Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Postime
    4

    «Mikenet = Pellazget» Liber Qe Emancipon Shkencen Historike Ballkanike Dhe Europiane

    Nje nga figurat me te medha si strateg dhe burre shteti, te Frances por edhe te historise europiane, Napoleon Bonaparti ka thene « E verteta historike sigurisht nuk do te jete ajo qe ka ndodhur ne vend, por vetem ajo qe do te tregohet ».
    Simbas percaktimit te Wikipedias (Enciklopedise elektronike) Historija, perben shkencen qe merret me ate qe eshte e shkruar dhe historiani duhet te punoje me arkivat.
    Ne rast se historija e shkruar nder kohe, nuk eshte ajo qe ka ndodhur ne te vertete, a mund ta quajme ate « shkence » dhe mund t’i atribojme asaj rolin e « mesuesit » per te tashmen dhe te ardhmen ?
    Sa qendron ky pohim i Napoleon Bonapartit dhe a mund te zbulojme «te verteten historike» per periudha shume te largeta nga koha qe po jetojme?
    Njeriu (shkruesi), qe eshte deshimtar i nje ngjarjeje, do ta pasqyroje ate, ne varesi te njohurive qe ka per te, te bindjeve politike, te « diktatit » per ta pasquruar ne ate menyre apo nevojave te çastit, te formimit te tij kulturor dhe shume aresyjeve te tjera. Ky eshte nje fakt qe sot pranohet nga te gjithe.
    Ja perse strategu francez kishte te drejte per shkruesit dhe komentuesit e ngjarjeve, veprat e te cileve sot mbushin Arkivat.
    Nje shembull i diteve tona te shkrimit « te ndikuar » te Historise, eshte pasqyrimi i luftes se popullit shqiptar kunder okupatorit italian gjate viteve 1939-41. Nga historija jone eshte emertuar si nje lufte e pergjakshme antifashiste (fakt i deshmuar katerciperisht), nderkohe nga ana e historianeve greke eshte emertuar si nje bashkepunim me fashizmin italian. Per rrjedhoje prej 65 vjetesh kemi « peshqesh » Ligjin e luftes.
    Por perkufizimi qe e gjejme gjithashtu ne Wikipedi (enciklopedine elektronike) se « Historija e vertete nuk i perket asnje kohe dhe asnje vendi » percakton sakte se « ajo mund te rishikohet ne çdo kohe dhe nga studiues te çdo vendi », pra nevojen e perhereshme te historianeve per te shfrytezuar jo «vetem arkivat »(metod tashme e vjeteruar) por edhe shume shkenca dhe metoda te tjera qe « te ndajne shapin nga sheqeri » ne pasqyrimin e ngjarjeve ne dokumentet e shkruara, dhe domosdoshmerine e debatit per te garantuar asnjanesine dhe vertetesine e studimeve te tyre.

    Pikerisht kete detyre ka marre persiper historiani Arif Mati ne vepren e dyte madhore « Mikenet = Pellazget » qe ka dale ne tregun e botimeve shqiptare.
    E gjithe vepra ndertohet pikerisht mbi bazen e debatit me ate qe na ka ardhur e shkruar mbi lashtesine ballkanike dhe me gjere, ku vend qendror ze gjuha dhe populli shqiptar qe jeton brenda dhe jashte kufijve shteteror.

    Problemet e debatit te trajtuara ne liber , per historine e lashte te rajonit ballkano-egjeas, jane te shumta. Ne menyre figurative mund t’i krahasojme me efektin domino d.m.th. Per shkak te nje percaktimi te hamendsuar te kohes se zhvillimit te Luftes se Trojes,( Herodotit e vendos me 1250 p.k. dhe Eratoteni me1193-1083p.k.) « ka patur nje vijemesi gabimesh, çoroditjesh dhe pistash te gabuara . Sepse e gjithe bota eshte bazuar ne ekzistencen reale te kesaj lufte…Kesisoj historija e Greqise, ne menyre artificiale, eshte ngjitur sa me lart qe ka qene e mundur » (f.553A.M.)
    Si dokument i pare historik njihet pikerisht shkrimi i poemave te Homerit “Zemrimi i Akilit” i mbiquajtur ne shk.VIII p.k.“Iliada” dhe me vone, “Udhetimi i Uliksit” apo “Odisea”. .Logografet, poetet epike, rapsodet, per te kenaqur degjuesit e tyre bashkohor ne vendin qe me vone u quajt Greqi, risajuan legjendat e lashtesise duke futur perendi dhe ngjarje, keshtu « do te shpikin te kaluaren e tyre lokale. Pak nga pak, historija e lashte filloj pak a shume te shtremberohej nen ndikimin e paragjykimeve politike” (f.554 A.M.)
    Vete thenia e Tuqididit ( historiani i shk.V p.k..) “kush nuk interesohet per politiken nuk konsiderohet si nje njeri paqesor, por nje qenje e padobishme…” deshmon ndikimin e politikes mbi te, ne trajtimin e ngjarjeve historike. (f.10 Albumi “Monumentet e medha. Greqija” 1974 A. D’Agostino, G.Seferis)
    Dukurija “e riformimit” te lashtesise per qellime politike, u pasqyrua edhe ne nderfutjen e figurave te perendive te mevonshme tek skulpturat e perendive te lashta, ne objektet e kultit dhe ndertimet e shk;VIII p.k. e me vone (Greqi dhe kolonite e saj).

    Ne studimin e tij, historiani Arif Mati zbulon fakte te pohuara nga autoret antik por te papermendura nga historiografija e sotme, si p.sh. se Homeri nuk i permend dhe as i njeh Helenet, Jonianet dhe Dorianet (te konsideruar paraardhesit e grekeve) . Per rrjedhoje lufta e pershkruar prej tij nuk mund te qe lufte greko-trojane, por lufte midis fiseve “te nje gjinie” pellazge, me te njejten gjuhe dhe zakone.
    Hekate i Miletit, Herodoti, Helanikos i Mitilenit apo Tuqiditi kane pohuar se banoret e pare te asaj qe me vone u quajt Greqi, perpara mbritjes se grekeve, ishin Pellazget. Pra nuk behet fjale per popullsi helene apo greke autoktone por - te ardhur. E gjithe Greqija quhej Pellazgji.
    Po nga erdhen ata qe me vone u emertuan helene (grek-nga romaket) dhe cilet ishin zoterit e vendit qe gjeten ?
    Sipas Herodotit dhe autoreve te tjere antik, por edhe sipas “nje teksti biblik (I Makabe 12/19-23), prijesit doriane ishin me zanafille egjiptiane. Ata jane zanafilla e Heleneve te vertete” (f.557 A.M.) Ne Bibel eshte saktesuar perkatesija e mbreterve doriane (Spartane) ndaj etnise se Hebrejve (f.570 po aty) Vete prijesit Doriane ,shprehehin per veten e tyre, se ishin me zanafille semito-egjyptjane.
    Keta prijes te huaj, ishin nje pakice qe sunduan shumicen e popullsise pellazge vendese. Mbreti Agis IV (nga sunduesit e pare te huaj te Spartes) pohonte se ne Sparte kishte tre Pereke (popull i trungut ilir) per nje Spartan !
    Ne liber deshmohet se, kolonite e para ne Ballkan dhe pellgun e Mesdheut, qene ato fenikase, nje popull i shquar ne lashtesi per detari dhe tregeti.
    Per hire te mbulimit te ketyre fakteve historike, “u varrosen” pararendesit e qytetrimit europian, Pellazget, popullsia me e madhe ne numer mbas indjaneve, sipas Herodotit.
    Ne kete veper qe meriton te quhet “Enciklopedija e popullsive te lashta Ballkano-Egjease e me gjere”, krahas popullsise se mirfillt pellazge si Thrako-Iliret, Frigjanet, Etrusket, Filistinet, etj. autori trajton edhe popuj te te njejtit trung si Iberet, Hititet, Kelete, Galet, Gjermanet .
    Nuk kane mbetur jashte objektit te studimit edhe popuj jo pellazge, por historija e te cileve u lidh ngusht me ta nepermjet pushtimeve, lidhjve apo ndikimeve te ndryshme si p.sh. Fenikasit etj.
    Ne dallim nga vepra e pare e historianit Arif Matit “Shqiperija, Odisea e nje populli parahelen”, ne vepren e dyte, ne qender te studimit eshte historija e popujve te te gjithe hapsires Egjeo-Ballkanase. Megjithate, popullsia shqiptare dhe gjuha e saj, perbejne boshtin e referimit ne shtjellimin e shume « sekreteve » te lashtesise. Aresyeja eshte, se shqiptaret jane pasardhesit direkt dhe trashegimtare te gjuhes se Pellazgeve, banoreve te pare te ketyre trevave, qe historiografija e sotme njezeri i ka quajtur “te zhdukur”.
    Shqiptaret, qe perdorin gjuhen shqipe, ne thelb te pandryshuar te stergjysherve te tyre, jetojne qe prej koherave “qe s’mbahen mend” ne trevat e te pareve .
    Gjuha shqipe, kjo pasuri boterore, “arrin te shpjegoje nje numer te madh fjalesh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj.” (f.559 A.M.)
    Po fale gjuhes shqipe shpjegohen emerat e mitollogjise, emertimet gjeografike te lashtesise etj.
    Mosnjohja dhe mos studimi i historise dhe gjuhes se shqiptareve, eshte aresyeja kryesore e problemeve te pazgjidhura dhe ngecjeve te shkences se historise se lashte dhe gjuhesise europiane dhe asaj boterore.
    “E gjithe Europa, per dy qytetrimet e saj me te shquara, i detyrohet popujve te trungut pellazg: qytetrimi grek nepermjet Pellazgeve dhe qytetrimi romak nepermjet Etruskeve, nje popull tjeter qe ka dale nga i njejti trung etnik…historini çifut (Flavius Jozefi, bashkekohes i epokes se Jezus Krishtit), per kulturen helene ne librin e tij “Kunder Apionit” thoshte: gjithshka te greket eshte e vone dhe mbi te gjitha shkrimi .” (f.562, f.575 A.M.)
    Trevat shqiptare ku banonin thrako-iliret qe historiografija e sotme i quan popullsi te prapambetura ne krahasim me “qytetrimin greko-romak”, me anen e mbetjeve arkeologjike, paleolitike, neolitike, parahistorike dhe antike, zbulojne nje nivel te larte zhvillimi te krahasuesheme me ate te epokes se mbiquajtur mikene. Deshmi te shumta te ketij zhvillimi i gjejme te pasqyruara ne librin “Mikenet = Pellazget”.
    Herodoti (shk.e V p.k.) : « Helenet mesuan nga pellazget artin e punimit te bronxit, ndertimin e qyteteve dhe fortifikimit » (f.340 DH P)
    Krahas sjelljes se fakteve te panjohura mbi historine e lashte ballkanike dhe popullsive pellazgo-thrako-ilire dhe rolit te tyre dhe te shume popullsive te tjera te lahtesise, libri i historianit Arif Mati ka vlere edhe per gjuhen e kuptueshme per lexuesin, me te cilen eshte shkruar .
    Me gjithe trajtimin e nje materiali te madh historik, shpesh ne disa variante (legjenda dhe autore te ndryshem per te njejtin problem), thjeshtesija bindese e shprehjes, perseritjet e pohimeve te provuara me pare, qendrimi jo kurrizulur perpara « shkences boterore », te udheheqin per te kuptuar « te verteten historike ».
    Duke treguar mangesite kronollogjike (vijushmerise kohre) ne historine parahelene (jane mohuar shekuj te tere), si dhe rrugen e gabuar te ndjekur nga ana e historianeve ne pasqyrimin e ngjarjeve (nuk eshte pare lidhja midis popujve dhe marre parasysh gjuha shqipe-gjuha e vetme pellazge ne ditet tona), autori na pais, me nje « metode vleresimi » per çdo liber tjeter historik te lashtesise te autoreve te ndryshem.
    Prologu, Parathenia, Epilogu dhe Perfundime-t ndihmojne ne nenvizimin e problemeve te shtruara nga autori dhe perfundimeve te aritura, duke lehtesuar per lexuesin « pertypjen » e nje studimi mbi periudha te gjata kohore e me mangesi te medha te te dhenave. Librin e shoqeron edhe nje sqarues te fjaleve « te lashtesise » si dhe lista e autoreve te shfrytezuar, qe e bejne kete veper, nje studim me vlera te mirfillta shkencore.

    Nje nga mesimet e rendesishme, qe lexuesi perfiton nga libri « Mikenet = Pellazget » eshte qendrimi qe duhet te kemi ne jete : si njerez dhe si profesionist
    Koha e gjate e kaluar ne izolim, ne periudhen « enveriane », ka mbjelle ndjenjen e inferioritetit dhe pranimit te çdo pohimi te « shkences historike perendimore ».
    A duhet te pranojme symbyllur çdo pohim te « studiuesve te huaj » qofshin edhe nga shtete te medha apo autoreve te lashtesise, pa debatuar dhe pa dhene edhe ne argumentet tona ?
    A nuk eshte vete shkenca historike boterore qe ka pohuar mbi manipulimet dhe qendrimet e ndikuara te historianeve ? Dihet se qe ne shekullin 17, ka lindur « Kritika Historike ».

    Historikisht nje nga vleresimet kryesore per shqiptaret, te bera nga te huajt, ka qene qendrimi i tyre i pavarur, besimi dhe kembengulja per te mbrojtur « te verteten e tyre ».
    Rilindasit pavarsisht se trevat shqiptare ishin prej peseqind vjetesh te pushtuara nga okupatoret osman, pavarisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes qe sundonte ne vend, pavarsisht se ishim vendi me i panjohur ne Europe dhe ne Bote, ne shkrimet, studimet dhe fjalet e tyre, kane pohuar bindshem per origjinen pellazge dhe vleren e gjuhes « me te lashte »shqipe te popullit tone.
    Ata ishin krenare per historine e lavdishme te te pareve dhe te ndergjegjshem per rolin e rendesishem qe kishte luajtur populli shqiptar ne historine dhe kulturen ballkanike, ate europiane e me gjere.
    Megjithese te rinjte e sotem e njohin periudhen “socialiste”vetem nga tregimet, atyre vahdohet t’iu ngulitet ne ndergjegje dhe karakter, qendrimi “inferior” ndaj gjithshkaje qe na vjen nga “te huajt”e sidomos kur jane perfshire edhe interesat politike te tyre.
    Ne tekstet tona historike Zeusi dodonas dhe pellazg , Athinaja, Artemisi dhe shume perendi pellazge, jepen si greke « te cileve Iliret ju veshen atribute vendese», se « gjuha shqipe nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter » dhe ku nuk guxohet as te permendet origjina e saj pellazge dhe roli i saj ne shkencen e gjuhesise.
    Ne librat e historise te shkollave tona nuk do te gjejme jo vetem « te vertetat historike » mbi ngjarjet, te pohuara nga studiues shqiptare e te huaj, po as ato qe kane pohuar edhe historianet e lashte, se Ballkani popullohej nga popullsi autoktone pellazge te perbera nga fise te shumte dhe se greket, qe mbriten shume me vone , perftuan nga kjo popullsi ne fe, kulture, gjuhe, ndertim etj. dhe formuan ate qe sot quhet Greqi.
    Kush eshte shkaku i kesaj dukurije te pazakonte per çdo shtet europian ? Nuk eshte veshtire te verehet, se shkaku i vetem qe ne tekstet tona historike mohoen “te vertetat historike”, eshte diktati politik, qe ne periudhen demokratike me shume se kurre, ushtron trysnine e tij mbi formimin e brezit te ri.
    Ky diktat, ndihet jo vetem ne tekstet e historise se shkollave, por edhe ne ato te Institucioneve studimore historike, arkeologjike dhe gjuhesore dhe Akademise sone.
    Ne materialin qe i kushtohet Historise, si nje shkence studimore, ne Enciklopedine Wikipedia gjejme nje percaktim te tille:” Perfundimet e studimeve historiografike jane ne zanafille te ndryshimeve metodike”.
    Le te shpresojme se libri “Mikenet = Pellazget” i historianit Arif Mati, ne vazhden e botimeve te meparshme te tij dhe autoreve te tjere shqiptare si Dh. Pilika, N. Vlora-Falaski, Xh. Katapano, Z. Majani, N. Stillo, A. Kola, E. Kocaqi, P.Zhei etj dhe te shume studiuesve te huaj, do te ndikojne ne ndryshimin e metodollogjise se studimeve historike dhe gjuhesore te “shkences zyrtare” shqiptare dhe te shkeputjes nga “inferioriteti” dhe “nenshtrimi” ndaj “asaj te pranuar nga te gjithe” dhe diktatit te interesave politike te dites.

    Fatbardha Demi
    29.04.2008

    A.M. – Arif Mati « Mikenet = Pellazget »

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Shum me interes dhe mjaftë të vërteta të mohuara deri më sotë.Konstatova dy gjëra të vërteta për të cilat më kishin lindur dyshime gjatë leximeve të mia.
    1-Homeri (I Miri,sepse është një emër i përshtatur në greqishtë O-Miros,dhe që është përkthyer gabim në shqip sepse ai ishte një shipfolës)në veprën e tij Iliada nuk përmënd asnjëherë fjalën- Grek,apo -Helen,por fletë për -Athinasit.
    2-Odisea nga Iliada ka një diferencë të madhe prej 150 vjetësh,pastaj njihet se të dyja këto vepra i pruri Pisistrati në gjuhën Greke.Kur themi se;U përkthyen nga Pisistrati do të thotë se ishin në një gjjuhë tjetër, e cila ishte Ilirishtja.
    3-Që lufta e Trojës ishte luftë brënda të njëjtit fis,kjo duket konkretishtë në dialogun midis Akilit dhe Priamit,kur mbreti Akil i fletë edhe kufomës së Hektorit të vrarë e të zvarritu keqas nga Ai.
    Kaq desha të theksoja.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nuk eshte e veshtire te besh barazimin Mikenas- Pellazge, e veshtire eshte ta vertetosh kete barazim. A e ka lexuar kush te na jape ndonje permbledhje te fakteve ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Onomastikë - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shën Albani në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •