Close
Faqja 38 prej 67 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 665
  1. #371
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ?????????????????????

    Pas zërit tim mërmërit dhe Ti,
    Unë hesht......
    Ti menjëherë ndalon.....
    Unë pëshpëris...
    Ti gjithë ëmbëlsi
    Çdo pëshpëritjeje i bën jehonë....

  2. #372
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kujdes poet!..............

    Mora frikë,nuk shkruaj më vargje,
    Jam strukur në gufë,i gatshëm në mbrojtje.
    Kështu më thanë mbrëmë dhe ëndrrat në pragje,
    Kujdes poet!...Po na krijon ndotje....

    Rrugës kur vrapoja,dëgjoj pëshpëritje,
    Të zbehta,pa frymë,të zëna në fyt.
    Kujdes zotrote!.....Të pamë se ku mbrite,
    Tërhiqu nga vargu......,se gati na mbyt.

    Dhe yjet në qiell filluan ankimin:
    Ndriçimin tonë e ke zbehur pak!
    Pemët në një pllajë e nisën rrallimin
    As stolat në park s'më qasin për darkë.

    Ajo që më donte më shikonte vëngër,
    Ç'far bëre poet?!...Ç'far ke ngatërruar?
    -Disa poezi ike shkrojtur shtrëmbër,
    Me dashnorin tim më ke turpëruar.

    Sa botë kurreshtare,sa e merakosur!
    Edhe për një gërmë të bën hakaret,
    Si lumenjtë në verë që rrinë çarmatosur,
    Vargu i poetit as njeri nuk vretë.

    Fajin e ka muza që s'më lë të qetë,
    Ma ngacmon ndërgjegjen edhe në pushim.
    Dielli i vërtet nuk trëmbet nga retë,
    Trimi në beteja gjithmonë ngelet trim.

    Krejt i çorjentuar mes zjarrit,mes flakës,
    Si një gjeneral i them poezisë:
    "Vargu i poetit nuk i trëmbet natës
    Dhe trimi në luftë si trëmbet pusisë"!....

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Urime riza.Me pelqen shume stili juaj i te shkruarit.

  4. #374
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Urime riza.Me pelqen shume stili juaj i te shkruarit.
    Pershendetje dea_07 qe frekuentoni faqet e mia letrare dhe per kenaqesine qe ndjeni.

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Vepra të rralla filozofiko-artistike

    Mik i dashur Riza,
    ndonëse nuk po shkruaj komente pranë krijimeve tuaja fantastike sepse tek e fundit për ato as nuk ka koment, shkrimet tuaja i lexoj pothuajse rregullisht dhe çdo herë e më tepër magjepsem me të njejtat përgjithësisht.
    Sot vendosa që së paku të njoftoj për këtë dhe të përcjell një falenderim të veçantë për gjithë çka na ofron me dëshirat më të mira për jetë të gjatë, të lumtur, të frytshme e suksese të pandalshme në krijimtarinë tuaj artistiko-letrare por edhe gjithë sferat tjera të jetës.
    Me rrespekt tejet të veçantë të do i yti miku e xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pershendetje riza!
    Kemi ca dite pa komunikuar dhe kjo per shkak te puneve qe na dalin.
    Te uroj gjithe te mirat dhe natyrisht me pelqeu shume kjo poezia per vargjet e poeteve.
    Me respekt

  7. #377
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    Mik i dashur Riza,
    ndonëse nuk po shkruaj komente pranë krijimeve tuaja fantastike sepse tek e fundit për ato as nuk ka koment, shkrimet tuaja i lexoj pothuajse rregullisht dhe çdo herë e më tepër magjepsem me të njejtat përgjithësisht.
    Sot vendosa që së paku të njoftoj për këtë dhe të përcjell një falenderim të veçantë për gjithë çka na ofron me dëshirat më të mira për jetë të gjatë, të lumtur, të frytshme e suksese të pandalshme në krijimtarinë tuaj artistiko-letrare por edhe gjithë sferat tjera të jetës.
    Me rrespekt tejet të veçantë të do i yti miku e xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci.
    Ndoshta jane shume ato qe ke shkruar per mua per sa i perket krijimtarise,por qe jemi bere miq nepermjet ketij forumi kjo eshte mese e vertet dhe kete miqesi ta mbajme e ta konsolidojme me tej.Gjithashtu une ndaj te njejtin respekt me ju Z. Adem dhe ju uroj mbaresi neçdo fushe te jetes.Me respekt miku juaj Rizai.

  8. #378
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Pershendetje riza!
    Kemi ca dite pa komunikuar dhe kjo per shkak te puneve qe na dalin.
    Te uroj gjithe te mirat dhe natyrisht me pelqeu shume kjo poezia per vargjet e poeteve.
    Me respekt
    Beso ne dite perdite komunikojme me njeri-tjetrin nepermjet interneti,panvarsisht qe nuk çfaqemi.Si ti edhe une dhe shume dashamires te leterise shetisin neper temat e ndryshme dhe zbaviten,argetohen,dikush nervozohet etje,etje.Por thelbi i forumit eshte i qarte sejcili te shkoje atje ku e gjen vetveten.Une shkoj atje ku me pelqen,atje ku gjej rehati shpirterore po nuk me pelqeu nje klikim e ec tutje.Gjej rastin te te falenderoj per poezine e fundit qe eshte nje realitet shqiptar dhe eshte shume veshtire te luftohet .Te uroj krijimtari te mbare.Me respekt Rizai

  9. #379
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kam frikë ata që buzëqeshin...

    E kam takuar ariun bjeshkës
    E miqësisht me të jam ndarë.
    Në jetë jam ndeshur me njerëz
    Që ariun më kot kanë sharë.

    Kapuçionit të armatosur rëndë
    Asnjëherë nuk i kam pasur frikë.
    Madje frika e tij kërciste në dhëmbë,
    Mos i zbuloja zërin apo sytë.

    Kundërshtarit i kam falur respektin
    (Dy vija në hapësirë bindjet për mua,
    Diku do ta gjëjnë momentin
    Në një pikë për t'u takuar).

    Dhe unë si prej mishi e gjaku,
    Nuk jam trim i rrallë sa ç'ju flas,
    Kam dhe unë frikësitë e mia sëpaku,
    Siç ka dhe deti hon nën tallaz.

    Kam frikë ata që buzëqeshin me mua.
    Pak më tej sajojnë hipokrizinë.
    Në këllëf e mbajnë thikën e gjakuar
    E thikën ma ngulin pabesisht në shpinë

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E kam takuar ariun bjeshkës
    E miqësisht me të jam ndarë.
    Në jetë jam ndeshur me njerëz
    Që ariun më kot kanë sharë.

    Kapuçionit të armatosur rëndë
    Asnjëherë nuk i kam pasur frikë.
    Madje frika e tij kërciste në dhëmbë,
    Mos i zbuloja zërin apo sytë.

    Kundërshtarit i kam falur respektin
    (Dy vija në hapësirë bindjet për mua,
    Diku do ta gjëjnë momentin
    Në një pikë për t'u takuar).

    Dhe unë si prej mishi e gjaku,
    Nuk jam trim i rrallë sa ç'ju flas,
    Kam dhe unë frikësitë e mia sëpaku,
    Siç ka dhe deti hon nën tallaz.

    Kam frikë ata që buzëqeshin me mua.
    Pak më tej sajojnë hipokrizinë.
    Në këllëf e mbajnë thikën e gjakuar
    E thikën ma ngulin pabesisht në shpinë
    I nderuar poet Riza Çato, jam "xheloz" se jeni kaq frytëdhënës ... sinqewrisht ndjej kënaqësi për punën që bëni si në luantitet, ashtu edhe në kualitet...
    Mrekullohem... më jepni edhe mua forcë... dhe tani besoj se sa ka secili energji shtesë nëse do ta shfrytëzoj...

    Rrnofsh Riza Çato...

Faqja 38 prej 67 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •