Për fidanët e gonxhet bëj kujdes,
të mos m'i prekin vemjet dhe thëllimi.
Sa rriten e çelin rroj me shpresë,
si një i pa gjumë,
që pret të vijë agimi...
Për fidanët e gonxhet bëj kujdes,
të mos m'i prekin vemjet dhe thëllimi.
Sa rriten e çelin rroj me shpresë,
si një i pa gjumë,
që pret të vijë agimi...
Riza i nderuar patrioti im, edhe pse e padukshme kam qene ne faqet e fundit te temave te tua, te bej me dije se i kam ndjekur vazhdimisht hap pas hapi vargjet e tua. te pershendes me disa vargje ne qe ia kushtova poezise sate te fundit. Nderime e respekte per ty dhe anetaret/poetet e nderuar qe marrin pjese ne temat e tua
Sorkadhja,
------------
Te vije agimi, te ngrihem te freskohem
vrapin ta mbaj ne gonxhe e fidane
me arom'n e tyre te mbulohem
kur te kene celur e mbushur dynjane.....
What goes around---comes around
Dëshpërim
Mbushur shpirti me maraze,
Brenga bredh si një çarosh.
Ti veç loz e ke shumë naze,
S’pyet për njeri në botë.
Për mbi faqet e të mjerit,
Loti shkruan dëshpërimin,
Veç kujtesa e mëngjezit
I hap rrugë gjith’ njerëzimit.
Mbi qerpik ku digjet lodhja,
Hëna lexon historinë.
Ty poet që të prek dhimbja,
Shkruaje bukur poezinë.
Rrukullisi nëpër male,
Ndjenjat që të kanë zaptuar.
Tek një lis që s i than fletët,
Lotët fshiji gjithmonë me duar..
Marrëzi .
I nderi qielli
Yjet e tij,
Në hapësirë.
Ti që rri strukur
Në një luginë,
S’po ndjehesh mirë!
Përpara yjeve
Hëna verdhake
Zërin e ngre.
As kush nga ju
S’ndriçon më mirë
Se nusia e re.
Britma rrënqethëse,
Tinguj kitare
Larg u dëgjuan.
Ata që mbi tok’
Yjet shikojnë
U dashuruan.
Marrëzi e plot
Kjo dashuri
Eh,sa pa fat.
Sa e pa mundur
Kjo mirësi
Rend dhe s’e kap.
I dashur Riza!
Gezohem pa mase kur vazhdon e shkruan kaq bukur!
Te uroj gjithe te mirat!
Jo me fjalë….
Pa zbardhur dita
Nis këndoj,këngë për dashurin’.
Tek lëndina ku qetohem
Sjell ndërmënd rinin’.
Shkul një lule tej e flak’
Vetes i lyp ndjes.
Afër gardhit një lofat’
Po qan me dënes.
Fat i keq, ti më tmerron
Loti yt i pjekur.
Zëri i ngjirrur,honet zgjon
Vjen mbi gardh i mekur.
Jo me fjal’,me ulërima
Gjith vëndi gumzhon.
S’ka më uj’ në begurima
Të lagi shpirtin ton.
Te pres me kenaqesi i dashur mik Riza!
Shumë i nderuari mik riza2008,
ndonse unë më rrallë po postoj tek FSh në temen, përkatësisht faqen time me temë "Isha, jam dhe do të jem", të them të drejten më tepër shkaku se sapo unë vendos një shkrim aty tek letërsia shqiptare, menjëherë pasojnë shkrime të ndryshme mbi këtë temë, kështuqë postimi i im nuk ka as 5 min kohë të mbetet i dukshëm për tu lexuar dhe komentuar, bilës për këtë edhe kam pas dhënë një sygjerim por asgjë prej tij.
Nejse, para së gjithash dua qe të përshëndes dhe falënderoj për gjithë atë që ke thënë e shkruar për mua ndërsa duke besuar se ke konsideraten dhe rrespektin, siq patjetër e kam edhe unë për ty, sot do të postoj për kënaqësinë tuaj mu tek faqja e juaj.
Shpresoj se kjo nuk do të jetë e padëshirueshme nga ana juaj.
PARAJSA LE TË PRES
Atdhe! Ooo i shtrenjti Atdhe!
Rashë, dhe prapë kisha për të rënë
qe të bëja më tepër për Ty.
Të kam at, mëmë, zot, fe ...,
ndjej se prapë borxh të kam
ndaj në parajsë nuk dua të hy.
Të kam at e mëmë
ndaj të thërras At-Mëmëdhe,
me gjak të lamë pëllëmbë për pëllëmbë
asgjë nuk ka më të shenjtë për ne.
Oooj e Madhja Kala
e të lashtës ILIRI !
Kush të copëtoi e la nën shkja,
Mal të Zi, Maqedoni, Greqi ...?!
Jezusa një ditë do të ringjallen
edhe martirët që u flijuan për Ty,
një ditë edhe gurët flakë do të kallën
që Ti të bëhesh prapë NJË SHQIPËRI.
Ooo burra burrash, o ju gra e fëmijë !
më thoni ju lutem, a ka gjë më të shenjtë
kur vdes shqiptari për At-Mëmëdheun e tij.
"Lehtë bëhesh pasha në nahi
por është vështirë të jesh njeri".
Krijoni Kontakt