Close
Faqja 7 prej 67 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 665
  1. #61
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Jo me frikë........

    Kam frikë të vdes,
    S'ka vënd në varreza
    dhe njerëzit i vendos në siklet.

    Fundja le të më hedhin
    në një kosh me plehëra,
    pastaj le të shkruaji ndonjë gazetë

    As kujt mos i kërkoni
    Vend për mua,
    për mua kjo s'ka më rëndësi,
    Dua të jem i pa vdekshëm
    se jetën e dua,
    ndonse i vdekur kam qënë
    prej jush deri tani.

  2. #62
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Qortim

    Shkuan vite që s'kam ecur,
    ato rrugë,kodra e shtigje.
    Po u nisa s'ka të ngecur,
    furtunë bëhet mëndia ime.

    Gur i rrugës rri i heshtur,
    më mbyt rrapi me qortime,
    vajtën vite që s'ke shkelur,
    S'i jeton ti pa vëndlindje?

    Qortoj veten,jam fajtor,
    Ç'mund t'i them vëndlindjes sime?
    Gur i portës në oborr,
    sa më pa u bë thërrime.

    Ndjeva veten të trishtuar,
    rrëshqiti një lot mbi faqe,
    Jo, rini s'të kam harruar,
    as,ty,vajzë erëmanushaqe.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Shkuan vite që s'kam ecur,
    ato rrugë,kodra e shtigje.
    Po u nisa s'ka të ngecur,
    furtunë bëhet mëndia ime.

    Gur i rrugës rri i heshtur,
    më mbyt rrapi me qortime,
    vajtën vite që s'ke shkelur,
    S'i jeton ti pa vëndlindje?

    Qortoj veten,jam fajtor,
    Ç'mund t'i them vëndlindjes sime?
    Gur i portës në oborr,
    sa më pa u bë thërrime.

    Ndjeva veten të trishtuar,
    rrëshqiti një lot mbi faqe,
    Jo, rini s'të kam harruar,
    as,ty,vajzë erëmanushaqe.
    Riza i nderuar, asesi nuk i takoj grupit të njerëzve që tjetrit i bëjnë qefe, poçese vërtetë nuk është ashtu bile në masë të duhur.
    Sinqerisht më pëlqenë cikli i poezive mbi vendlindjen (mund të jetosh edhe në Tiranë por edhe kudo gjetiu, thallë në ndërdije dhe me vete do t'i kesh përherë përjetimet e përjetuara në vendlindje - edhe kalin e katundit... erëmanushaqen me asnjë kusht s'do ta harrosh...), a ka poet që s'i ka kënduar vendlindjes?

    Unë ende e ndjej erën e misrakut dhe ecjen zdathur nëpër kalldërmën e lagjes sime, dhe ende i ndjej çakallët e mullinjve në timpanët e mijë... ende... ende... ende e shoh veten në lojën e fëmijëve të lagjës sime, se u bëra "dhëndër" kur i kisha vetëm 12 vjeç, ende, ende...

    Përshëndetje Riza!

    Agim METBALA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 22-07-2008 më 17:53

  4. #64
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Z.Agim Metballa ju falenderoj për gjithçka.Ju jeni shum aktiv në forum . Në faqen time letrare kini qënë shumë i interesuar dhe për këtë ju kërkoj ndjesë që vetë kam qënë pak inaktiv.

  5. #65
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'di ç'far do ndodh?

    Në lotët e vajtimit tim,
    Ti hyn dhe del si një e marrë.
    I lutem Zotit:"Gjëmë shpëtim"!
    Mos më lir rrugve zemërvrarë.

    Ti e lajthitur,mëndje krisur.
    A e kupton ç'far zjarri ndez?!
    Nga vendi zemrën ke lëvizur,
    S'dalloj as dark e as mëngjez.

    S'dalloj as diellin,as hënën
    S'dalloj as puthjen kush ma jep!
    S'harroj kurrë qumështin e nënës,
    As zarfin tënd futur në xhep.

    Pse lot veten moj e llastuar?
    Eshtë sport i rëndë e do të t'lodh.
    E di sa keq po më vjen mua,
    Ç'far mund të bëj,s'di çfar do ndodh?!

  6. #66
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Në lotët e vajtimit tim,
    Ti hyn dhe del si një e marrë.
    I lutem Zotit:"Gjëmë shpëtim"!
    Mos më lir rrugve zemërvrarë.

    Ti e lajthitur,mëndje krisur.
    A e kupton ç'far zjarri ndez?!
    Nga vendi zemrën ke lëvizur,
    S'dalloj as dark e as mëngjez.

    S'dalloj as diellin,as hënën
    S'dalloj as puthjen kush ma jep!
    S'harroj kurrë qumështin e nënës,
    As zarfin tënd futur në xhep.

    Pse lot me veten moj e llastuar?
    Eshtë sport i rëndë e do të t'lodh.
    E di sa keq po më vjen mua,

    Ç'far mund të bëj,s'di çfar do ndodh?!

  7. #67
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shembje

    U shemb një pjese e jetes me kuje,
    si nje shkemb i plakur, i thermuar.
    Plagët nuk mundja t'ia mbyllja kurre,
    mendja sa shpesh eshte turbulluar.


    Nga shembja dola i tronditur,
    i çjerre,i grisur,brinje thyer.
    Sa shume thyerje per te ngjitur
    muret e shpreses me balte lyer.

  8. #68
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Riza i nderuar,
    te mrekullueshme te gjitha krijimet. edhe pse s'kam qene aktive (kjo me arsye, ti e di!) u ktheva dhe i kam lexuar te gjitha pa perjashtim. ne disa prej tyre edhe lot ndjeva te mblidheshin ne gryke...

    eshte kenaqesi te lexosh dhe kuptosh se sa shume ngjajne poetet ne shpirt.

    nje pershendetje dhe per zotin Agim Metballa.
    What goes around---comes around

  9. #69
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në hon

    Një pikë pikon mbi çatinë time
    dhe zhurmë e saj natën më zgjon.
    Një mi ushqehet me thërrime,
    me mua flet e bisedon.

    Kjo pikë ma kalbi qerestenë,
    me zor,me lodhje shëtit në dhomë.
    Më thotë:"Largohu pa dëmtime,
    kalo një shteg sa nuk është vonë!"

    "Po ku të iki, nga të marr?
    Eshtë lagështirë dhe mos rrëshqas.
    Kjo pikë këtu po hap një varr,
    s'kam ç'far të bëj,veç do bërtas!"

    A trëmbet pika nga bërtitja?
    A shuhet frika natën vonë?
    Jo! s'kam ç'të bëj.Vendosa, ika,
    s'jam më këtu,kam rënë në hon.

  10. #70
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Udhëtar i shpresës së humbur

    Një jetë të tërë që shtegëtoj
    në udhën e gjatë me pak shpresë.
    I ndarë pa kuptuar nga shokët,
    vetmuar mes shtigjesh në harresë.

    Jetën time kërkoj mes malesh
    që drejtimin ka ndërruar në kohë.
    I menduar eci monopateve,
    me këpucë të vjetra pa fjollë.

    Një jetë të tërë që shtegëtoj,
    udhëtar i shpresës së humbur.
    Mendohem,mendohem e diçka kujtoj,
    çdo brez nga udhëtimi ka ngelur i përgjumur.

Faqja 7 prej 67 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •