Qëntë me dhëmbë të përgjakur,
Më ndjekin keqas në errësirë.
Vrapoj,gulçoj fytyrmardhur,
Mbi një shkëmb mbetem i ngrirë.
Nga mbrapa qëntë,para gremina;
Si s'dalin krahët të fluturoj?
Këmbët e zbathura mbushur me vrima,
Gjaku që rrjedh,ndjes i kërkoj.
Nga gjaku thonë, prishet ëndrra
Dhe ngrihem pak sa i tmerruar.
Si një tokmak më punon zemra,
Si ta çlodh vallë për ta qetuar?
Buzët e djegura nga etja
Mbi kupat e gjinjve fare pranë.
I vendos e trëmbet vdekja,
Paqja zbardh si borë e bardhë
Krijoni Kontakt