Close
Faqja 20 prej 67 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 665
  1. #191
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Jo,s'korogjohet gabimi i vjetër...
    Por më keq është,
    kur bën një të ri...
    Mbi dërrasën e kalbur kalon një ketërr,
    luani që e ndjek,bie ne pusi.

  2. #192
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    -----Faleminderit per pjesmarrjen sistematike ne faqen time letrare dhe per poezite e bukura qe ke shkrojtur .Me respekt Rizai. ---


    Falemindeit ju qe na keni dhene kete mundesi qe te lexojme keto poezi shum te bukura ...
    e ndonjher ti hedhim edhe ne ca vargje ne kete faqe.

    Me shume repekt Warning!
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  3. #193
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mundohu të më urresh,
    S'e s'dëshpërohem,
    Kur vetveten e kënaqur do ta ndjesh.
    Para humnerave që gjëj nuk shqetsohem,
    Kush di të fluturojë,s'do ura si peshqesh...

    Mundohu të më gënjesh,
    Se je e lumtur...
    O det gëzimesh,fllad,valë e kaltërsi!
    Mundohu të më harrosh,
    Të fitosh kohën që ke humbur...
    Atë që s'e bëj dot unë,
    Bëje TI!

  4. #194
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pasuri s'kemi...
    Por ndajme kete dashuri!
    Pa xhelozi kush merr me shume....
    -Nga pjesa ime-te them-na ca dhe Ti!...
    Per pjesen tende me thua:
    -Kam me shume une!...

  5. #195
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Nata ty nuk te frigon se
    Ti nuk je Femije, te lutem
    shume o i dashur mike
    Frigoje shume vetmin.

    Vetmija e nje Nate vere
    Do me kishte shkatrruar
    Ne dhe e mbi te une i shkreti
    Parajsen do e kisha kerkuar.

    Vetmia eshte nje ferr
    Qe askush nuk e done
    po te morri me vete
    nuk te le deri sa te shkatrron
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  6. #196
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Rrezja

    Sa keq më vjen,
    Kur të shoh si vuan...
    E lodhur çan rrugën për mes resh,
    Nga dobësia jote të vish tek unë druan...
    Eja unë të pres...
    Si do që te jesh!

  7. #197
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Në se më pyesni ç'është ikja,
    Do t'ju flas për lotin e tim eti.
    Që ditët numuron si tespije,
    Për bijtë e shpërndarë si zogjtë pas një krisme.

    Në se më pyesni ç'është ikja,
    Do t'ju flas për një derë të kyçur,
    Që s'do t'ma njohë trokitjen e lehtë,
    Për ëndrrat e mbetura në shtëpinë e boshatisur.

    Në se do të më pyesni prapë ç'është ikja,
    Do t'ju flas për qënin që këputi zinxhirin.
    Gomat e makinës kërkon t'i kafshojë
    Dhe nuk i bindet as një zëri.

  8. #198
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dhe pse i lodhur,prap s'dorzohem,
    Çdo çast mendoj për poezi.
    I rreshtoj vargjet,nis e kthjellohem,
    Prap s'gjëj rehat,s'e di - çudi!

    Vargjet më duken krejt të kota,
    Me laps i prish me një të rënë.
    U kthehem prap,çuditet bota,
    Ndryshe më duken,çohem në këmbë.

    Një çast më duket poet me emër,
    Mburrem, krekosem si një gjel.
    Shëtis gjith botën,veçse në ëndërr,
    Zgjohem pa pritur,kthyer dembel.

    Po kush më lodhi më sfiliti?
    ...Ende nuk po e marr vesh...
    Vargu i natës rrugën ndriti.
    Poezia buzëqesh.......

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mire se te kapa mik Riza!
    Vazhdoj te te ndjek hap pas hapi pa u merakosur se mund te thuash se pse me ndjek ky.
    Te uroj krijimtari te bollshme dhe besoj se ke mjaft.
    Me respekt
    Besua

  10. #200
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Beso! Te gjithe e ndjekim njeri tjetrin.Nuk mund te ndodhe qe dikush te kete nxjerre nje diçka te re dhe mos ta lexoj,panvarsisht se nuk u dergon te gjithve pershtypje per çdo poezi.Poezite e tua i kam lexuar qe te gjitha si dhe te gjith poetve qe kan nxjerre temat ne faqen e poezive.Te falenderoj per gjithçka dhe te uroj shendet e krijimtari te vazhdueshme.Me respekt Rizai.

Faqja 20 prej 67 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •