Close
Faqja 27 prej 67 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 665
  1. #261
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mos…

    Mos më thuaj kurrë s’të dua,
    S’më do ti, por ç’far them unë
    Nga kjo fjalë prekem në thua,
    Se s’më do kjo s’më prish punë.

    Mos më thuaj kurrë s’të pres,
    S’ më pret ti por ç’far them unë,
    Nga kjo fjalë më shpejt do vdes,
    Se s’më pret kjo s’më prish punë

    Mos më thuaj ika nesër,
    Ike ti , por ç’far them unë,
    Mbaje fjalën brenda vetes,
    Dhe po ike s’ më prish punë.

    Mos më thuaj se u ndamë,
    Thua ti, por ç’far them unë,
    Kjo fjalë po më çpon si kamë,
    Po u ndamë kjo më prish punë.

    Z.Agim Doçi ti për as edhe një gjë nuk paragjykohesh.Prandaj ti meriton jo vetëm autograf,por dhe një aktivitet kushtuar jetës dhe veprimtarisë tënde artistike në rang kombëtar.Po ta kisha unë në dorë do ta bëja në prag të një festivali kombëtar që organizohet çdo fund viti.Të uroj shëndet e ç'far do gjëje që të lumturon tyja në jetë.Me respekt Riza Çato
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 27-11-2008 më 17:08

  2. #262
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Rebele Lexo Postimin
    Riza, jam duke te te lexuar. Me pelqen lirshmeria ne varg. Perzgjodha poezine e meposhtme. Eshte e çilter dhe e cenueshme. Me dha pershtypjen e nje metamorfoze te ndersjellte: nga flutur ne larve.


    Do largohem .

    Unë u fika,unë u treta,
    ndaj s'bëj zë.
    Kot kam rrojtur,andaj ika
    pa thënë gjë.

    Deti ngrirë e lumi turbull,
    nata pus.
    Lumturia shpresëhumbur
    ra në buzë.

    Do të iki,do largohem,
    pa dijeni.
    Kush më do,le të takohet
    që tani.

    Natës dimrit të pa hënë
    do lëviz,
    rrugë pa rrugë e nëpër mjegull
    jetën nis.

    S'dihet ku më nxjerr kjo rrugë
    pak e njohur,
    ndaj dhe hëna dyllon shumë
    malin e lodhur.

    Jeta paska qënë e rremë,
    veç lrgohem.
    Në Parajsënisem pa derte.
    Vallë,a do lumturohem?


    Muze te mbare,
    R.
    Rebele!Dallohen shijet e në poeti( apo poete) nga përzgjedhia qe i behet një krijimtarije.Me thënë të drejtën poeziao Largohem eshtë një plotsim dëshirash të dy anshme qoftë tëndi që e përzgjodhe,por dhe imi që e kam krijuar.Kjo poezi ka filozofinë e saj brënda dhe nuk tregon jetën e i ndividit apo konkretisht timen.Megjithëatë pa u zgjatur në komente unë të falenderoj për impenjimin tënd në poezitë e mia dhe të uroj gjith të mirat.Me respekt Riza Çato.

  3. #263
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pse s’ndalon?

    Ku po shkon ky djalë me vështrimin përtej malit,
    Me shpatullat e gjera e vetullat çarosh.
    Hapat e tij,si vrapimi i kalit,
    Zhurmon gjithë lugina që ka ngelur bosh.

    Ku po shkon ky djalë,me gunën hedhur krahëve,
    Si rrjedha e lumit në ditët me shi.
    Ndalo sorkadh e hidh mbi hartë ca plane,
    Me kongjillin e tretur mbi hirin e zi.

    Pse s’ndalon ky djalë me ballin e djersitur,
    Buzët e çara,këmbët i heq osh.
    Ndalo tek bregu,çlodhu pak tek dardha,
    Se dhimbja në botë s’ka lënë njeri bosh.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159
    Nuk kam çka t'i bëj, nuk mund të përmbahem e të mos shkruaj dhe falënderoj e përgëzoj për mrekullinë tuaj që sjell këtu në forum. Më vie mirë se ky mendim nuk është vetëm i imi por edhe i shumë emërave të spikatur si z. Agim Doçi, Mondi, Genti, Agim Metbala e shumë e shumë të tjerë.
    Dhe unë kur lexoj shkrimet tuaja e të nderuarve vëllezër që ceka më parë, hamendem dhe mendoj : të shkruaj më, apo fare të mos shkruaj para këtyre krijuesëve kaq të mrekullueshëm.
    Shumë përzemërsisht ty riza2008 dhe të tjerët që i përmenda ju përcjell përshëndetje e mia më të mira e më të sinçerta. Rrofshi sa mali i Dajtit.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I dashur Riza!
    Te jesh i sigurte qe te ndjek ne cdo poezi dhe gezohem sinqerisht per vargun tend sa te bukur po dhe aq te sinqerte.

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    32
    Me respekt zt. e juaj Riza.
    Me vjen mire qe ne vargjet tuaja, ne si bashkepjesmares ne kete Forum, ndjejme si " nota " pesimizmi, optmizmi. Ju uroj mbarsi, shendet ( ne menyre figurative do thosha " kembe te lehta " ). Duke hyre ne meditimet e nates si mendim, dmth ne ato hyjnore, me shkojne neper kujtesen time akoma te fresket, shume ngjarje qe lidhen me te qenurit Shqiptare dhe jo shqipfoles. Vertet Historia na ka " ndeshkue " Neve si Shqiptare me pa te drejte, por do duhej qe vetem te bashkuar ne Qellimet tona mbarekombetare te kthjelloheshim dhe te shkundeshim ne ato qe duam, kerkojme, realizojme.

    Duke mos pasur pretendime poetike, por shprehese po te pershendes ...

    Era e Nates si dhe gjurmet ne Boren e bardhe,
    Fishkellimat perzihen me kercitjet gjurmore,
    Fytyra mbushet me push si te nje dardhe,
    E lagur dhe e skuqur ajo duket si avullore .

    Pershendetje dhe pranoni urimet e mija per 28 nentorin, me te vetmin urim Bashkim Mbareshqiptare, pershumvjet Festen e Krishtlindjeve dhe Gezuar Vitin e Ri 2009, nga ngrohtesija e nje Oxhaku dhe keto dite te ftohta Nentori ... K. Gazepi.

  7. #267
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetie z Adem Berisha,Besoja, kjamet gazepi.Ju faleminderit per pjesmarrjen tuaj ne poezite e mia dhe per mendimet qe jepni.ju jam mirnjohes.Me respekt Rizai.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Eh Riza !
    kisha pak dite pa ehapur temen tende , dhe kur e hapa gjeta befasira.
    Ka marre ngjyra me kete larmi votuesish ne teme.
    Te pershendes i dashur.
    Te uroj Muze pafund, Genti.

  9. #269
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga GeoF Lexo Postimin
    Eh Riza !
    kisha pak dite pa ehapur temen tende , dhe kur e hapa gjeta befasira.
    Ka marre ngjyra me kete larmi votuesish ne teme.
    Te pershendes i dashur.
    Te uroj Muze pafund, Genti.
    Pershendetie Gentian.Une i falenderoj te gjithe ata lexues dhe krijues qe gjejne kohen dhe angazhohen me leximin dhe mendimin qe japin per ato krijime te thjeshta qe une i paraqes ne forum.Te uroj dhe ty kijimtari te mbare.Me respekt Rizai.

  10. #270
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Në se ju them

    Në se ju them i vojtur jam,
    Mos më besoni as një çikë,
    Në se tek floku thinja kam,
    Eshtë e vërtetë, pyetni miqtë.

    Në se ju them ndjehem i lumtur,
    Të gjithë t’a merrni të vërtetë,
    I zhytur thellë mbi varg i strukur,
    Sa gërmat prekin qiellin,retë.

    Aman në them se jam i ri,
    Dhe s’ju gënjej dhe ju gënjej.
    Një gjë e sigurt pa dredhi,
    Ç’far është e bukur e pëlqej.

    Aman në them jam i malluar,
    Për miqtë e shokët që i kam patur,
    Ua them me shpirt jam i vonuar,
    Në ëndrra eci këmbëzbathur.

Faqja 27 prej 67 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •