Close
Faqja 59 prej 67 FillimFillim ... 9495758596061 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 665
  1. #581
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ka ditë..

    Ka ditë që sytë i mbaj të mbyllur
    Dhe duart të mpira të ftohta.
    Ndërgjegjjia në gjëndie të ndrydhur,
    Në vapë më vishet kapota.

    Ka ditë që koka vlon si musht rakie
    Dhe zgavrat pikojnë akull.
    Në shpirt më hyn një ndjesi mërzie
    Dhe fryhem si bakull.

    Ka ditë që i falem kupës,
    E mbushura e zbrazdët më duket.
    Buzët e ëmbla të çupës
    Si hëna që çfaqet e zhduket.

    Jeta më fut nëpër kurthe,
    Në ujra të pista të zeza.
    Stomaku i mbushur me urthe
    Dhe hundët londrojnë mbi plehra.

  2. #582
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Takim me barinjtë....

    Mua këtu më njohin të gjithë,
    ndaj nuk rri si mik a si i ftuar,
    Unë ja rritur bashkë me barinjtë,
    nëpër male me gunë jam mbuluar.

    Dhëntë e dhitë duart më lëpinë,
    nëpër shtrunga,vatha edhe gjollë,
    prandaj kaq pranë po më rrinë,
    s'e harrojnë zërin tim të hollë.

    Kur u flisja,kur u fërshëlleja,
    blegërimat mbushin lugjet,pllajat...
    Unë i njihja dhëntë kokë më kokë,
    syskat,bejkat,rudat edhe llajat...

    Mua barinjtë me vete më morën,
    tuf'e dhenve qe e re si unë.
    Mua çoban të saj më caktuan,
    ndaj më duan dhëntë kaq shumë.

    Mua këtu të gjithë më njohin,
    se nuk vij si mik a kur më ftojnë.
    Unë vij shpesh,dhëntë të më shohin,
    kurrë nuk dua që të më harrojnë....

  3. #583
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mosmirnjohës...

    Po ecia në rrugë pa drita.
    Për fat ,Hëna doli mbi Malin e Gjatë.
    Rrugën e ndriti në qafa e prita,
    Unë ecia e këmbët si bëja me baltë.

    Çudi! Hënën aspak s'e falenderova.
    Sa mosmirënjohës u tregova me të.
    Dhe kur dhimbjen pa të e mësova,
    S'vura mënd,...ndaj qaj pa zë....

  4. #584
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'kini faj ju...

    Ju dukem rrugës i pështirë,
    S’kini faj ju,e kam fajin vetë.
    Zgjedhjen bëra me dëshirë,
    Poshtërsinë zgjodha në jetë.

    Kur shokët ftonin njëri-tjetërin,
    Në një takim me rëndësi,
    Isha unë që bëja tersin,
    Çpifja,shaja pa kufi.

    Kur dita zbardh një errësirë,
    Unë errësirën përqafoj.
    Ua them me bindje,shikomëni mirë,
    Sa arrogant në sy tregoj

    S’kini faj ju e kam fajin vetë
    Dhe mos u vini në merak.
    Kam lindur shejtan në këtë jetë
    Prandaj dhe botën e ndeza flake.

  5. #585
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Më thoni.....

    Ua jap të gjitha,ç'far të doni
    Dhe lapsin tim të zi.
    Një letër nisni, më qetsoni...
    Ç'far doni që ta di.

    Po doni vjersha a trgime,
    Lapsin mos m'a kërkoni.
    Në doni mëndje nga mëndia ime,
    Vështirë që ta pranoni.

    Shkujdesjen time prej poeti,
    E gjën brënda në varg.
    Aman ma thoni:Ç'far më mbeti?!
    T'ua jap të rri pa darkë.

    Në doni libra t'i lexoni
    Ua jap pa as një lekë.
    Në s'doni më të më shikoni,
    E kini shumë të lehtë.

    Në doni shpirtin tim rrebel,
    Mbesoj se ju prish punë.
    Hesapi me të kurrë s'ju del,
    Siç nuk dola dhe unë.

    Prandaj më thoni:Ç'tu jap unë?
    Ta di a kam ndo pak?!
    Veç dashuri u jap si lumë
    Dhe nuk ju kërkoj hakë.

  6. #586
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ua jap të gjitha,ç'far të doni
    Dhe lapsin tim të zi.
    Një letër nisni, më qetsoni...
    Ç'far doni që ta di.

    Po doni vjersha a trgime,
    Lapsin mos m'a kërkoni.
    Në doni mëndje nga mëndia ime,
    Vështirë që ta pranoni.

    Shkujdesjen time prej poeti,
    E gjën brënda në varg.
    Aman ma thoni:Ç'far më mbeti?!
    T'ua jap të rri pa darkë.

    Në doni libra t'i lexoni
    Ua jap pa as një lekë.
    Në s'doni më të më shikoni,
    E kini shumë të lehtë.

    Në doni shpirtin tim rrebel,
    Mbesoj se ju prish punë.
    Hesapi me të kurrë s'ju del,
    Siç nuk dola dhe unë.

    Prandaj më thoni:Ç'tu jap unë?
    Ta di a kam ndo pak?!
    Veç dashuri u jap si lumë
    Dhe nuk ju kërkoj hakë
    .
    Na jep ca vargje, brenda me shprese
    kur ne t'lexojm, shpirti mos t'vdese
    N'vargun e par, ti mos kurse
    hapjen bane me kta t'pafe
    N'vargun e dyt, ca "lule" fut
    ndaj, njerzt e mir, nga kta hajdut
    N'vargun e tret, çlodhu pak
    rri pak me ne, e t'bajm konak.
    Na fol per dhimbjen, mos me e harru
    na fol per shpresen, per me u forcu.....
    Na fol, na fol, dhe veç na fol
    me vargjet tuja askush s'asht lodh.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #587
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Na jep ca vargje, brenda me shprese
    kur ne t'lexojm, shpirti mos t'vdese
    N'vargun e par, ti mos kurse
    hapjen bane me kta t'pafe
    N'vargun e dyt, ca "lule" fut
    ndaj, njerzt e mir, nga kta hajdut
    N'vargun e tret, çlodhu pak
    rri pak me ne, e t'bajm konak.
    Na fol per dhimbjen, mos me e harru
    na fol per shpresen, per me u forcu.....
    Na fol, na fol, dhe veç na fol
    me vargjet tuja askush s'asht lodh.
    Pershendetje skender76!Ju falenderoj per pjesmarrjen dhe per vargjet e shkrojtura.Respekte

  8. #588
    Luaj me kohën Maska e Almaaa
    Anëtarësuar
    28-08-2007
    Vendndodhja
    atje ku enderrat bashkohen me realitetin
    Postime
    35
    Bravoooooooooo
    Dashuria dëshirë tjetër s'ka,
    - veç të përmbushet....

  9. #589
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Almaaa! Mir se erdhe ne faqet e mia letrare.Shpresoj ne bashkepunumun e metejshem.Respekte

  10. #590
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2009
    Postime
    55
    PERSHENDETJE.Me pelqejn shum poezit tuaja,kan shum frymezim dhe i shprehni shum bukur! Me respekt Laura

Faqja 59 prej 67 FillimFillim ... 9495758596061 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •