Close
Faqja 19 prej 67 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 665
  1. #181
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    E nderuara epanjohura;i nderuar poet;dhe inderuar Adem Berisha ju pergezoj per angazhimin tuaj me poezite emija,jeni te nderuar dhe te respsktuar nga ana ime.Po ju pershendes me nje poezi qe deshiroj t'ju pelqeje.

    Udhë të pa shkelura.

    Në se shikon tek unë zbulimin e ballit
    Si një pyll t'i rrallohen drurët,
    Një strehëz më tepër ka ngritur malli
    Për çdo ikje që s'kthehet kurrë.

    Në se shikon poshtë syrit rrathë të panumërt,
    Do gjëni aty lotët e mbytur në kripë,
    Një hënë të vjedhur qiellit të mushkërt,
    Linjat e pagjumësive që përhapin dritë.

    Në se shikon pak të grisur bërrylin e xhaketës,
    Janë orët e vona mbi tavolinë dhe letra,
    Në se shikon këpucët me maja të ngrëna,
    Në pjesën e mbetur janë udhët e pashkelura.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E nderuara epanjohura;i nderuar poet;dhe inderuar Adem Berisha ju pergezoj per angazhimin tuaj me poezite emija,jeni te nderuar dhe te respsktuar nga ana ime.Po ju pershendes me nje poezi qe deshiroj t'ju pelqeje.

    Udhë të pa shkelura.

    Në se shikon tek unë zbulimin e ballit
    Si një pyll t'i rrallohen drurët,
    Një strehëz më tepër ka ngritur malli
    Për çdo ikje që s'kthehet kurrë.

    Në se shikon poshtë syrit rrathë të panumërt,
    Do gjëni aty lotët e mbytur në kripë,
    Një hënë të vjedhur qiellit të mushkërt,
    Linjat e pagjumësive që përhapin dritë.

    Në se shikon pak të grisur bërrylin e xhaketës,
    Janë orët e vona mbi tavolinë dhe letra,
    Në se shikon këpucët me maja të ngrëna,
    Në pjesën e mbetur janë udhët e pashkelura.
    Nga me te bukurat, ne mos me e bukura per mua, kjo poezi. Urime, Riza! Perqafime, Mondi

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E nderuara epanjohura;i nderuar poet;dhe inderuar Adem Berisha ju pergezoj per angazhimin tuaj me poezite emija,jeni te nderuar dhe te respsktuar nga ana ime.Po ju pershendes me nje poezi qe deshiroj t'ju pelqeje.

    Udhë të pa shkelura.

    Në se shikon tek unë zbulimin e ballit
    Si një pyll t'i rrallohen drurët,
    Një strehëz më tepër ka ngritur malli
    Për çdo ikje që s'kthehet kurrë.

    Në se shikon poshtë syrit rrathë të panumërt,
    Do gjëni aty lotët e mbytur në kripë,
    Një hënë të vjedhur qiellit të mushkërt,
    Linjat e pagjumësive që përhapin dritë.

    Në se shikon pak të grisur bërrylin e xhaketës,
    Janë orët e vona mbi tavolinë dhe letra,
    Në se shikon këpucët me maja të ngrëna,
    Në pjesën e mbetur janë udhët e pashkelura.
    Nuk do them asnjë fjalë, mos po ia prishi bukurinë poezisë...

    Ju përgëzojë mik Riza... T'u shtoftë frymëzimi!

  4. #184
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    mondishall dhe Agim Metbala dy miq te nderuar qe me kini ndjekur vazhdimisht ne krijimtarine time dhe per kete kini mirnjohjen time te plote.Me respekt Riza Çato

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Eh o Riza!
    Duhet te lexojme edhe poezite e tua pa te ikim.Po na mban ca si shume!
    Pergezime dhe pershendetje.
    Kalofsh nje nate te bukur!

  6. #186
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    A do ta dini!

    Beso te kuptoj drejt,por çfar te bej une akoma hallakatem neper forum,gjumi nuk po me ze,por dhe mendimet po rrallohen megjitheate po shkruaj dhe dy rrjeshta para se te shtrihem:

    A do ta dini
    Se nga vij unë!
    Nga guri i bardhë,
    Që ndrin si shkumë.

    A do ta dini
    Se kush jam unë?
    Një bir fshatari,
    As gjë më shumë.

    A do ta dini
    Se ç'far bëj unë?
    Nuk loz kumar
    Jetoj me punë.

    A do ta dini
    Sa do rroj unë?
    Sa do rroj vargu,
    As pak ,as shumë

  7. #187
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Portreti i një poeti

    I shita dhe krahët si një hamall
    Që mban përditë ngarkesë mbi shpinë
    E prap nuk munda që t'ia dal
    Bëhem gur dhe bie në greminë.

    I përplasur futem në një kullë
    Si i ngujuar nga s'di se kush;
    Po muza më qëllon me shpullë
    Siç shkul një erë lisin me rrush.

    Më dhimben pllakat e tortuarit
    Tek bares poshtë e përpjetë...
    Cili poet vallë për së gjalli
    U majm njëherë me kuletë?

    Zë nxjerr vargje të shpirtit tim,
    Diku të ndrojtur,diku të krisur;
    Mbetur në rrugë si jetim
    Buzë greminës së vidhisur.

  8. #188
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    *******

    Sot i jap urdhër të prerë vetes sime:
    Dil nga natyra një çast e më parë!
    Dhe ujrat e një liqeni me digën grinden,
    Çastin presin rrëketë t'i përlajnë.

    Qetësi dhe heshtje,o binjake të vdekjes,
    Lugë nuk kini në sofrën time të varfër,
    Në koshin e plehërave e hodhe buzëqeshjen:
    Le të mbetem mes gurësh një natyrë e ashpër.

    Kjo s'do të thotë që farën e frikës
    E hedh në ugarin e shpirtit të lumtur.
    Dua t'ju bind se dhe dimri që është dimër,
    Në vatra mban zjarrin dhe mbetet i bukur.

  9. #189
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Nate cmenduri sonte shoqeruar
    edhe me shi,sa shume me vret
    ku tetor i zi qe trokiti ne zemren
    time perseri
    tetori la gjurme ne zemren time
    qe sdo ti harroj sa te jete jete e mbushim
    me hidherime e gezime
    syt me gjakojne zemra nuk flen se tetori erdhi
    por ti me te me nuk vjen
    Syt te kerkojne nuk te gjeje askund
    zemres i mungon sa asniher me pare
    Zeri te therret po ti se degjon
    se tetori te mori e me nuk te leshon
    Ahh tetor sa emer i leht per ta shqiptuar
    por sa emer i rend per ta degjuar
    Sonte po me vret edhe kjo melodi kete
    edhe nata mir e di
    Nate erresir vujtje trishtim mallkim buzqeshje tkurren
    ne mes vete si armiq te vertet e nuk me len te qete
    te vuaj te lotoj te mallkoj te" lumturohem"me kete tetor qe ma le
    plag ne zemer pergjithmone
    sa do doja te flija e te mos zgjohem deri ne nentor te kem nje muaj pushim
    per veten per ty dhe per dashurin tonde
    te shkruaj per ty e kam shume veshtire
    vargjet sikur me humbasin
    ne erresire..............................
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  10. #190
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Warning Lexo Postimin
    Nate cmenduri sonte shoqeruar
    edhe me shi,sa shume me vret
    ku tetor i zi qe trokiti ne zemren
    time perseri
    tetori la gjurme ne zemren time
    qe sdo ti harroj sa te jete jete e mbushim
    me hidherime e gezime
    syt me gjakojne zemra nuk flen se tetori erdhi
    por ti me te me nuk vjen
    Syt te kerkojne nuk te gjeje askund
    zemres i mungon sa asniher me pare
    Zeri te therret po ti se degjon
    se tetori te mori e me nuk te leshon
    Ahh tetor sa emer i leht per ta shqiptuar
    por sa emer i rend per ta degjuar
    Sonte po me vret edhe kjo melodi kete
    edhe nata mir e di
    Nate erresir vujtje trishtim mallkim buzqeshje tkurren
    ne mes vete si armiq te vertet e nuk me len te qete
    te vuaj te lotoj te mallkoj te" lumturohem"me kete tetor qe ma le
    plag ne zemer pergjithmone
    sa do doja te flija e te mos zgjohem deri ne nentor te kem nje muaj pushim
    per veten per ty dhe per dashurin tonde
    te shkruaj per ty e kam shume veshtire
    vargjet sikur me humbasin
    ne erresire..............................
    Faleminderit per pjesmarrjen sistematike ne faqen time letrare dhe per poezite e bukura qe ke shkrojtur .Me respekt Rizai.

Faqja 19 prej 67 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •