Close
Faqja 62 prej 67 FillimFillim ... 12526061626364 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 665
  1. #611
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Nëse ndonjë ditë...?!

    Nëse ndonjë ditë s'do mendosh për mua
    Dhe mëndia do të të shkoi për dikë tjetër,
    S'ta quaj tradhëti,as dashuri më shumë,
    Por thjesht nostalgji për historinë e vjetër.

    Nëse ndonjë ditë do marrosesh nga dashuria
    Dhe si të marrosur do më marrësh mua,
    Këtu e ka thënë fjalën e vetë perëndia,
    Gjë tjetër më tepër nuk dua.

    Nëse ndonjë ditë do të më duash më tepër se unë,
    Atëhere do futem thellë në mendime.
    Do pyes veten :Ç'kam dashur nga kjo jetë më shumë?!
    Kur dashurinë e kam pasur mgjitur me zemrën time...!
    Krijim shume i bukur, sikurse jane gjithe krijimet e tua Riza. Pergezime patriot
    What goes around---comes around

  2. #612
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem Natës....

    Perëndim i Artë......

    Me javë të tëra s'ja ndava Diellit sytë,
    E prisja si perëndonte i lodhur mbi male.
    Nga Dielli i mëngjesit një shëmbëllim i dytë,
    I përflakur si një lulëkuqe e madhe.

    I habitur ngela,kur rrezet e ti laheshin në dete,
    Zhyteshin e dilnin si delfinë akrobatë.
    Ditën e tërhiqt dhe e merrte me vete
    Dhe natës i linte Hënën si dhuratë.

    E shikoja Diellin si ja puthte buzën malit,
    Si foshnja gjoksin nënës në shtratë.
    Një nga një po çelnin si lulet e majit,
    Dëshirat e mia për këtë perëndim të artë.


    Përshëndetje Sorkadhe_Kelcyre......Respekte....

  3. #613
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Veç kjo mjegull........

    Veç kjo mjegull ja vlen për të ikur,
    Bashk' me të,ky dimër i keq.
    S'të lë bora dikë për ta pritur
    Dhe kallkani të rrëshqet për dreq.

    Nga kjo mjegull pjellin egërsira,
    Si në xhungël vetveten sulmojnë.
    Vetë kjo mjegull s'di ku është e mira,
    Vetëm galat qiellit mbretërojnë.

    Pemët,strehët dit' e natë lotojnë,
    Dielli,Hëna s'dihet se ku janë.
    Shikimet e zjarrta mbi borë avullojnë,
    Shiu,bora,ngrica vetveten po qajnë.

    Po kjo mjegull s'ka pse rri kaq gjatë,
    Të shpërndahet nga era furtunë.
    Dhe pranvera mos të vijë e thatë,
    Por e ndezur nga lulet më shumë.

  4. #614
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Pikturë e gjallë e Llogarasë....


    Pikturë e gjallë e Llogarasë,
    Natyra vetë ka pikturuar.
    Një mal të lartë që më ndjek pasë,
    Një pyll të brethtë degëlëshuar.

    Si nëpër ëndrra i marr kthesat
    Dhe kthesat bashkë me malin zbresin.
    Aty veç jetë më marrin shpresat
    Dhe buzë detit po më presin.

    Në kaltërsinë e detit Jonë,
    Shikohet mali në pasqyrë,
    Më duket vetia mbret në fronë
    Dhe Dielli më qesh mbi fytyrë.

    Më ledhaton ajri prej bore,
    Në majë të malit unë jam Zotë.
    Llogaranë e marrë përdore
    Në detin Jon zhytem me notë.

    Pikturë e gjallë e Llogarasë
    Një mbretëri që mbretëron.
    Këtë pejsazh e marr nga pasë
    Ta var në dhomë si medaljon.

  5. #615
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Jo,s'më trëmb........!


    Jo, s'më trëmb ky terr e ky i ftohtë,
    As dhe ky shikim prej grabitqari.
    Ta dish mirë që jam një kockë e fortë
    Dhe nga shpirti nxjerr shkëndija zjarri.

    Nuk më trëmb ta dish as djalli vetë,
    Jo kjo erë e kjo furtunë e marrë.
    Jam një zog që i shpartalloj retë
    Dhe vetë Zotin shkoj e puth në ballë.

    Jam Ai që jam, që Ti s'më njojte
    Dhe tani nuk do më njohësh kurrë.
    Jo s'më trëmb aspak prezenca jote,
    As kamzhiku që fsheh nën lëkurë.

    Jo s'më trëmb asgjë në këtë jetë,
    As dhe vdekja tani përsëgjalli.
    Unë jam lis që devijoj rrufetë
    Dhe shtatoj tamam si majë mali.
    Shume bukur MIKU im RIZA. Te pergezoj.

  6. #616
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Shume bukur MIKU im RIZA. Te pergezoj.

    Përshëndetje Kujtim ju uroj shëndet e gjith të mirat.....



    Betuar janë vetëm për shi......


    Mbi maja shkrepën vetëtimat,
    Shiriti kuq zbriti në tokë.
    Nga pas ju ngjitën bubullimat,
    Si kuje njerzish në një mortë.

    U ulën retë e puthën tokën,
    Betuar janë vetëm për shi.
    Nuk e lënë diellin e nxinë botën,
    Dashnorët s'shihen dot në sy.

    Ja nis një shi i lebetitur,
    Mbi xhamin tim një melodi.
    M'a hëngri kohën duke pritur
    Dhe nuk më beson asnjeri.

    Këndoj si shiu edhe unë,
    Sipas gugasjes përmbi xham.
    Dhe pse e hënë duket e shtunë,
    Më duket dita tamixhan.

    Kam ditë që los me ndjenjën time,
    I mbyllur brënda në një dhomë.
    I shikoj retë me zëmërime
    Dhe them ky shi ka rënë në komë.

  7. #617
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Tani erdhi koha.......


    Tani erdhi koha që shakatë ti lëmë,
    Të fillojmë një jetë ndryshe nga e para.
    Lëndinën me lule si një zog ta zëmë
    Dhe me luleshqerrën të rinisi gara.

    Petalet e saja bashkë ti numurojmë
    Dhe ta ngrejmë zërin të buçasin honet.
    Malet e rënduar nga gjumi ti zgjojmë
    Dhe ti akordojmë me kitare tonet.

    Ditën ta sundojmë dhe t'ja vjedhim hiret,
    Diku në një arë të mbjellim një pemë.
    Lumin mos ta lëmë ti thelloi ngjirret
    Dhe urat e mallit mbi sytë tanë ti ngrejmë.

    Tani erdhi koha që shakatë ti lëmë
    Bashkërishtë do bëjmë punë të mbëdha.
    Dashurinë e nisur do ta quajmë Hënë
    Edhe brënda saja do ndërtojmë kala.

  8. #618
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    Kam menduar.......


    Kam menduar, për një kohë tjetër,
    Kur erërat të më shtyjnë,si guriçkat.
    As vetë s'e di a do jem i vjetër,
    A do më mpihen dhëmbët nga thartiçkat.

    Edhe sotë,prap' po mendoj,
    Kështu do mendoj çdo ditë.
    Ajo kohë s'besoj do më ligështoj
    Dhe shpirtit, s'do mundi të m'i ngrejë dotë pritë.

    Këtë plan e ripunoj vazhdimisht,
    E mbaj sekret dhe askuj nuk ja them.
    Të mos bie në greminë gabimisht
    Dhe i mbrojtur nga erërat të jem.

    Mund të ndodhi që stuhia të vijë papritur,
    Ler të vijë unë prap' i mbrojtur jam.
    Nuk shëmbet mali me një të goditur,
    As dhe me njëmijë herë, prap frikë nuk kam.

    Kam menduar për këtë kohë të vjetër,
    Ndoshta llogaritë mund të dalin dhe gabim,
    Por s'mund të ndodhi të mbështetem diku tjetër
    Dhe furtunës të mos i vë gjoksin tim.

  9. #619
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem Natës....

    Po ikën dita...

    Po ikën dita, pa një fjalë,
    Dielli gjezdis kuturu.
    Më çfaqesh ti, si ndonjë ngjalë,
    Rrëshqet si re, në qiellin blu.

    Rrugicat ndezën, dritat e natës,
    Aty-këtu shikon dikë,
    Me tualet faqet e plakës,
    Puthet me hënën që çkemetë.

    Kanë heshtur zogjtë, nëpër dritare,
    I gjith qyteti, po shkon në gjumë,
    Një lyps e zgjat dorën, për pare
    Dhe era ngre gjithçka, në turmë.

    Diku një pemë, si gjë e zezë,
    Me trungun xhveshur,lakuriq.
    Më duket, sikur jam në Pezë
    Dhe ngjit maloren, si iriq.

    Do hesht, si dita kësaj ane,
    Me natën yjet do ti lë.
    Kjo flutur bjeshke,si azgane,
    E thyen heshtjen dhe pa zë.

  10. #620
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës.......

    S'kam xhelozi...


    S'kam xhelozi, me ty moj mike,
    Që hënës rrezet, ja ke marrë.
    Je lule bukur,simpatike
    Bën dashuri, me një të parë.

    Ndjehem mirë, për freskinë tënde,
    Aq sa të mburr, në shoqëri.
    Nga larg vështroj, si gjë pa mëndje
    Dhe zë flirtoj, në dashuri.

    Ke një të mirë, se e kthen kokën
    Dhe buzëqesh, si një aktore.
    Në zëmrën tënde e dua gropën
    Atje më ngri dhe përmendore.


Faqja 62 prej 67 FillimFillim ... 12526061626364 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •