Për hënën kujtimi në zemër ndaloi,
pemët u thanë.
Malet bora sërisht i mbuloi,
zogjtë vetëm qanë.
Lumenjtë e dremitur kanë ngrirë,
uji ku shkoi?
Përrenjtë u fshehën të mërdhirë,
burimi pa gojë.
Zogjtë shtegëtarë për të tjera vënde
presin qiellin e nxirë.
Nuk e desha fytyrën tënde,
ndoshta më mirë.
Çdo gjë në kujtesë venitet
me tepër shpejtësi.
Nata trishtushëm mërzitet
e s'do njeri.
Ndoshta të dy ndryshojmë jetën,
me diell në sy.
Të p gjumë e shikoj veten
VEÇ ME TY.
Krijoni Kontakt