Close
Faqja 3 prej 67 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 665
  1. #21
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Hahahaha, sa e bukur kjo dehja e poeteve...
    (ah sikur ta kishin edhe politikanet shqiptare keshtu...)
    What goes around---comes around

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte penda o riza..

    bukur..

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Trokitje e kotë

    Te një portë pa dashur trokita,
    i detyruar se mbeta në rrugë.
    Kjo rrugë nuk kishte as drita,
    ky fshat nuk paska një burrë?

    Përballë meje një çezëm pikonte,
    nuk ishte as rrjedhë,as ujë.
    Kjo zhurmë gati më çmendte,
    si nuk pashë një vajzë për ujë!

    Trokita,trokita sa munda,
    në portë as sy,as hije s'më doli.
    pastaj godita me grushta,
    Mentesha, e vetmia që foli.

    Me errësirën u mbulova atë natë,
    tek o borri i shtruar me gurë....
    Si s'më ftoi një burrë për darkë?
    Si nuk gjeta një vajzë në gurrë?

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Trokitje e kotë

    Te një portë pa dashur trokita,
    i detyruar se mbeta në rrugë.
    Kjo rrugë nuk kishte as drita,
    ky fshat nuk paska një burrë?

    Përballë meje një çezëm pikonte,
    nuk ishte as rrjedhë,as ujë.
    Kjo zhurmë gati më çmendte,
    si nuk pashë një vajzë për ujë!

    Trokita,trokita sa munda,
    në portë as sy,as hije s'më doli.
    pastaj godita me grushta,
    Mentesha, e vetmia që foli.

    Me errësirën u mbulova atë natë,
    tek o borri i shtruar me gurë....
    Si s'më ftoi një burrë për darkë?
    Si nuk gjeta një vajzë në gurrë?
    Riza i nderuar,edhe një herë të përgëzojë për origjinalitet - je vërtetë autokton në shkrime tua pa ndikime eksterne, dhe këtu qëndron madhështia e poezive tua...
    Të dëshirojë suksese - në kët drejtim as që dyshoj.

    Agim METBALA

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdoj leximin e poezive me kenaqesi. Urime!

  6. #26
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Bulkthi

    Te kokë e krevatit bulkthi fle çdo natë.
    Sa shtrihem për gjumë,bëhet më i prapë.
    Edhe kur jam zgjuar,ai prapë këndon;
    s'është këngë bulkthi,ndryshe tingëllon.

    Cfar të ketë i shkreti që po më gjurmon?
    Ka frikë nga sekreti dhe nuk më tregon.
    ç'mision i kanë dhënë që më rri tek koka,
    unë nuk jam i lig, e di e gjithë bota.

    I bërtas ta trëmb,ai s'do t'ia dijë.
    Ka pushtet të fortë,mund të më përpijë.
    E marr me të mirë, i ofroj rryshfet,
    rryshfet shumë të majmë,të më lërë të qetë.

    Si ushtar besnik,nuk kompromentohet,
    bën detyrën "miku",nuk do të gabohet.
    Një gjë më ka mbetura shpall deputet,
    ti ngre vilë në ishull që të flë i qetë.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Shume shume te bukura poezite. sidomos kjo e Bulkthit.
    na kenaqe Riza.
    What goes around---comes around

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Dehje poeti

    I keni parë poetë kur dehen,
    recitojnë poezi me vargje të cunguar.
    Cdo gjë u duket letër dhe penë,
    betohen ku dhe si janë lauruar.

    Në vargje derdhin gotën e rakisë,
    një libër e bëjnë pjatën me meze.
    Betohen për shpirt të perëndisë,
    librat u shitën pa dalë ende.

    Një penë e fortë u duket piruni,
    ia shtrëmbërojnë bishtin në pjatë.
    Kjo është poezia ime e fundit,
    kam punuar me javë,ditë e natë.

    Eh,të shkretët,të shkretët ç'i gjeti?!
    U dehën pa pirë një gotë raki.
    Bëj shaka,s'u dehën vërtet,
    i dehu një varg,një poezi.
    Shume shume bukur Riza....
    Me kane pelqyer te gjitha,por kete preferoj me teper.
    Suksese per me tej dhe vazhdo te shkruash me kaq zemer.

    Respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëlimi i dytë poetik:"Në u dhët e dhimbjes jetoj" me autor riza2008

    Pemët e braktisura...

    Një shegë e kuqe kokrrat i çau,
    Një fik i zi më pa dhe qau.
    Një pjergull lisi më thaëndro,
    Provoi kokrrat,se unë të njoh.

    Një arrë e madhe sipër në brinjë
    I ndriçon fleta si vetëtimë.
    Një ketërr mali mbi degë qëndron,
    Një zog i bukur folenë ndërton.

    Një dardhë vjeshtake lulelëshuar
    Selishtën lartë ka zbukuruar,
    Një man i zi për mbi përrua
    Më jep raki të përvëluar.

    Një rrënjë qershije sipër mbi arë
    Thotë:Rri dhe ca që të nxjerr mallë.
    Më lër të rritem dhe ndo një vit,
    Me frut të rrallë do të gostit.

    Sa naze madhe qënke bajame,
    Një herë s'të erdha më hape name.
    I thave degët kokrra s'lëshon,
    ai shtat i derdhur ç'ka që rënkon.

    Shumë pemë të tjera nuk i takova,
    Te lisi plak kërkesën shkrova.
    Çdo vit kur frutat ju ti lëshoni,
    Më mbani pjesë,mos më harroni.

  10. #30
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi dytë poetik:Në udhët e dhimbjes jetoj" me autor riza208

    Nuk e jetoj dot këtë tmerr.

    Nuk e jetoj dot këtë tmerr,
    Nata pus,zemra më therr,
    S'dëgjoj dot halle të rënda,
    Më dridhet trupi,më ikën mëndja.

    Kush t'i shton hallet në këtë jetë?
    Ca vinë nga zoti,ca nga maskarenjtë,
    Për disa halle gjëj ngushëllim,
    Të tjerat i dëdjoj, tmerri më përpin.

    Udhët e dhimbjes po jetoj,
    Në ç'do hap të jetës halle dëgjoj,
    Brymë dhe ngricë më hyjnë në shpirt,
    S'i largoj dot, janë ditë për ditë.

    Njerëzit kaq shumë pse i lodh, o jetë?
    Krijesën e bukur me ç'kurajo e vret?
    Pse e torturon me sëmundje të rënda?
    Balsam pse s'u bëhesh, a s'ta ka ënda?

    Pse s'ke një masë për njerëzinë?
    ca i plak shpejt,ca me zor rrinë,
    Ca i pasuron, i lumturon,
    Ca i rraskapit,për kafshatën i mundon.

    Ç'është kjo jetë tmerri!
    Nga do që shkoj,rrathë ferri.
    Njerëz shpresëvidhisur,të harruar,
    Rrojnë nga e keqja,rrojnë të coptuar.


    Shënim: E hidhur,por reale për realitetin shqiptar dhe më tej.

Faqja 3 prej 67 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •