Ti që prehesh në varreza,
erën e dimrit e dëgjon?
Ajo fryn egër,tundet pema,
barin mbi ty e fluturon.
Ti që prehesh në varreza,
dëborën që bie e shikon?
Ka mbyllur çdo rrugë e përrua,
peshën mbi ty çdo orë e shton.
Ti që prehesh në varreza,
dielli që djeg,si e duron?
Shkrumb e hi bërë livadhet,
dheu aty të përvëlon.
Ti që prehesh në varreza,
kur qaj, lotin ma shikon?
Faqet i çjerr,rrobat të zeza,
s'di a më njeh, a më kupton.
Nga gjith poezitë fantastike që ke shkruar i dashur, zgjodha tê citoja këtë mbasi i takon pavdeksisë.
Përshëndetjet e mia
Me respekt
Leonard seiti
__________________
Të jesh rob, nuk ështe kushedi se ç'farë, të mos jepesh, kjo është e gjitha.
Leonard faleminderit per gjithçka shkruan per mua.Jeni i mirpritur tek mua me respektin me te madh.Jeni fantastik ne stilin tuaj te te shkruajturit poezi.Jeni i madh.
DUKE JU FALENDERUAR TE GJITHEV PER ATDHETARIZMIN TUAJ I DASHTUN riza2008, Agim Mealba, BlacvkEagle dhe Boriane, ju hedh nje poezi timen ma poshte: duke besuar qe te gjithe ju brohorisni RRNOFTE SHQYPNIA ETNIKE - NATYRORE
HYMNI BASHKIMIT
Në zemrat shqiptare ”Kushtrimi i Lirisë”
Në shekuj qëndruam me flamur në dorë
Besnikë të atdheut, i dhamë shqiptarisë
Me dhjetra rilindas, me mijra dëshmorë.
Me sy nga liria, në shpirt Ardhmërinë
Ndër breza përkundëm lavdinë e të Parve.
Me shpresë tek Bashkimi, Flamur Kuq e Zi.
Kërkojmë nga gjith bota, të drejtën shqiptare!
Bekimin e kemi nga Nënat trimnesha
Bekimin e kemi nga vetë Perëndija!
Bashkimin e kombit, gjithë jetën e desha.
Përpara, përpara, thërret shqiptarija!
Rinija e atdheut, çdo zemër shqiptare
Të jap besa besë,Bashkim sot o kurrë!
Gjith kombi të ngrihet, si flaka ndër zjarre
Dhe sot bijt e shqipes të vijnë nën Flamur.
Ku je Agim Doçi profesori i poezise,gjithmone mendje ndritur,pena jone para teje duhet te heshte,duhet te mesoje,duhet te degjoje pastaj le te shkruaj ndo nje varg.Respekte per gjithçka dhe ne veçanti per poezine :"HYMNI I BASHKIMIT" qe e ke shkruajtur ne faqen time letrare.Riza Çato
Mos u habit!
Në jam kaq i vrejtur në fytyrë,
E rrudhat në ballë më janë shtuar,
Vitet që ikën shihen në pasqyrë,
Hallet mbi kurriz veten kanë treguar.
Nga vëndi ku unë kam lindur,
Kam marrë ashpërsinë e maleve,
Në shpirt e zemër jam kalitur,
Kam mall të madh për ato zalle.
Sytë e mi duken sikur flënë,
Mëndja ditë e natë më rri zgjuar;
E bukura në shpirt ka hedhur rrënjë,
Vëndlindja aty mbetet e përmalluar
Ajo më bën trim dhe të zgjuar,
Kujtoj prej saj çdo arë,kodër e breg,
Atje blerimi kurrë s'më ka munguar,
Atje për mua dielli është mbret.
"Me mire te pendohesh sesa te te mbetet peng"
Mik Riza, kohëve të fundit, vërtetë keni qenë shumë aktiv dhe Letërsisë shqiptare, ia keni shtuar gjallërinë dhe cilësinë me shumë perla rtistike.
Ju dëshiroj frymëzime edhe më të thella!
FANAR I ARDHMËRISË
Reflekton dritë nenoni
Ia mbanë fanarin ardhmërisë
Zëra të kumbueshme jehon
Autograme kohës dhuratë
Çelikos faqe e kopertina
Ashtu të sedimentuara të mbeten
Triumfi të shpallet sheshit
Ornamente mazaikut letrar
Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 23-09-2008 më 12:45
Agim,si gjithmone ti i kudo ndodhur ne çdo faqe te forumit me poezi me anigrame,me poetet rahoveciare e kudo.Forumit dhe te gjithve neve na ben nje sherbim te pa shperblyeshem.Per kete kontribut une enkas shkrojta nje poezi qe i perket Kosoves,por brenda saj eshte emri yt,emri i nje poeti Kosovar qe ben shume per popullin e tij.
Arriti dita e ardhmënisë,
Gëzoi fëmija në bark të nënës.
Ilik pushtuesi,turi pisë
Më vjen dhe ne gjumë t'ja nis këngës.
Mirmëngjes Kosovë,flamur valvitur,
Erëra të mira fryjnë për ty.
Tani të gjithë jemi gatitur,
Bashkuar shihemi,për këta dy sy.
Arriti dita e ardhmënisë,
Larguar shqau si një zagar,
Amanetin tënd te panvarsise,Kosove e ngrite ne piedestal.
Me shum respekt Riza Çato
Të ndjekim si langoi gjahun,
me shpresa,lakmi dhe mundime pa kufi...
Na pret,na shkurton,na grin,
si sëpata ahun...
Jetë,o gardh,që prej shthurjeve vuan,
lemeri!
Krijoni Kontakt