Close
Faqja 18 prej 67 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 665
  1. #171
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ******

    Me vdekjen takohem
    çdo ditë në rrugë.
    Se di!
    Më ndjek ajo
    apo e ndjek unë?!

  2. #172
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ç'u plekse kështu me mua
    Si pjergulla pas lisit te vjeter.
    As ti s'shqitesh,
    As unë s'dua,
    Të provoj kalorës tjetër....

  3. #173
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Një shpresë

    Askush s'më thotë:"Kthehu në shtëpi"
    dhe kur nata plloçat ka mbuluar.
    Shëtit i heshtur në vetmi,
    torturat veten në qiell kanë dërguar.

    Mbrëmja më gostit me lodhje
    në pa fundësinë e heshtjes sime;
    një rreze mëngjesit ia marr për dore,
    zgjoj kujtesën për shtegëtime.

    Askush s'më përshëndet sa dal nga shtëpia,
    veten përshëndes dhe cigaren ndez.
    Rrugën nis atje ku më pret vetmia,
    mes yllësive kërkoj një shpresë

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Eh...Ti...Ti!
    Edhe kur hesht
    Më trondit,porsi stuhi!
    Tronditu mik, tronditu, tronditja e dashurisë, është tronditja më e këndshme...

  5. #175
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Koka më mbetet mbrapa

    Nisem rrugës i menduar,
    Për të qarë,për të vajtuar.
    Rrugë e gjatë më lodh shumë,
    Rrugë halli,s'flë dot gjumë.

    Kam ca ditë që jam vonuar,
    Syri liqen i lotuar,
    Se mos varri ka ndryshuar,
    Vij vërdall për ta takuar.

    Rrugës mëndja ku s'më vete,
    Kujtoj hallin qaj me derte.
    Prap gënjehet mëndje shkretë:
    Nuk ke vdekur,jo Zhanetë!

    Zbres në Durrës si i trëmbur,
    I mërzitur,zemërdhembshur.
    Po tani ku do shkoj unë?
    Në varreza kam një punë.

    Duart i mbush me karafila,
    T'ia jap motrës t'u mbajë erë.
    Unë erën i marr dheut,
    Ta mbaj mend,të vij përherë.

    Sa hedh këmbët në varreza,
    Sytë shkrepin retë e zeza,
    Ikën mëndja ,turbullohet...
    Ku është varri,mos gabohem?

    Varri dallon nga të gjithë,
    Një lëndinë plot me lule.
    Flutura në ballë të varrit
    Ndrin si dielli i beharit.

    Buzëqeshur,krahëhapur,
    Ngjitur te pllakë e mermerit,
    Bëj të flas,por nuk flas dot,
    Sytë e zez rrëke me lot.

    Varrit i vij rreth e rrotull...
    T'ia dëgjoja paksa zënë.
    Mos çudi,vërtet ka ndodhur
    E më çohet shpejt në këmbë!

    E vë dorën përmbi varr
    Mos i ndjej rrahjet e zemrës;
    Shpresoj që ta gjëj të gjallë,
    Siç e pashë mbrëmë në ëndërr.

    I them motrës dy-tri fjalë;
    Jemi zhur për të të parë,
    I ndes një qiri tek koka,
    Të ketë dritë si gjithë bota.

    Largohem me mall nga varri
    Sy e zemër pikëlluar.
    Koka prap më mbetet mbrapa,
    Mos harroj pllakën e shkruar.

  6. #176
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ç'u plekse kështu me mua
    Si pjergulla pas lisit te vjeter.
    As ti s'shqitesh,
    As unë s'dua,
    Të provoj kalorës tjetër....


    Sa e bukur!

    Me thene te drejten nuk e di si i paskam anashkaluar poezite e tua me pare, por kerkoj ndjese ...jo qellimisht!
    Suksese dhe frymezimi mos t´u ndalte, or mik!

    Pershendetje
    P.Alma

  7. #177
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga *PaLmA* Lexo Postimin
    Sa e bukur!

    Me thene te drejten nuk e di si i paskam anashkaluar poezite e tua me pare, por kerkoj ndjese ...jo qellimisht!
    Suksese dhe frymezimi mos t´u ndalte, or mik!

    Pershendetje
    P.Alma
    *PaLmA* faleminderit qe erdhe ne faqen time letrare.Eshte kenaqesia ime per çfar ke shkruajtur per poezite e mia.Ndersa per ndjesen qe kerkon eshte nje fenomen i dyanshem dhe qe ndodh jo qellimisht.Me kenaqesi do futem ne temat e tua dhe do krijojme lidhjet tona letrare.Me respekt Riza Çato

  8. #178
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Nuk i trembem nates
    Nata u tremb nga une
    Athua qe lotova
    Dhe leshova zerin shum?

    Mos u tremb moj e bekuar
    Nuk munda ta ndali
    Zerin qe me doli nga shpirti
    Athua ishte i trishtuar?

    P.s Poezi te mrekullueshme i nderuar!u lumt!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Po qaj une, me mua qan dhe qielli
    Valle nga lotet tane po meshihet dielli
    Ne zemrat e njerezve kaq shume ftohtesi
    Ne mungesen e dashurise per mua dhe per TY!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Nëse jo i paarritshëm, je i shkëlqyer

    Me shumë rrespekt për ty riza2008 ,

    edhe unë shoqëroj Almen për ate se jo qëllimisht paska anashkaluar poezitë e tuaja.
    Kështu ndodhë edhe me mua dhe më dhimbset rasti që më heret nuk të kam lexuar.
    Të uroj shumë sukes dhe nga Ti, me arsye, shumë pres.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

Faqja 18 prej 67 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •