E pi për vëndin e braktisur,
Për shpirtin tënd të zi.
E pi për mendjen e lëvizur,
Për ty e pi, e di.
E pi për sytë e tu të bukur,
Për buzët krejt të thara,
E pi, e prapë s’ndjehem i lumtur,
Kjo botë është plot andralla.
E pi për vëndin e braktisur,
Për shpirtin tënd të zi.
E pi për mendjen e lëvizur,
Për ty e pi, e di.
E pi për sytë e tu të bukur,
Për buzët krejt të thara,
E pi, e prapë s’ndjehem i lumtur,
Kjo botë është plot andralla.
Dua dhe vetëm dua të hesht.
Madje vet heshtja të ketë emrin tim.
Të bëhem shkëmb i ngrysur mbi det,
Po gurët e shpirtit i shoh në rrëzim.
Dëshirat djegur për pikën e ujit
M'i thajnë kuçedrat me kokë njeriu.
Endrrash lë takim çdo fillim të muajit,
Por... shpella fluturojnë putrat e ariut.
Dhe vetë çatinë e brishtë të ëndrrës
Netve ma zbulojnë me egërsi:
Në ndihmë thërres zërin e vyer të nënës
Edhe ai laget diku larg nëpër shi.
Du dhe vetëm dua të hesht,
Madje vetë heshtja të ketë emrin tim.
Por heshtje s'ka e s'ka si të ketë,
Përderisa plagët kullojnë me lëndim.
Heshtje s'ka e s'ka si të ketë
Në botën gërnjare që vjell ndyrësi.
Kur reve ua zhvatin të gjitha rrufetë,
Për ditë e më shumë zeus të rinj.
Nesër dua të këndoj...
Ma bëni gati kitaren.
Një def,që të më shoqëroi
Dhe lërmani hapur dritaren.
Zërin tim dëgjon kurbatka,
Bashkë me kurbatin nisin këndojnë.
Unë këndoj një këngë si në fshatra,
Ata një duet,që të relaksojnë.
S'qënka zanati im kënga,
Më kot i hyrkam në pjesë.
Duetin e kurbatve,ta kishte ënda,
Dëshiroja; ta këndonin çdo mëngjes.
Ti kthehem prap poezisë,
Por dhe atë e kam ngarkuar.
Ç'far të bëj, t'ja nis rakisë,
Ndoshta ka nevoi truri për t'u pastruar....
As gjë nuk më duhet,As gjë,
As Euro,as Lekë,as Dollarë.
Më duhet një shprehje,një zë,
Një puthje,por puthje në ballë.
As gjë nuk më duhet,As gjë,
As shtëpi,makinë dhe troje.
Më duhet një mik përgjithnjë,
Jo një kal i vjetër Troje.
As gjë nuk më duhet ,As gjë
Dhe ndoshta e kam kuptuar mirë.
Jam gati dhe gjumë të mos flë,
Aman, të ma plotsoni këtë dëshirë.
Përshëndetje Riza!
Këtu një ambient dëbore.Rreth 10 cm.
Urime për poezitë.Të uroj sepse në çdo poezi thua një gjë.Një realitet.
Kalofsh një ditë të bukur!
teper e bukur te lumt riza
Asgje nuk doja asgje
doja nji njeri me ndjenja e fukare
shkova ne bregdet shqiptar nji dit
vetem me kerku nji njer me shpirt
doja vetem njeri asgje tjeter por kot
asht veshtir shum me kuptu njeriun sot
njeriu i thejsht po qellon i thejsht edhe ne kok
njeriu i pasur po qellon pa zemer
veshtir sot gjithshka asht ba veshtir
po me dal jasht shtepije asht me mir
gjejm kalin e trojes per pak pushim
gjejm edhe njeriun e kohes me pak durim...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Pershendetje Riza si gjithmone eshte nje kenaqesi qe tju lexosh pervec se kenaqesine qe te jap letersia pezite e tua behen gjithmone dhe me reale shprehin kete realitet qe ne jetojme . Une si gjithmone vecoj ato qe me pejqejne dhe do ta vecoja kete pasi miqesia e vertete pak nga pak po vanitet "Me mire nje mik sesa nje thesar " thuhej por sot po humbet dhe miku dhe thesari pak nga pak . Urimet me te mira per ju
Pershendetje riza2008 urime per poezit.....
E sotmja eshte nxenes i se nesermes..!!
Krijoni Kontakt