Riza, poezia e Pemeve te Braktisura ishte shume e ndjeshme dhe e kendeshme.
Edhe kjo e realitetit te "mallkuar" shume prekese.
po ju dergoj edhe une nje poezi per Kelcyren.
Nga dritarja e Pallatit....
Ne mengjesin e virgjer , te bekuar
peizazh me te bukur
ne gjithe boten kurre s'do gjeja
shpirtin per te ma frymezuar.
Poshte Vjoses, nje zjarr i ndezur
flaket vazhdon t'i kaperceje,
lamturmiren me puthje valesh,
rrezeve te Diellit t'iu percjelle.
Flaka e madhe zgjerohet
lundron ne shtratin e Vjoses,
Mua me qendron ne memorje,
me shoqeron ne keto vende te botes.
Buze lumit neper burime
vazhdon gjihte kjo bukuri
Zoti e di sa e kam deshiren
te shoh dhe njehere "Ujin e Zi"
Te eci zbathur deri ne buze
dhe shoqet e shtrenjta ne krah t'i kem
me pastertine e shpirtit femijeror
gjithe miresite e botes do t'i ndjej....
Krijoni Kontakt