Close
Faqja 15 prej 67 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 665
  1. #141
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Deri te retë

    Më dil në ëndërr sa më rrallë,
    se në varreza takohemi shpesh.
    Vij e lotoj,me ty nxjerr mallin,
    ti nuk më flet,veç buzëqesh.

    Ndodh që vonohem ndonjëherë,
    jo nga harresa,nga largësia.
    Pa kuptuar tretet aty vesa,
    mendoj si po të tret aty vetmia.

    Kujtomë,kujtomë sa më pak
    dhe mos e mbaj mëndjen tek unë
    Mendo si do të flësh në darkë,
    kur jashtë bie e bën furtunë.

    Mundohu të qeshësh pa zë,
    se zëri yt më trishton shumë
    Gjumin kurrë të qetë s'ma lë,
    zëri yt më fundos në lumë.

    Vdekjen aty poshtë e përball vetë,
    në jetë askush s'të kthekërka dot,
    lëre tokën e ngjitu tek retë,
    bëhu këngë e bëhu zog.

  2. #142
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ti s'do nga unë buzë dhe sy,
    as dhe një tufë karafila.
    Çuditem unë sot me ty...

    Mos do një kafaz me bilbila?!


    Me buzëqeshjen njomëzake
    -Jo!-thua,-S'më duhen zogj e lule mua!
    -Po ç'do nga unë,moj topolake,
    natyrës së bukur ç'ti marr hua?

    Ti diç kërkon,kur sheh me endje,
    mbi thinjat dhe rrudhat e mia
    -Më bëj një vend në këngën tënde,
    Të mos më vdes vajzëria!..

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I dashur Riza!
    Me pelqyen shume keto qe lexova tani,keto te fundit por kjo nuk do te thote qe nuk me kane pelqyer te tjerat.
    Te falenderoj edhe per fjalet qe me shkruanit por te gjithe e dime se ku ka shkuar respekti ndaj moshes se trete.Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,po ju tregoj shkurt.
    Ne vitin 1986,ndertoj nje skec ne paradoks ku tre pleq ne tren ju leshonin vendin tre te rinjve.
    Ne vitin 1989,ne nje takim kombetar te estradave,na e kerkuan ta perserisim si material duke bere bis per me se pese minuta.Kane kaluar 22 vjet qe atehere e shpesh here kthej koken prapa dhe e krahasoj me te tashmen.Me vjen shume keq.Asgje nuk ka ndryshuar per mire, por per keq.
    Te kerkoj ndjese per kohen qe te marr.Te uroj nje nate te mire dhe suksese ne krijimtari.

  4. #144
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Stinet ne syte e mi

    (VERE)


    Qielli njengjyresh –blu I thelle
    Pa asnje re ,
    Si neper magjira veten kthjellon
    Vec ajer te ngrohte e ide te mira
    Ne mendje dergon


    Gjithcka pergatitet thjeshte
    Pa salltanet
    Vallezim nen muziken e larte
    Qe gdhendet ne tru
    lekundjet me parfumin perziejne
    hapat e tu



    (Vjeshte)

    Pemet kercejne valsin e mrekullueshem
    nen lekundjen e degeve te veta;
    dhe gjethet po kendojne gezueshem
    nen ngjyrat qe u ka falur vjeshta.

    Era me delikatesen e saj
    prej nje aristrokrateje franceze,
    ka filluar shenim te mbaj',
    per keputjen e seciles gjethe.

    Toka ndjehet shume ngrohte
    nen te bukuren mbulesen e preferuar;
    Dekorin e gjetheve hedh ne vote,
    dimrin e ardhshem per te sfiduar.

    Gjethet ne baze te ngjyrave
    te cilat jo vete i zgjedhin,
    krijojne bashkesite e tyre,
    dhe njerezve soditjen u vjedhin.

    Ca zverdhen e frikesohen
    se te ftohtin dot s'perballojne
    dhe ditet po ju pakesohen
    edhe pse mundohen te durojne.

    Te tjerat te skuqura, pervelohen
    nen faktin e padrejtesise,
    por kohe nuk kane te ankohen,
    t'i nderrojne zakonin gjithesise.

    Ende syri te takon
    edhe grupe gjethesh te gjelbra,
    per te cilat jeta mbaron
    pa paralajmerimet e veta.

    Me ndjeshmerine e tyre
    rete mundohen t'i ngushellojne,
    pemeve- hallin t'iua qajne
    dhe ca pika shiu-t'iu dergojne.
    What goes around---comes around

  5. #145
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    SORKADHE_kelcyre te bukura poezite ne vazhdim te tyre po hedh dhe une nje poezi te titulluar all vjeshte

    U thanë dhe lulet dalëngadalë,
    tek arë e bukur atje në shesh.
    Ranë gjethet nga një dardhë,
    derdhet shiu me rrebesh.

    Zverdhoi fiku në selishtë,
    hesht guri sipër në shpat,
    këngë e shtruar pleqërishte
    mbush çdo hon dhe monopat.

    Tek tymi që del oxhakut,
    vlon kazani i rakisë.
    Atje rend ta nxjerr merakun
    e llullane ta kem per sisë.

    Nën strehë të shtëpisë vjetër,
    me dy pleq dredh një cigar',
    herë i zjarrtë e herë i heshtur,
    ndizej,shkrepte ai mall.

  6. #146
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kosovë!
    Një shekull majë briskut,
    pranë vdekjes dhe riskut...
    Antenat ulurijnë,
    ekranet verbohen,
    qiejtë në të kthjelltë,
    bubullijnë,tërbohen...
    T'u desh të mbyteshe në gjak,
    në Drenicë e në Reçak...
    Që bota pa sy ,
    të të shihte Ty!...

    1991

    Me këtë poezi përshëndes të gjith poetët kosovarë dhe në veçanti Z.Agim Metballa,Z.Xheladin Hamza.Përshëndetje popullit liridashës të Kosovës që me sakrifica të pa para sot gëzon pavarsinë.Riza Çato

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kosovë!
    Një shekull majë briskut,
    pranë vdekjes dhe riskut...
    Antenat ulurijnë,
    ekranet verbohen,
    qiejtë në të kthjelltë,
    bubullijnë,tërbohen...
    T'u desh të mbyteshe në gjak,
    në Drenicë e në Reçak...
    Që bota pa sy ,
    të të shihte Ty!...

    1991

    Me këtë poezi përshëndes të gjith poetët kosovarë dhe në veçanti Z.Agim Metballa,Z.Xheladin Hamza.Përshëndetje popullit liridashës të Kosovës që me sakrifica të pa para sot gëzon pavarsinë.Riza Çato

    Mik Riza, nuk ka shqiptar, që s'i ka ndier dhembjet e Kosovës - të kosovarëve, ofshamat e nënave, lotët e fëmijëve, që krijuan aezbergjet... nuk ka shkrimtar shqiptar, që bile një poezi nuk i ka kushtuar Kosovës së përvuajtur ndër shekuj...

    Ju përgëzojë për këto vargje plotë dhembje - realitet i kohës.

    Pranoni përqafime vëllazërore, të ngrohta nga unë, e në emër të Kosovës së Re, të rilindur mbi gjakun e njomë rinor...

    Agim METBALA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 19-09-2008 më 17:33

  8. #148
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'është mëkat

    Tani më jo s'do flas me gojë,
    murlani faqet po m'i skuq.
    Më duket vetia i përdalë,
    më djeg një brengë porsi prush.

    Më përshëndet një kalimtar,
    me gjuhë të ashpë dhe përbuzje.
    Sa e tmerrshme është llahtar,
    jeton një jetë mbushur me huqe.

    M'u shterrën shpresat pa kuptuar,
    m'u shtuan zërat e pafat.
    Në jetë një gjë mirë kam mësuar:
    Të dashurosh nuk është mëkat.

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2008
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të lutem,baba

    Mora rrugën dredha-dredha,
    Baba,prapë në fshat të gjeta,
    Buzë grillit në tokën e rrethuar,
    Nën hijen e pemëve të errëta.

    I strehuar në një dhomë prej balte
    Nuk di ç'far po bën atje.
    S'u mërzite prej njëzet vjetëve?
    Dil njëherë dhe shiko ku je.

    Sa herë kam ardhur te dhoma jote,
    Pllaka e bardhë derën s'ma hap.
    Lexoj shkronjat e asaj pashaporte,
    Të puth mbi pllakë e iki prapë.

    Lotoj mbi ty sa tokën lag,
    Ke gjumë të rëndë dhe nuk më ndjen.
    S'di ç'ëndërr shef nën atë prag,
    As një prej tyre s'po më rrëfen.

    Si s'more pjesë në dasmën time?
    Një këngë të merrje a një dolli,
    Shaminë e valles në qiell ta hidhje,
    Të ma pushtoje kokën në gji.

    Fjala, baba,ka kohë që më ka munguar,
    Portreti yt m'i zgjon të gjitha kujtimet.
    Në vesh kam zërin tënd të regjistruar,
    Në mëndje jetën tënde me stërmundime.

    Mbi supe i kam hedhur të dyzetat,
    Para teje mbetem gjithmonë i vogël;
    Kam nevojë për fjalën tënde të ngrohtë,
    Më mungon busulla jote për botën.

    Ngado që shkoj para syve më shfaqesh ti
    Dashuria të ringjall kudo,baba.
    Dhe në regëtimën e fundit do të ringjall përsëri
    Dhe pse jeta e çmëndur këtë fat na dha.

    Kjo poezi me preku shume!!! Ke nje dhunti, ta kesh te sigurt. Suksese
    "Me mire te pendohesh sesa te te mbetet peng"

  10. #150
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kjo poezi me preku shume!!! Ke nje dhunti, ta kesh te sigurt. Suksese
    __________________
    "Me mire te pendohesh sesa te te mbetet peng"

    Boriana!Kjo poezi vërtet më ngacmon nga herë,por kur dikush bëhet pjesa ime emocionet jane njëqinfishuar.Sot ishit ju që morët pjesë në këtë emocion dhe e vurët veten përballë babait tuaj dhe u emocionuat,kjo eshte nje gje normale,ndersa per mua eshte nje nder i madh qe dikush ne poezine qe kam shkruajtur gjen vetveten.Ju falenderoj nga zemra qe moret pjese ne faqen time letrare dhe zgjodhet poezine "Te lutem baba"Me respskt Riza Çato.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 20-09-2008 më 17:22

Faqja 15 prej 67 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •