këtë kohë të vjetër,
Ndoshta llogaritë mund të dalin dhe gabim,
Por s'mund të ndodhi të mbështetem diku tjetër
Dhe furtunës të mos i vë gjoksin tim.
Po ikën dita...
Po ikën dita, pa një fjalë,
Dielli gjezdis kuturu.
Më çfaqesh ti, si ndonjë ngjalë,
Rrëshqet si re, në qiellin blu.
Rrugicat ndezën, dritat e natës,
Aty-këtu shikon dikë,
Me tualet faqet e plakës,
Puthet me hënën që çkemetë.
Kanë heshtur zogjtë, nëpër dritare,
I gjith qyteti, po shkon në gjumë,
Një lyps e zgjat dorën, për pare
Dhe era ngre gjithçka, në turmë.
Diku një pemë, si gjë e zezë,
Me trungun xhveshur,lakuriq.
Më duket, sikur jam në Pezë
Dhe ngjit maloren, si iriq.
Do hesht, si dita kësaj ane,
Me natën yjet do ti lë.
Kjo flutur bjeshke,si azgane,
E thyen heshtjen dhe pa zë.
S'kam xhelozi...
S'kam xhelozi, me ty moj mike,
Që hënës rrezet, ja ke marrë.
Je lule bukur,simpatike
Bën dashuri, me një të parë.
Ndjehem mirë, për freskinë tënde,
Aq sa të mburr, në shoqëri.
Nga larg vështroj, si gjë pa mëndje
Dhe zë flirtoj, në dashuri.
Ke një të mirë, se e kthen kokën
Dhe buzëqesh, si një aktore.
Në zëmrën tënde e dua gropën
Atje më ngri dhe përmendore.
Krijoni Kontakt