Tani nuk shkruaj më për vete,
Se “ famën” e ngrita në qiell.
Mund të shkruaj,për një xhaketë të vjetër,
Që e lagur,nuk thahet as në diell.
Mund të shkruaj,për jetën e një heroi,
Që vitet s’e di pse e harruan!
Ai që bishën e sulmoi
Dhe s’pyeti nga plumbi në kraharuar.
Mund të shkruaj ,për një dashuri të braktisur,
Që shkaqet,as sot nuk i dinë.
U ndanë,të dy të inatosur,
Askush s’e ul veten,sejcili në të tinë.
Mund të shkruaj,për një nënë të malluar,
Që sytë i ngelen nga dera.
Ashtu e pa gjumë,e hutuar,
Mendon:” A do më kthehen fëmijët nga vera”.
Mund të shkruaj,për jetën e një pylli,
Atje ku jetojnë të urtë dhe të marrë.
Për dritën e zbehtë të një ylli,
Që retë nuk e lejojnë të dalë.
Mund të shkruaj,për malet me dëborë,
Që bardhësinë e kanë të shënjtë.
Atje, ulur e prek qiellin me dorë
Dhe bredhat s’ankohen nga mëntë.
Mund të shkruaj,të shkruaj për djajtë.
Nuk është aspak gjë e keqe.
Ata vërdallisen rreth nesh, ditë e natë
Dhe ne u rrimë lepe- peqe.
Mund të shkruaj, ç’far të më vijë nëpër mend,
Edi,të gjithë s’do kënaqen.
Ma thoniila është më me vend,
Që unë ta shkruaj, Se dashuroj paqen…...
Krijoni Kontakt