e panjohura :
Thinjat mbulohen
Rrudhat mund te flaken
Ndjenjat dhe zemra
Ato kurr nuk plaken!
Pra mik i nderuar
Thinjat i ngjyros
Po si ta sheron zemren
Nese eshte plagos??
Përpiqem të zgjedh poezinë më të mirë, mbase edhe vargun më të mirë tek poezitë tuaja mik i dashur Riza Çato por nuk arij sepse çdo poezi e jotja është më e bukur, më domethënëse, më përmbajtësore, më këshillëdhënëse, më shpresëdhënëse . . . se tjetra, siç edhe çdo varg i joti është më i bukur se tjetri.
Unë edhe përkundër thinjave dhe rrrudhave në fytyrë, duke lexuar poezitë e tuaja arrij së paku për një çasat të rinohem.
Nga këtu dëshiroj të falënderoj edhe për komentin e lënë tek faqja ime pranë poezisë kushtuar grave veprimtare në mërgim me ç'rast kisha përzgjedhur krijuesen e veprimtaren e shquar Alma Papamihali.
Edhe poeten e nderuar e panjohura e falënderoj dhe përgëzoj për gjithë krijimtarinë e saj, ndonëse me arësye mjaftë emocionuese. E konsideroj shumë të drejt konstatimin e saj se: "ndjenjat dhe zemra, ato kur nuk plaken" por poashtu edhe pyetjen se : "po si ta sheron zemren, nëse është plagosë?".
Unë e them se nuk ka zemër të pa plagosur dhe se njeriun nuk e mplakun vitet, por e mplakun momentet ndaj të gjithë kanë edhe momente të pakëndëshme por me ndihmën e miqëve e dashamirëve njerëzit po u rinuakan, regjeneruakan dhe plagët po i sheruakan.
Uroj që kurr të mos ketë plagë në zemrat tuaja.
Me rrespekt nga xhaxhi Adem Berisha.
Krijoni Kontakt