Close
Faqja 13 prej 67 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 665
  1. #121
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ndoshta

    Për hënën kujtimi në zemër ndaloi,
    pemët u thanë.
    Malet bora sërisht i mbuloi,
    zogjtë vetëm qanë.

    Lumenjtë e dremitur kanë ngrirë,
    uji ku shkoi?
    Përrenjtë u fshehën të mërdhirë,
    burimi pa gojë.

    Zogjtë shtegëtarë për të tjera vënde
    presin qiellin e nxirë.
    Nuk e desha fytyrën tënde,
    ndoshta më mirë.

    Çdo gjë në kujtesë venitet
    me tepër shpejtësi.
    Nata trishtushëm mërzitet
    e s'do njeri.

    Ndoshta të dy ndryshojmë jetën,
    me diell në sy.
    Të p gjumë e shikoj veten
    VEÇ ME TY.

  2. #122
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Në mesnatë më erdhe duke qeshur,
    më hape derën si kurrë ndonjë herë.
    Me gjoks çkopsitur,llërët përveshur,
    mbi ballin tim lëshove baluken e prerë.

    M'u duk sikur t'i putha sy e buzë,
    por më kot...ëndërra më gënjeu...
    Ç'më gënjeu ajo ëndërr plot muzë!
    ....mbi jastëk buzët m'i mbërtheu....

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jo vetem buzet t'i mbertheu, riza, por edhe penen mbi flete duke hedhur keto vargje vertet ngacmuese e te realizuara. Bashke me to, u mbertheva dhe une. Urime! Mondi

  4. #124
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të lutem!
    Mos ma mbaj fustanin sipër gjurit
    Dhe shikimet mos mi kryqezo.
    Se pa dashje iku gjysma e trurit
    Dhe veshtrimi ngriu per mbi to.

    Une te lutem tyja se s'kam tjeter,
    Kam dhe frik' nga syri yt zeshkan.
    Ndoshta lind nje histori e vjeter
    Qe ke patur ti me gjith fustan.

    Dhe shejtani zgjohet nga zilia
    E rikthehet prape si me pare.
    Une i urti ,do vdes nga merzia
    Dhe s'kam njeri tjeter te me qaje.
    .
    Pershendetje Mondi jeni shume rinor ne mendimet qe jepni.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Në mesnatë më erdhe duke qeshur,
    më hape derën si kurrë ndonjë herë.
    Me gjoks çkopsitur,llërët përveshur,
    mbi ballin tim lëshove baluken e prerë.

    M'u duk sikur t'i putha sy e buzë,
    por më kot...ëndërra më gënjeu...
    Ç'më gënjeu ajo ëndërr plot muzë!
    ....mbi jastëk buzët m'i mbërtheu....
    Riza i nderuar, shoqërohemi për çdo ditë epër çdo natë, edhe pse shumë herë koha nuk premton të tregohet me fjalë.
    Ju përgëzojë duke Ju dëshiruar frymëzime në temën e dashurisë- është e pranueshme për të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.

    Përshëndetje mik me frymëzime edhe më të thella!

    Agim METBALA

  6. #126
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Agim faleminderit.Edi qe lexon vazhdimisht poezite e forumit dhe je me aktivi ne forum,por dhe une kur kam pak kohe ne dispozicion merrem dhe me faqet e tua letrare te cilat me pelqejne shume.Te uroj shendet e krijimtari te pa fundme.Me respekt Rizai.

  7. #127
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    S'di te falesh ti e dashur?
    Jeta s'te paska mesuar!
    Un' gabova krejt pa dashur
    Dhe pa dashur jam larguar.

    Ç'far i bëhet një fajtori.
    Kur gjykata s'e gjykon.
    A mund te vritet dashnori,
    Që si engjell dashuron?

    Po nga mua s'ke mesuar,
    Tolerant ne infinit....
    Disa her ke tradhetuar,
    S'te kam thene as ik,as prit.

  8. #128
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pse e shkroi Sëri këtë libër?

    Për para se ta shkruaj këtë poezi dua të përshëndet poetin Hadër Mevlanin që me të vërtet ja vlen të lexohet e të studjohet nga kritikët për krijimtarinë e tia të mbrekullueshme dhe teper te larmishme.

    Sëri e shkroi këtë libër se nuk mund ta linte pa shkruar.
    Sëri bëri ç'mundi që të mos e botojë...
    Por si dizanteria,si zorrë e kruar,
    a si jashtëqitje që s'mund ta ndalojmë

    Ashtu si foshnja në bark që mbush muajt
    dhe duam,s'duam ne do të dalë.
    Do të dalë normal a do të dalë i dështuar,
    do të dalë i saktë,i verbër a i çalë.....

    Sëri e shkroi këtë libër se s'mund ta linte pa shkruar,
    se s'bënte dot ndryshe,as mos kini dyshim.
    Faleni Sërin o njerëz të bekuar!
    Faleni Sërin,në pastë bërë gabim!

    Sëri e shkrojti këtë libër që ta merrni me vete
    a ta vini diku mbi bufe
    e të lexoni qoftë edhe një vjershë të vetme,
    e fletët e tjera t'i përdorni në "hale"...

    E në ju pëlqeftë,qoftë dhe një vjershë e vetme,
    bëmëni nder,përdoreni kur të kini nevojë.
    Justifikohuni:Po Sëri ka paguar lekët,
    që ka vajtur e shtypur në Shtypshkronjë!

    Kur nuk ju pranon mikesha e bukur,
    apo me gruan jeni bërë lesh e li,
    kuturepsi t'i futni një të puthur
    e ti thoni:"Po Sëri,s'na la të mbanim mëri!"

    E nxirrni atëhere këtë vjershë të zhubrosur,
    njollosur nga djersa në ndonjë xhep
    dhe justifikimi do të jetë i përsosur,
    se Sëri për vjershën ka paguar lekë!

    Dhe kur eprori tenton t'ju përkulë,
    bëni kurajo t'i hidheni në fyt,
    se Sëri ,ta dini,s'do t'ju dojë kurrë,
    të rrini të urtë si miza në qyp!...

    A kur,carrokët bëjnë prapësira,
    u thoni se Sëri nuk ju ka xhan.....
    Mos i godisni me shpulla të ndyra,
    se vjershat e mia do të qajnë!...

    Dhe kur gaboni a s'behi dot burra,
    a bëhi pa dashje të liq.
    Sëri ju ndien,ju flet nga udha,
    se sidoqoftë,ju ka miq!

    Sëri beson dhe në pa mundësinë,
    ndaj vjershën lexoje prapë,
    Sëri s'flet kot se ta njef fuqinë,
    se vjershën e shkroi nëpër natë!...

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ide e mrekullueshme qe me befasoi vertet. Fjale dhe vargje kuptimplota, mesazhuese, me thurrje harmonike qe kendojne. Mund te realizohet prej teje riza, akoma me e kompletuar, besome! Eshte brume per me shume gatim, mos e ler me kaq. Urime!!!

  10. #130
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ide e mrekullueshme qe me befasoi vertet. Fjale dhe vargje kuptimplota, mesazhuese, me thurrje harmonike qe kendojne. Mund te realizohet prej teje riza, akoma me e kompletuar, besome! Eshte brume per me shume gatim, mos e ler me kaq. Urime!!!
    Mondi faleminderit per kurajon qe me jep dhe shpresoj qe çdo gje do shkoje si pas parashikimit.

Faqja 13 prej 67 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •