Close
Faqja 31 prej 67 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 665
  1. #301
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Një fije floku m'u shkëput nga koka,
    Sa keq më erdhi kur e pashë tej.....
    Si arrë e moçme,kur shkulet nga toka,
    Edhe brinjët thyen në p'rrenj e lumenj.

    S'të kisha ndjerë,kur me mua jetoje
    Si fije bari mbi livadh...
    Bshkë me shoqet fluturoje,
    Mbi ballin tim si kulpëra mbi gardh.

    Sa sy dikur mbi ty u shkrinë!
    Sa vajza thurën ëndërra aty!
    Duke kërkuar tek unë bukurinë,
    Në qënien time futën edhe ty....

    Si u shkëpute kështu pa u ndjerë?
    Ç'far të mërziti tek unë sot!?
    Ti apo unë,kush s'ka vlerë,
    Që more rrugë për një tjetër Zot?....

    Sytë më rrjedhin si kovat në puse,
    Nga ikja jote,moj fije floku...
    Si babai vajzën që nis nuse,
    Po të përcjell te ndonjë fole zogu...

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Një fije floku m'u shkëput nga koka,
    Sa keq më erdhi kur e pashë tej.....
    Si arrë e moçme,kur shkulet nga toka,
    Edhe brinjët thyen në p'rrenj e lumenj.

    S'të kisha ndjerë,kur me mua jetoje
    Si fije bari mbi livadh...
    Bshkë me shoqet fluturoje,
    Mbi ballin tim si kulpëra mbi gardh.

    Sa sy dikur mbi ty u shkrinë!
    Sa vajza thurën ëndërra aty!
    Duke kërkuar tek unë bukurinë,
    Në qënien time futën edhe ty....

    Si u shkëpute kështu pa u ndjerë?
    Ç'far të mërziti tek unë sot!?
    Ti apo unë,kush s'ka vlerë,
    Që more rrugë për një tjetër Zot?....

    Sytë më rrjedhin si kovat në puse,
    Nga ikja jote,moj fije floku...
    Si babai vajzën që nis nuse,
    Po të përcjell te ndonjë fole zogu...
    Mik Riza, ke energji të pashtershme, vullnet të skajshëm... e çka dotjetër
    poezia ?...

    Frymëzime edhe më të thella!

  3. #303
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Mik Riza, ke energji të pashtershme, vullnet të skajshëm... e çka dotjetër
    poezia ?...

    Frymëzime edhe më të thella!
    Pershendetje mik i nderuar!Viti 2009 sjellte tek ju krijimtari te begate.Si gjithmone i kudo ndodhur Agim!Ilexoj vazhdimisht ato anagramet ,por s'jam marre meto dhe e kam te veshtire per ti zgjidhur,kam tentuar disa here ,por jam terhequr.Me pelqejne,jane terheqese dhe e vene ne pune trurin.Respekte Z.Agim dhe faleminderit per gjithcka.Rizai

  4. #304
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kjo bote shpesh te neveritet,
    Veç poshtersi do te shikosh.
    I forti ka shpatulla te fuqishme,
    Maskarain detyrohesh ta nderosh.

    Maskarenjte dhe hajdutet vene kollare,
    Portofoli i tyre rri veç plot.
    Sa e sa here te kam share,
    Ç'ushqen ne sofren tende,moj bote?

    Ata shkolle kurre s'kan mbaruar,
    Po leksionet leshojne si filozofe,
    Turp me vjen kur jam i detyruar,
    Te degjoj fjalimet e tyre pa koke.

    Eh,bote qe kurre s'do kesh paqe,
    Sa injorancen kepushe ta mbash mbi shpine,
    Ndergjegja njrezore kerkon te nderrosh faqe,
    Ne piedestal te kesh vetem njerine.

  5. #305
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Sa herë mbështetur mbi atë gur,
    Si zog pranvere më prisje mua.
    Dhe gurit i kish rënë një nur
    Pranverës i thoshte:'Të Dua".

    Puhizë e fshehtë rrëshqiste lehtë,
    Ish erë e lehtë e dashurisë,
    Krenohej guri majëmprehtë,
    Diçka i jepte lumturisë.

    Mes kohërash i vetëm paska qënë,
    E vitet i kanë hapur plagë,
    Por pak nga pak i janë zënë,
    Se toka mëmë i dhurojë vlagë.

    Mbi të të ulur nëpër vite
    Veç lotë derdhnin pikëllimin,
    O gur,që dashurinë më rrite,
    Të fal një puthje të ndjesh gëzimin.

    Ndoshta tani nga ti krenohet,
    Perëndesha vet ulur mbi gur,
    Kjo dashuri që të dhurohet ,
    Të mbyll çdo plagë e të jep nur.

  6. #306
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dhe nëse brutal jam treguar,
    Në ndo një varg e shkela pak si shumë,
    Besomëni,o njerëz,s'ju kam ofenduar,
    Hallet tuaja tek ky varg më prunë.

    E tillë është jeta-arë e pa rrethuar,
    Kushdo që vjen e mbjell një farë.
    Dhe unë poeti jam i detyruar
    Gjithë jetën të shërbej përmbys në arë.

    Vargun si fëmijë ju ma ushqeni
    Qoftë kur lë shije të ëmbël atë hidhur,
    Zemrën time prej poeti pranë do ta kini,
    O njerëz tek ju jam shërbëtor i bindur.

  7. #307
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    E kishja nënë,
    E kishje vjerrë.
    Mbi faqen tënde,
    Loti ka vlerë.

    E putha unë,
    E puthe ti.
    Lamtumira e fundit,
    Urim për ty.

  8. #308
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E kishja nënë,
    E kishje vjerrë.
    Mbi faqen tënde,
    Loti ka vlerë.

    E putha unë,
    E puthe ti.
    Lamtumira e fundit,
    Urim për ty.
    Pershendetje riza.
    Ti fole pak, por the shum.
    T'gjitha poezit tuja jan plot me ndjenj.
    Urimet ma t'mira per ty.
    skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #309
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Pershendetje riza.
    Ti fole pak, por the shum.
    T'gjitha poezit tuja jan plot me ndjenj.
    Urimet ma t'mira per ty.
    skenderi.

    Pershendetje Skender!Faleminderit qe i lexoni poezite e mia dhe jepni mendimet per to.Poezia qe ti ke cituar eshte teper e kuptueshme,por ben njekohesisht dhe nje apel per mardheniet midis brezave nene femije dhe nene nuse qe ne jo pak rate ka mos marrveshje te theksuara.Une kam trajtuar anen pozitive dhe i shallah keshtu bashkejetofshin te gjithe.Me respekt per ju Rizai.

  10. #310
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të ndjekin gjahtarët,
    Moj sorkadh' e brishtë,
    Unë të dëgjoj zërin,
    Tjetri lakmon mishtë.

    Unë të gjeta kece,
    Të rrita manare...
    Kujdes nga Kasapi!
    ....mos bridh si bravare!

    Të kërkon lëkurën
    Për qyrkun e vjeshtës.
    Unë të dua hapin
    Për ritmin e vjeshtës....

    Do dhjamë Kasapi,
    Ndaj të hedh tagji....
    Unë të thur këngë,
    Sikur je Hyjni....

Faqja 31 prej 67 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •