Close
Faqja 44 prej 67 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 665
  1. #431
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mund të shkruaj......

    Tani nuk shkruaj më për vete,
    Se “ famën” e ngrita në qiell.
    Mund të shkruaj,për një xhaketë të vjetër,
    Që e lagur,nuk thahet as në diell.

    Mund të shkruaj,për jetën e një heroi,
    Që vitet s’e di pse e harruan!
    Ai që bishën e sulmoi
    Dhe s’pyeti nga plumbi në kraharuar.

    Mund të shkruaj ,për një dashuri të braktisur,
    Që shkaqet,as sot nuk i dinë.
    U ndanë,të dy të inatosur,
    Askush s’e ul veten,sejcili në të tinë.

    Mund të shkruaj,për një nënë të malluar,
    Që sytë i ngelen nga dera.
    Ashtu e pa gjumë,e hutuar,
    Mendon:” A do më kthehen fëmijët nga vera”.

    Mund të shkruaj,për jetën e një pylli,
    Atje ku jetojnë të urtë dhe të marrë.
    Për dritën e zbehtë të një ylli,
    Që retë nuk e lejojnë të dalë.

    Mund të shkruaj,për malet me dëborë,
    Që bardhësinë e kanë të shënjtë.
    Atje, ulur e prek qiellin me dorë
    Dhe bredhat s’ankohen nga mëntë.

    Mund të shkruaj,të shkruaj për djajtë.
    Nuk është aspak gjë e keqe.
    Ata vërdallisen rreth nesh, ditë e natë
    Dhe ne u rrimë lepe- peqe.

    Mund të shkruaj, ç’far të më vijë nëpër mend,
    Edi,të gjithë s’do kënaqen.
    Ma thoniila është më me vend,
    Që unë ta shkruaj, Se dashuroj paqen…...

  2. #432
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të bukura janë thinjat e mia
    Si flok dëbore përmbi gjeth.
    Ua them me shpirt s’ka ndodh’ çudia
    Krenohem,mburrem,kur i qeth.

    Pasqyra them se e ka fajin
    Ajo çdo ditë më informon
    T’u shtuan thinjat,s’po të hap namin
    Ae kupton si po ndryshon!

    Dhe balli s’ndihet i vetmuar
    Brezaret radhën e kanë zënë.
    Ajo fytyrë kaq e lëmuar,
    U tha, u rreshk ashtu pa thënë.

    Thinjat shtohen, unë rinohem
    Ka dhe rini në pleqëri.
    Të shkretat thinja që tërbohen,
    Se si vë re, si shoh me sy.
    Qasje e bukur kjo me siper poet.

    Jam munduar prej kohesh te bej nje qasje por i bie te jemi pak te ndryshem.
    Kam kenaqesine te te pershendes me dy strofa me poshte jo te te konkuroj (Sepse sdo te mundja as per 100 vjet) por qe te shpreh falenderimin tim per ndienjat qe ndan me ne.
    Indriti.

    Prej kohesh!

    Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
    ditet kalojne ajo thellohet
    Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
    Sa here i kreh thinjat me shtohen.

    Prej kohesh shoh si transformohem
    Shpesh here pasqyren e bej me faj
    Shikoj si tretem si dobesohem
    Pasqyren thyej, fatin tim qaj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #433
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    Qasje e bukur kjo me siper poet.

    Jam munduar prej kohesh te bej nje qasje por i bie te jemi pak te ndryshem.
    Kam kenaqesine te te pershendes me dy strofa me poshte jo te te konkuroj (Sepse sdo te mundja as per 100 vjet) por qe te shpreh falenderimin tim per ndienjat qe ndan me ne.
    Indriti.

    Prej kohesh!

    Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
    ditet kalojne ajo thellohet
    Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
    Sa here i kreh thinjat me shtohen.

    Prej kohesh shoh si transformohem
    Shpesh here pasqyren e bej me faj
    Shikoj si tretem si dobesohem
    Pasqyren thyej, fatin tim qaj.
    INDRIT! Eshte kenaqesi qe komunikojme me njeri-tjetrin.Persa i perket poezise qe ti ke shkruajtur eshte nje lloj varianti dhe eshte shume e mire.Ne faqen time mund te shkruash sa here ta shikosh te arsyeshme dhe fjale konkurence ne forum per mua nuk egziston,por egziston argetim dhe zbavitje.Une frekuentoj rregullisht faqen tende me poezi dhe stili yt mua me pelqen.Ruaj respekte per ju.Rizai

  4. #434
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Atje....

    Atje, ku s'ka më dallëndyshe,
    Ku këndon gjoni nëpër qarre,
    Ku ikën vjeshtë e pikëlluar
    Dhe erë e dimrit bredh në varre.

    Atje, ku shkollat po braktisen,
    Ku shuhen ëndërrat rinore,
    Atje ku rrugës bredh harrimi
    Dhe dimri vjen pa lulebore.

    Atje, ku gjallojnë ca njerëz,
    Ku shok e miq u bëhen lisat,
    Atje,nga pritja e trishtimi,
    Bari thahet e reken plisat.

    Dimri vjen me inat dimri,
    Sjell furtunën Qesineku,
    Si një krimb i zi prej kohësh,
    Jetën po e bren boshllëku.

    Nëpër udhë e monopate,
    S'di ç'të bëj me këtë jetë?!
    Në shtëpitë vetmitare,
    Dhe shkretimi ndjehet shkretë.

  5. #435
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashtun riza2008
    Po "shperthej" dhe une me disa vargje qe tashti i thura per kete teme. Te kerkoj ndjese nese nuk te rrine per shtat....

    Atje ku foshnja plaket nga hallet
    Atje ku plaku bën si fëmija
    Atje ku shteti me njerzit tallet
    Atje s’besohet as Perëndija!

    Atje ku çmimet janë si në Zvicër
    Atje ku shitet krimi me kile
    Atje ku truri është sa një qiqër
    Atje mërzen cjapi me zile!....

    Jo mos më thoni, vendin ku gjendet!
    Jo mos më thoni, është e mallkuar!
    Nëse njeriu, ende nuk çmendet
    Vetë Perëndia e ka bekuar!

    Janë shqipëtarët, ata që dergjen.
    Janë shqipëtarët, ata që heqin…
    Veç komunistat nëse do shpjerdhen
    Kombin dhe shtetin, ne do ta ndreqim.

  6. #436
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    I dashtun riza2008
    Po "shperthej" dhe une me disa vargje qe tashti i thura per kete teme. Te kerkoj ndjese nese nuk te rrine per shtat....

    Atje ku foshnja plaket nga hallet
    Atje ku plaku bën si fëmija
    Atje ku shteti me njerzit tallet
    Atje s’besohet as Perëndija!

    Atje ku çmimet janë si në Zvicër
    Atje ku shitet krimi me kile
    Atje ku truri është sa një qiqër
    Atje mërzen cjapi me zile!....

    Jo mos më thoni, vendin ku gjendet!
    Jo mos më thoni, është e mallkuar!
    Nëse njeriu, ende nuk çmendet
    Vetë Perëndia e ka bekuar!

    Janë shqipëtarët, ata që dergjen.
    Janë shqipëtarët, ata që heqin…
    Veç komunistat nëse do shpjerdhen
    Kombin dhe shtetin, ne do ta ndreqim.

    Pershendetje Agim! T'u pergjigja pak me vonese vetem per arsye pune.E lexova me vemendje poezine qe ke postuar tek tema ime.As benet llaf per prishje imazhi te temes,por perkundrazi ngritje te vlerave te saj.E ke pasqyruar aq bukur realitettin e sotem sa s'ka si te pershkruhet ndryshe.Une vetem ju pergezoj dhe ju deshiroj gjith te mirat.Ju kam zili per penen,jeni i pa arritshem.Respektet e mia. Rizai

  7. #437
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Eja të ikim.............

    Eja, pra të ikim ,nga ky vënd.
    Shok i dashur,e kupton se pse?
    Njeriun e zgjuar e quajn’ pa mend,
    Për kondrabandistin,bëjnë vetëm be.

    Këtu ngatërrohet vrasësi me të vrarin,
    As kush nuk kujtohet për një jetë të re.
    Të dashurit tënd nuk i gjën dot varrin,
    Të rrëshqiti këmba,të futën në dhe.

    E ç’farë s’ndodh këtu me atdheun tim!
    Ti ,as mund ta marrësh,vesh kurrë.
    I paudhi e ka nofkën trim,
    Maskarai quhet vetëm burrë.

    Z.Doçi! Kjo poezia ime është diçka më agresive se ajo që shkruajte ti,por s'ke ç'far ti bësh,kështu vinë mendimet.............

  8. #438
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Vetëm Hëna......

    Po më pjek vap’ e Korrikut,
    Po më than ngric’e Janarit.
    Më vrau fjala e mikut,
    Thënur në mes të pazarit.

    Po mi nxin faqet murlani,
    Ulërimat më shurdhuan,
    Vetëm hëna e mes majit,
    Më tërheq e më lë zgjuar.

    Po më flet një tuf me sorra,
    Në një nat, sterr’ si kongjilli,
    Kur të vdesësh me krrokama,
    Për mbi ty do gjëjmë ushqimin.

    Tek një pritë,plumbi pa zhurmë
    Radhën pret tek gryka e pushkës,
    Do të vras,pa fjalë, pa zhurmë
    Dhe do ti vë shalën mushkës.

    Po më flihet para kohe,
    Por dhe gjumi nuk ka besë,
    Ëndrra që shof,jo s’tregohet,
    E tret vesa çdo mëngjez.

    Po mi nxin faqet murlani,
    Ulërimat më shurdhuan,
    Vetëm hëna e mes majit,
    Më tërheq e më lë zgjuar.

  9. #439
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më tërhoqi dhe më la zgjuar edhe mua kjo poezi, i dashur Riza. Urime!

    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  10. #440
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Vala e Lumit....

    Përshendetje Mondi! Faleminderit.................


    Vala e Lumit.....


    U vërvita në valën e lumit,
    Atje, ku vala lahej me shkumë.
    Gugiste vala me zërin e pëllumbit,
    Ja kthente bregu, si i zënë në gjumë.

    Si patë e bardhë,notonte një zonjë
    Dhe valën e puthte në buzë.
    Vështimin e zgjat si ndonjë shqiponjë,
    Nga mua kërkonte muzë......

    Përpiqesha të gjëja frymëzimin,
    Mes valës dhe zonjës pulbardhë.
    Mbi gjoks e ndaloja shikimin,
    Por vargu më dilte i çalë.

    Mundohesha të shkruaja për buzët,
    Vala ja mbulonte me shkumë.
    Ju luta, ju luta valës.....,
    Lejomë , ta puth pak dhe unë.

    Një çast më humbi nga sytë,
    Si yjet që i fshihen qiellit.
    Për pak,u bëra i dytë,
    Verbuar nga rrezet e diellit.

    Vala magjia vetë.........
    Pulbardhën e solli tek unë.
    Më thot dashuri,i shtrenjti poet,
    Shkruaj,për valën furtunë......

Faqja 44 prej 67 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •