Close
Faqja 26 prej 67 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 665
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Heej, të rinj! (1)

    Pardje isha sa ju
    Tëpkë, në mos më i ri
    Sa them se ai jam un’
    Se shpirtin e kam si ai!

    Pardje ëndërroja si ju
    Tëpkë, në mos më mirë
    Dhe sot ëndërroj më shum’
    Se kam në shpirt rininë!

    Pardje do mbetet pardje
    Dhe unë bashkë me të, ai
    Po pse ende vazhdoj të ndjej
    Atë që ju jetoni tani?

    * * *

    Heej, të rinj! (2)

    Sa unë do jeni pasnesër
    Tëpkë, në mos më shumë
    Se mua ca borxhe më mbetën
    Nga koha kur borxhli s’isha unë!

    Si unë mos qofshi pasnesër
    Pasnesër mos qoftë pardje, as sot
    Mos paçi si unë borxh të vjetër
    Mos iksha pa e shlyer këtë borxh!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  2. #252
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ndoshta …..

    Diçka nuk po shkon me vjershat e mia,
    Dhimbje vetëm dhimbje,si s’na le rehat?!
    Aty më shkon mëndia,ndoshta nga mërzia,
    Ndoshta edhe dhimbia më ka zënur mat.

    Unë e kam kuptuar se ç’far është dhimbja,
    Ndaj e hedh në varg, që mos ta harroj.
    Kjo nuk do të thot që është vetëm imia
    Ka edhe të tjerë që unë i lëndoj.

    Diçka nuk po shkon me vjershat e mia
    Do t’ju lutem shumë mos mbani inat.
    Kjo dhimbje e thellë vjen nga fëmijëria,
    Kështu qe e thënë,s,kam faj që s’kam fat.

    Ndoshta pas ca vitesh unë do kem ndryshuar,
    Ndoshta edhe dhimbja ka ikur ca larg.
    Prandaj po ju them: në ndjenjat e mia,
    Dhimbja do jetojë,por jo në ç’do varg.

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Do na mjaftonte një ditë në maj,
    Një natë dhjetori do na dilte?
    Të shiheshim,
    Të qeshnim,
    Të shkriheshim në vaj.....
    Ta zgjidhnim nyjën...
    Që aq fort na lidhte?...

    Lexova sa munda...sa me lejon koha dhe shume te tjera... dhe keto rrjeshta me bene shume per vete! Shume te kendeshme. Vazhdoj t'ju ndjek me kenaqesi.
    Laguna Blu

  4. #254
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Shpirta Lexo Postimin
    Lexova sa munda...sa me lejon koha dhe shume te tjera... dhe keto rrjeshta me bene shume per vete! Shume te kendeshme. Vazhdoj t'ju ndjek me kenaqesi.
    Shpirta,faleminderit qe gjetet kohen dhe u moret me leximin e poezive te mia.Eshte kenaqesi per mua qe kini dhene opinionin tuaj.Me respekt rizai2008.

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pas mesnate në Tiranë...

    Padashur u futa në semafor me të kuq
    Dhe shpëtova mirë e bukur pa më shkelur
    Frenoi një bukuroshe e xhesti i shkoi huq
    Kur më tha “ku e mëndjen or plak tru pjerdhur?!”

    Ktheva kokën rrëmbimthi dhe embël i buzqesha
    “ E pse s’më shkele?!...” – i thashë, - “të shpëtoja!”
    Kafshoi buzën bukuroshia që rastësisht e ndesha
    “Uau! Si të shkel poetin, jallah m’u thaftë goja!...”

    Ja kështu qenka jeta, mbushur me semaforë
    As të na shkelin bukuroshet, s’e paskemi në dorë…

  6. #256
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetie Z.Doçi gjithmon rinor ngele ashtu siç i ka hije zemres se poetit.Ne vazhdim po hedh poezine me titull:

    Mos luaj me ndjenjat...

    Një dit Nëntori në Tiranë,
    Po ecia rrugës për në punë.
    Një vajzë e bukur si një zanë,
    Ma bën me sy,eja tek unë!

    Me flok të shkurtër,estravagante,
    Me syrin pish e mëndjen bosh.
    Nga pas i vinin dy jaranë,
    Kërkon me lajka të më josh.

    Un' s'jam i bukur thash me vete,
    Por moshë kam për dashuri.
    S'di ç'far kërkon ti moj lanete?!
    Bashkë me jaranët që ke ti!

    Vazhdova rrugën i menduar...
    Veten vendosa në faj!
    Ç'më di ti moj e uruar?
    Se mos jam ndo një budall!

    Vërtet kam ardhur nga provinca,
    Por jeta më ka bërë profet.
    Të lutem vajzë, mos luaj me ndjenjat,
    Se ke të bësh me një poet!.....

  7. #257
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kjo ndarje

    Kjo ndarje s'është e thjeshtë,
    Siç s'është i zakonshëm ky mërgim,
    siç mund të jetë një ditë e bukur në vjeshtë,
    që shirat e rrufetë,
    i fshijnë çdo kujtim....

    Unë s'e besoj ndarjen që sjell mërgimi.
    Pas shtegëtimit,
    dallëndyshet kthehen përsëri....
    Rron malli,pjellë e çdo kujtimi,
    te çerdhja që e ngrite Ti.

    Pa tjetër,mbas vitesh,diku larg,
    do të kujtohet si në pëllëmbë të dorës,
    dikur...dikush...,s'u lodh as pak...
    të këndonte për Ty,
    Si Homeri për Helenën e Trojës...

  8. #258
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po digjemi pak e nga pak,
    si lisat kur treten në zjarr e bëhen prush.
    Dashuria e heshtur,
    na hap plagë pa gjak...
    Mbjell dhimbje,
    që s'na i shëron askush...

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008!
    Me pelqeu shume vjerrsha e juaj "Mos luaj me ndjenjat!...". Ndaj po shkruaj diçka qe me ndodhi parmbreme. Mos me kritiko, por eshte e vertete kjo qe me ngjau. Sa mire ë? U beme te gjithe te njevlefshem. Ndaj them e shkruaj qe JENI NJE POET I VERTETE. URIME TE SINQERTA!

    Ore miq, pa më thoni ku qëndron sekreti!?
    Sa herë që dal i vetëm, udhëve të Tiranës
    Plot bukuroshe çuçurisin: - ky është ai poeti?
    Unë ec i shkujdesur buzë përroit të Lanës.

    Madje ndonjera syresh, me laps e me fletore
    Më ndal dhe më kërkon një firmë, një dedikim?..
    “Jam adhuruesia e juaj, me origjinë prej Vlore...”
    Nënshkruaj dhe buzëqesh me emrin tim Agim.

    “Ua professor më falni, nuk jeni Pandush Laço,
    më falni u ngatrrova, ju jeni Arben Duka!...”
    Besomëni qesh dhe qaj, taman si një palaço
    Është rritur çmimi i prasit, madje është rritur buka.

  10. #260
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Riza, jam duke te te lexuar. Me pelqen lirshmeria ne varg. Perzgjodha poezine e meposhtme. Eshte e çilter dhe e cenueshme. Me dha pershtypjen e nje metamorfoze te ndersjellte: nga flutur ne larve.


    Do largohem .

    Unë u fika,unë u treta,
    ndaj s'bëj zë.
    Kot kam rrojtur,andaj ika
    pa thënë gjë.

    Deti ngrirë e lumi turbull,
    nata pus.
    Lumturia shpresëhumbur
    ra në buzë.

    Do të iki,do largohem,
    pa dijeni.
    Kush më do,le të takohet
    që tani.

    Natës dimrit të pa hënë
    do lëviz,
    rrugë pa rrugë e nëpër mjegull
    jetën nis.

    S'dihet ku më nxjerr kjo rrugë
    pak e njohur,
    ndaj dhe hëna dyllon shumë
    malin e lodhur.

    Jeta paska qënë e rremë,
    veç lrgohem.
    Në Parajsënisem pa derte.
    Vallë,a do lumturohem?


    Muze te mbare,
    R.

Faqja 26 prej 67 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •