
Postuar më parë nga
riza2008
Iu afrova gurit të portës.
M'u largua,nuk më dashka,
Çezma që çurgon përjashta,
s'më dha ujë,nga etja plasa.
Shtëpi e gurtë me dërrasa,
jam biri yt,pse bën kështu?
Nuk më njeh,paskam ndryshuar,
kam dhjetë vjet që s'jam këtu.
Man,o man,sa të kam dashur!
S'lija kokërr pa shijuar,
Për çdo verë e për çdo vjeshtë,
miqtë me ty i kam gëzuar.
Ulur rri tek guri i portës,
porta krahët pse s'mi hap?
Kaq shpejt më paske harruar
ti,moj strehëz me sofat?!
I larguar,i harruar nuk di pse.
Nga kurbeti çdo gjë humbur në atdhe.
Shkoqur mosha nëpër vite,pa rini.
Humbur vatrat,
humbur varre,
s'njoh njeri.
Krijoni Kontakt