Close
Faqja 33 prej 67 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 665
  1. #321
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Endërroja.....

    Endërroja të kisha një vilë,
    tërë jetën e jetës punova.
    S'lash punë e vend pa përfshirë,
    Më kot!As gjë nuk fitova.

    Nuk është e vështirë ta kuptosh çudinë,
    Për një vilë nuk duhen vetëm krahë;
    Duhet të kesh vulë e pushtet të lirë,
    kolltukë të trashë që të pjellë paratë.

  2. #322
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kohë e keqe,
    Kohë e pabesë,
    Kohë e ndyrë!

    Herë me leqe,
    Herë me fshesë,
    Herë me të shtyrë.

    Hajdutin e bëre ministër,serbes,
    Idiotin e ngule prefekt...
    Hej thirri mëndjes,
    Poet!

  3. #323
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po ç'faj keni ju poetët
    Kur kjo koh' ësht' kaq e marrë
    Të liqt' jan' shtuar si bletët
    Po i çojn' dhe krushq të parë

    Ky postim është bërë nga Besoja,por që u fshi siç u fshinë dhe shumë postime të tjera.Me këtë rast dua ta falenderoj nga zemra poetin Besim Bashllari për impenjimin e vazhdueshëm ne faqet e Forumit Shqiptar dhe kryesisht dhe në temat që kam hapur unë.Respekte Beso.

  4. #324
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kurrë......

    Kurrë s'e mendoj
    që për poezitë e mia
    do zënë radhë
    si në konsullata
    për viza.
    Prandaj e lë
    dhallin te thartohet
    ta pështyjë
    Miza....

  5. #325
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'më kuptojnë.....

    Qejfin ja bëj vetes, sikur jam i ri,
    Në moshën e thinjur shkruaj dashuriçka.
    Aman më thonë pleqtëum,o lum si ti,
    Dhe në këtë moshë shkon nëpër deriçka.

    Edi s'më kuptojnë i ngatërron vargu
    Dhe u dukem unë poet i përdalë.
    O njerëz të zgjuar unë s'lëviz nga pragu
    Edhe poezinë e shkruaj ngadalë.

    S'po u bëj leksione ç'far është poezia,
    As për dashurinë as gjë nuk ju them.
    Aman po të thoni se ç'far është mërzia
    Pyeteni pleqërinë se nuk ju gënjen.

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008.
    Te lumte or POET FANTASTIK
    respektet e mija.

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kohë e keqe,
    Kohë e pabesë,
    Kohë e ndyrë!

    Herë me leqe,
    Herë me fshesë,
    Herë me të shtyrë.

    Hajdutin e bëre ministër,serbes,
    Idiotin e ngule prefekt...
    Hej thirri mëndjes,
    Poet!
    teper domethenese..........riza te lumt per te gjitha qe i thu e te dalin nga zemra..

    Kohê hajdutesh
    kohê tê tutesh
    kohê e mir me fjetê
    e mos te sillesh ne qytet

    demokraci me bisht
    populli asht ren pick
    me rrena politike
    vetem endrrat bejn dritê
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Qejfin ja bëj vetes, sikur jam i ri,
    Në moshën e thinjur shkruaj dashuriçka.
    Aman më thonë pleqtëum,o lum si ti,
    Dhe në këtë moshë shkon nëpër deriçka.

    Edi s'më kuptojnë i ngatërron vargu
    Dhe u dukem unë poet i përdalë.
    O njerëz të zgjuar unë s'lëviz nga pragu
    Edhe poezinë e shkruaj ngadalë.

    S'po u bëj leksione ç'far është poezia,
    As për dashurinë as gjë nuk ju them.
    Aman po të thoni se ç'far është mërzia
    Pyeteni pleqërinë se nuk ju gënjen.
    jemi pleq kur sna intereson letersia
    jemi te ri kur kem endrra dhe deshira
    fjalet dalin nga zemra e art
    ku arti ndrit me shkrimet e flakt

    plaku qe nuk ec atij i ec ndoshta menja dhe penda
    te mosh kesh as mende as kemb e kot asht jeta
    disa "te rij" hajn e pin i thon veti te rij
    rinia s'asht pare .....te shkoj e tê vij...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    U plaka ta marre dreqi, u plaka...
    terhiqem zvarre, ne rruget e baltosura
    Te nisem per ne Ferr e di...me pret flaka
    Ndonse thura vargje te brishta e jo te persosura...

    eh çu plaka vellezer ta marre e mira
    Lexoj andej kendej mesazhe te pafund.
    edhe psheretimat me duken mjaft te lira
    madje krejtsisht pa vlere...pa vlere si askund.

  10. #330
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    U plaka ta marre dreqi, u plaka...
    terhiqem zvarre, ne rruget e baltosura
    Te nisem per ne Ferr e di...me pret flaka
    Ndonse thura vargje te brishta e jo te persosura...

    eh çu plaka vellezer ta marre e mira
    Lexoj andej kendej mesazhe te pafund.
    edhe psheretimat me duken mjaft te lira
    madje krejtsisht pa vlere...pa vlere si askund.
    Pershendetje Mik i nderuar!Ju falenderoj qe lexoni ,shkruani dhe jepni mendime per poezite e mia.Jeni i mbrekullueshem.Respekte per ju nga Rizai.

Faqja 33 prej 67 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •