Close
Faqja 11 prej 67 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 665
  1. #101
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Prape do te te dua

    Nese ndonje marrezi ke bere-Me thuaj,
    me mire tani se me vone!
    Cfare do qe te ndodhi, une prape te dua
    megjithese tradhetia rendon.

    Nese vertet ke bere
    dhe mundohesh ate ta fshehesh, ta maskosh,
    me shume me turp do mbulohesh,
    kete perhere ta kujtosh!

    Se syte dhe frymemarrja- flasin,
    dhe pse ze s'nxjerrin vertet,
    deshmine fare mire e japin,
    -me te sinqerte, s'mund te kete.


    (qershor '97)
    What goes around---comes around

  2. #102
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ku …

    Ku të ulem mbi një gur,
    Ku të ulem mbi një trung.
    Ku të pi ujë nga gurra,
    Ku të shkel e të mos humb!

    Ku të ulem mbi një ledh,
    Ku të shtrihem mbi një pllajë,
    Ku të loz e ku të bredh,
    Ku të qesh e të mbledh çaj.

    Ku ta gjej vendlindjen time,
    Shtëpinë ngritur mbi një breg,
    Ku t’i gjej ato burime,
    Ku të çlodhem tek një shteg,

  3. #103
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ku …

    Ku të ulem mbi një gur,
    Ku të ulem mbi një trung.
    Ku të pi ujë nga gurra,
    Ku të shkel e të mos humb!

    ,

    Guri gdhendur ka dy emra
    trungu eshte i prere ne mes
    rruga eshte zene per tek gurra
    prandaj larg une rri e mbes
    What goes around---comes around

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Shqipëri Nëna me derte
    Je në zemër dhe në këngë.
    Mendja veç te tik më vete
    Më ke bir e të kam nënë.

  5. #105
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit z.Agim. Eshte kenaqesi qe vizitove faqen time me poezi.Ti je nje poet i mbrekullueshem dhe une i lexoj dhe i rilexoj disa here poezite e tua aty gjej çlodhjen.Uroj qe te mos ndalet per as nje cast krijimtaria jote.Respekte.

  6. #106
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    """''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''

    Ky planet që na ka mbledhur,
    paska qënë i djallëzuar.
    Pabesinë,në flori,derdhur
    dhe kufij të dëshpëruar.

    Nga vampirët e pa shpirtë,
    tronditet e gjith dyniaja.
    Veç poetët mëndje dritë
    S'kanë frikë as nga murtaja.

    Pershendes te gjithe poetet e forumit me kete poezi te thjeshte,per kurajon qytetare qe kane qe me vargjet e tyre te shkruajtura bejin apel per problemet qe ka sot shoqeria ne pergjithesi.Te gjithve shendet e mbaresi ne jete.Me respekt Rizai.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    riza2008

    te pershendes me vargjet e meposhteme

    DITA DHE NATA....

    Dita e sotme sapo u zgjua
    e kishte kokën gunga gunga!
    Nata e mbramëshme e rrahu
    me shkelma, me pështyma dhe me grushta!

    Nuk e di pse u sherrosën Dita dhe Nata
    ndoshta nga që njera zezon e tjetra është e bardhë...
    Unë asnjerës sinqerisht faj nuk i pata!
    Se Netëve vargëzoj... Ditëve hiqem zvarrë!

  8. #108
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit Z.Agim per pershendetjen qe me beni me ate poezi te bukur.jeni i mbrekullueshem,njeri me temperament teper aktiv,potet si ty s'njofin moshe.Dua te te pershendes dhe une me kete krijim te castit .

    Dhe bir mbreti po qe se isha,
    mendimin ndryshe prap do ta kisha.
    Kush mban ne shpirt emrin poet,
    Eshte shpirt rrebel dhe s'thyhet lehte.

    Pena e poetit shkruan me zemer,
    s'pyet per mbret,per djall a engjell.
    As njehere s'pajtohet me tradhetine,
    tek pena e poetit, filiza mbijne.

    Mu kujtua ai "revoltimi" yt(dhe ishte me te drejt) per ate tekst teper te mire dhe kompozim teper dinjitoz kenduar nga A.Shaini ne festival qe zuri vendin e pare dhe Shqiperia do per faqsohej per here te pare ne eurovizion.Festivali behej ne Turqi,dalja jote ne skene dhe urimi per fitoren u shoqerua dhe me ate thenien e goditur:S'pranon katolik Turqia nje thenie qe ka nen kuptimet e veta,por duhej thene atje ku kishte dale.Prandaj poetet si puna jote mund ti quaj poete "rrebel"..Ndoshta u zgjata pak por e kam per respektin tuaj qe e meritoni plotesish dhe e keni krijuar me punen dhe mendjen tende.Agim jeni poet i madh.Respekte te vecanta Rizai

  9. #109
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ndoshta nesër

    E lagësht nata,erë e stuhi,
    lumenjtë të fryrë dalin nga shtrati.
    Vetmuar në dhomën time rri,
    gëlltis mërzinë nga inati.

    Trishtim po ndjej në errësirë
    dhe qerpikun zorshëm mbyll,
    ndoshta nesër, me të gdhirë,
    agimin do ndriçojë një yll.

    Në të nesërmen e shumëpritur,
    ndoshta del një yll i artë,
    se kjo natë më ka cfilitur,
    larg e tutje nga kjo natë.

  10. #110
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Ftohtë

    Kur shkoj qe te shtrihem
    shtrati eshte i ftohte...


    Ne gjume perpelitem,
    sa s'bie pertoke,,


    Gjoksin tend perpiqem
    qe ta gjej te ngrohte

    Sa e akullt qenka
    O Zot gjith' kjo bote......


    (Oct. 2002)
    What goes around---comes around

Faqja 11 prej 67 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •