ATJE
Ngjitem lart për tek burimi,
Ku flë gjumë,ku pi ujë trimi.
Atje mbretëron blerimi,
Vend i ngrohtë nuk ndihet dimri.
Në ç’do kohë ka tërndafila,
Ka zambak dhe karafila.
Vajzat me gjymat në duar,
Shpon zemrën në kraharuar,
Shaminë lidhur si kurorë,
Faqet prush gushën si mollë.
Jeshilon vëndi i tërë.
S’ngeli lule pa u bërë,
Atje ku nuk ndihet vapa,
Zemrës kanatet ja hapa.
Të fryjë flladi dhe aroma,
Bashkë me gjakun,nëpër dhoma.
Të lozin nëpër damarë,
Të harrojinë s’e ç’far ka ngjarë.
Në në hijen e një arre,
Të rri dhe të heq ca halle.
Të sodis malet me radhë,
Të dëgjoj një zë të rrallë.
Të këpus një degë dafine,
Të mbledh tufa tërndeline.
Të qëmtoj nëpër livadhe.
Të mbledh lule për në varre.
Eci rrugës së harruar.
Tërndafilat mbaj në duar.
Ulem lëndinë më lëndinë,
Çlodhem dhe kujtoj rininë.
Dëgjoj këngën e thëllëzës ,
Mbrapa gërxhit anës rrëzës.
Ndjej erën e Qesinekut,
Kujtoj grykën e Dyfekut.
I hedh syt mbi Kristofuar,
Një ndërtesë rri zbukuruar.
Atje malli s’ka të shuar,
Është MALESHOVE emri i dëgjuar.
Krijoni Kontakt