Gjykimet e abdesit

Allahu i Madhėruar thotė: “O ju tė cilėt keni besuar! Nėse ēoheni tė faleni (namazin), atėherė lani fytyrat tuaja, duart tuaja deri nė bėrryla, fshini (me duar tė lagura) kokat tuaja dhe (lani) kėmbėt tuaja deri te nyjet...”
Ky ajet dėshmon se abdesi ėshtė i detyrueshėm pėr atė qė do tė falė namazin, gjithashtu tregon se cilat gjymtyrė duhen larė, duke vendosur edhe kufijtė e kėsaj larjeje. Nė mėnyrė mė tė plotė, abdesin me fjalė dhe vepra e ka treguar Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).
Dije – o musliman – se abdesi ka kushte, farze (pjesė tė detyrueshme) dhe sunete (pjesė tė padetyrueshme). Pra, kushtet dhe farzet duhen plotėsuar sa tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė ai tė jetė i saktė, ndėrsa sunetet janė plotėsuese, tė cilat shtojnė shpėrblimin dhe lėnia e tyre nuk ndikon nė saktėsinė e tij.
Kushtet e abdesit janė tetė:
1- Islami, 2- mendja, 3- mosha e pjekurisė, 4- nijeti (qėllimi)
Katėr kushtet e para janė pėr atė qė e merr abdesin, pra s’duhet tė jetė jobesimtar, i ēmendur, fėmijė i parritur dhe as ndonjė qė lahet duke mos e pasur qėllim abdesin, por thjesht pėr tė hequr papastėrtitė ose pėr t’u freskuar.
5- Uji tė jetė i pastėr (siē u shpjegua nė kapitullin e ujėrave).
6- Uji tė jetė i lejuar, sepse nėse ėshtė i grabitur, i vjedhur etj., abdesi nuk ėshtė i saktė, pra s’vlen.
7- Ėshtė kusht qė abdesi tė merret kur njeriu tė jetė pastruar mirė pas kryerjes sė nevojave vetjake natyrale (siē u shpjegua nė kapitullin pėrkatės).
8- Ėshtė kusht gjithashtu heqja e ēdo gjėje qė mund tė pengojė depėrtimin e ujit nė lėkurė. Kėshtu, duhet hequr nga gjymtyrėt qė i prek abdesi ēdo gjė e tillė, si: balta, brumi, dylli, boja, etj., nė mėnyrė qė uji tė rrėshqasė drejtpėrdrejt nė lėkurė.

Farzet e abdesit (gjymtyrėt) janė gjashtė:
1- Larja e fytyrės nė mėnyrė tė plotė, duke pėrfshirė gargarėn e gojės dhe pastrimin me ujė tė hundės (edhe pėrbrenda). Prandaj, nėse e lan fytyrėn dhe harron njėrėn nga kėto tė dyja, namazi nuk ėshtė i saktė, pra nuk vlen, sepse goja dhe hunda janė pjesė e fytyrės dhe Allahu i Madhėruar thotė: “Atėherė lani fytyrat tuaja...” dhe kjo pėrfshin tėrė fytyrėn, kėshtu, ai qė nuk e lan tė tėrė atė, nuk i ėshtė bindur urdhrit tė Allahut. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) lante gojėn me gargarė dhe e pastronte hundėn me ujė, si jashtė, ashtu edhe brenda.
2- Larja e duarve bashkė me bėrrylat. Allahu i Madhėruar thotė: “...dhe lani duart deri nė bėrryla...”, d.m.th.me gjithė bėrrylat, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e hidhte ujin mbi bėrryla.
3- Fshirja e tė gjithė kokės (me duar tė lagura), duke pėrfshirė edhe veshėt. Allahu i Madhėruar thotė: “...fshini (me duar tė lagura) kokat tuaja...” dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ka komentuar duke thėnė: “Veshėt janė pjesė e kokės.”, kėshtu qė fshirja e njė pjese tė saj nuk mjafton.
4- Larja e kėmbėve bashkė me nyjet (kaviljet, zogjtė e kėmbės). Allahu i Madhėruar thotė: “...dhe lani kėmbėt tuaja deri te nyjet...”, d.m.th. bashkė me to. Hadithe tė shumta gjithashtu tregojnė se nyjet futen nė larje.
5- Renditja. Kjo do tė thotė qė gjymtyrėt duhet tė lahen sipas rendit tė pėrmendur nė Kuran: “O ju tė cilėt keni besuar! Nėse ēoheni tė faleni (namazin), atėherė lani fytyrat tuaja, duart tuaja deri nė bėrryla, fshini (me duar tė lagura) kokat tuaja dhe (lani) kėmbėt tuaja deri te nyjet...”, pra nė fillim fytyra, duart deri nė bėrryla, pastaj fshihet koka me duar tė lagura dhe nė fund lahen kėmbėt deri te nyjet. Edhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) zbatonte nė abdes kėtė renditje dhe thoshte: “Ky ėshtė abdesi, pa tė cilin Allahu nuk e pranon faljen (e namazit).”
6- Pasueshmėria. Kjo do tė thotė qė gjymtyrėt tė lahen njėra pas tjetrės, pa shkėputje kohore mes tyre, por sapo tė lahet njėra tė fillohet me tjetrėn.
Kėto janė farzet tė cilat duhen pėrmbushur gjatė abdesit, ashtu sikurse i ka pėrmendur Allahu i Madhėruar nė Kuran.
Pėr sa i pėrket thėnies “Bismil-lah” (ir-rrahmanir-rrahim) nė fillim tė namazit, dijetarėt ndajnė mendime tė ndryshme. Disa thonė se ėshtė farz e disa thonė se ėshtė sunet, por tė gjithė janė tė njė mendjeje se thėnia e saj ėshtė shumė rituale, prandaj ėshtė mė mirė tė mos lihet.
Urtėsia e veēimit tė pjesėve tė lartpėrmendura tė trupit me larje gjatė abdesit ėshtė (dhe Zoti e di mė mirė) se kėto pjesė janė mė aktivet nė kryerjen e mėkateve dhe pastrimi i jashtėm i tyre tė kujton se ato duhet tė qėndrojnė tė pastra edhe nė brendėsi (larg mėkateve). Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka treguar se muslimanit i bien mėkatet e ēdo gjymtyre qė ai lan dhe se ato dalin me ujin ose me pikėn e fundit tė tij.
Mė pas Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) na ka udhėzuar qė pasi tė lajmė kėto gjymtyrė, tė rinovojmė besimin tonė duke shprehur dy dėshmitė (Dėshmoj se s’ka Zot tjetėr veē Allahut, Njė, i Vetėm. Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut) pėr tė bashkuar dy llojet e pastėrtive: atė fizike dhe atė shpirtėrore. Fiziken me ujė nė ato gjymtyrė qė na ka thėnė Allahu dhe shpirtėroren me dy dėshmitė qė tė pastrojnė nga shirku (bėrja shok Allahut).
E Allahu nė fillim tė ajetit tė abdesit thotė: “O ju tė cilėt keni besuar”, pra ia drejton fjalėn besimtarėve, sepse ata u binden urdhrave tė Tij dhe pėrfitojnė prej tyre. Prandaj edhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) thotė: “Pėr abdesin kujdeset vetėm se njė besimtar.”
Pjesėt e tjera tė abdesit qė nuk u pėrmendėn mė lart janė tė pėlqyeshme, kush i kryen ato merr shpėrblim tė madh, e nėse nuk i kryen, s’prish punė. Kėto gjėra dijetarėt i quajnė sunete.
Sunetet e abdesit janė:
1- Siuaku (pastrimi i gojės me misuak). E kemi trajtuar mė lart dhe koha e tij ėshtė gjatė larjes sė gojės, para gargarės, nė mėnyrė qė goja e cila lexon Kuranin dhe i lutet Allahut, tė jetė sa mė e pastėr qė tė jetė e mundur.
2- Larja e pėllėmbėve tri herė nė fillim tė abdesit para larjes sė fytyrės. Pėllėmbėt e ēojnė ujin tek gjymtyrėt e tjera dhe i lajnė ato, prandaj do tė ishte mė mirė qė ato tė laheshin tė parat. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), vepronte gjithashtu nė kėtė mėnyrė.
3- Larja e gojės me gargarė dhe larja e hundės jashtė dhe brenda, para larjes sė fytyrės. Kjo gjė pėrcillet nė hadithe. Jashtė kohės sė agjėrimit duhet qė tė lahen me ujė tė bollshėm, duke e rrotulluar ujin nė tė gjithė gojėn dhe duke e thithur atė me hundė deri nė fund.
4- Shpupuritja e mjekrės sė dendur me ujė, derisa uji tė futet brenda saj. Gjithashtu larja e hapėsirave mes gishtave tė duarve dhe kėmbėve.
5- Dhėnia pėrparėsi tė djathtės, d.m.th. tė lash dorėn (kėmbėn) e djathtė para tė majtės.
6- Larja nga tri herė e kėtyre gjymtyrėve (por jo mė shumė se tri).
Kėto pra janė kushte, farzet dhe sunetet e abdesit, tė cilat duhen mėsuar dhe zbatuar mirė gjatė tij, nė mėnyrė qė ai tė jetė i plotė e i saktė, nė formėn e duhur dhe me shpėrblimin maksimal.
E lusim Allahun tė na japė sa mė shumė dije dhe vepra tė mira!

Mėnyra e marrjes sė abdesit

Tashmė, pasi pėrmendėm kushtet, farzet dhe sunetet e abdesit, ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet mėnyra se si merret ai, duke zbatuar ato gjykime. Kėtu po japim mėnyrėn e plotė tė abdesit qė tė jetė mė i thjeshtė zbatimi i saj:
- Bėhet nijet pėr marrjen e abdesit (pėr t’u falur ose pėr rite tė tjera).
- Thua: “Bismil-lah (irrahmanir-rrahim)”.
- Lahen pėllėmbėt tri herė.
- Lahet goja me dorėn e djathtė me gargarė tri herė dhe hunda duke thithur ujin brenda saj dhe duke e shpėlarė me dorėn e majtė.
- Lahet fytyra tri herė pėr sė gjati, duke filluar aty ku fillojnė flokėt mbi ballė e deri poshtė mjekrės. Nėse qimet e mjekrės janė shumė tė gjata, edhe ato lahen, pasi konsiderohen pjesė e fytyrės. Nėse ato janė tė rralla, lahen nga jashtė e brenda dhe nėse janė tė dendura pėlqehet shpupuritja e saj me ujė. Pėr sė gjeri, fytyra lahet nga veshi nė vesh.
- Lahen duart bashkė me bėrrylat tri herė. Para larjes sė tyre, duhet hequr nga duart ēdo papastėrti qė e pengon ujin si: balta, brumi, boja ose manikyri i thonjve (gjithashtu edhe ai i kėmbėve), nė mėnyrė qė ai tė depėrtojė nė lėkurė.
- Fshihet e gjithė koka, duke pėrfshirė edhe veshėt, njė herė tė vetme me duar tė lagura rishtas. Mėnyra e fshirjes sė kokės bėhet nė kėtė mėnyrė: vendosen duart e lagura mbi ballė dhe kalohen nga sipėr deri prapa nė fund tė kokės, pastaj i kthen duart sėrish mbi ballė. Dy gishtat tregues futen nė veshė pėr t’i pastruar nga brenda, kurse nga jashtė pastrohen me gishtat e mėdhenj.
- Lahen kėmbėt tri herė bashkė me nyjet e tyre. Nyjet janė kockat e dala nga tė dy anėt e kėmbės, sipėr thembrės.
Nėse ndokush e ka dorėn ose kėmbėn tė kėputur, atėherė lan pjesėn e mbetur tė tyre. Nėse e ka dorėn tė prerė nga bėrryli, lan majėn e mbikrahut, e nėse e ka kėmbėn tė prerė nga nyja, lan pjesėn e poshtme tė kėrcirit. Allahu i Madhėruar thotė: “Bindjuni Allahut me drojė, sa tė mundeni.” Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) thotė gjithashtu: “Nėse ju jap ndonjė urdhėr, zbatojeni sa tė keni mundėsi.”
Pas mbarimit tė abdesit nė mėnyrėn e sipėrpėrmendur, ngrihet shikimi nga qielli dhe thuhet njė lutje e veēantė pėr kėtė. Njėra prej kėtyre lutjeve profetike ėshtė: “Dėshmoj se s’ka Zot tjetėr veē Allahut, Njė, i Vetėm. Dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Allahut. O Zot! Mė bėj mua prej atyre qė kthehen tek Ti edhe pasi gabojnė dhe mė bėj prej tė pastėrve.” Njė tjetėr lutje ėshtė: “I Madhėruar je o Allah. Ty tė takon lavdia, dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr veē Teje, tė kėrkoj falje e pendohem tek Ti.”
Urtėsia e thėnies sė kėtyre lutjeve pas abdesit ėshtė se meqė abdesi pastron anėn e jashtme, kėto lutje pastrojnė anėn e brendshme tė njeriut me njėsimin e Zotit e me pendim (kthim) tek Ai. Nėse njeriu bashkon dy pastėrtitė, atė tė brendshmen me atė tė jashtmen, atėherė ėshtė i denjė qė tė qėndrojė para Zotit e t’i lutet Atij.
S’ka asgjė tė keqe nėse fshihen gjymtyrėt me peshqir a diēka tjetėr pas abdesit.
Duhet ta dish o vėlla musliman, se duhet qė abdesin ta marrėsh sa mė tė saktė e sa mė tė plotė, duke i larė tė gjitha gjymtyrėt tėrėsisht me ujė, pa lėnė asnjė vend ku tė mos ketė hyrė uji. Profeti ynė (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pa njė njeri, i cili tek merrte abdes, la njė pjesė tė vogėl nė kėmbė sa njė thua pa e larė dhe i tha: “Kthehu dhe merre mirė abdesin.” Pėrcillet nga njėri prej shokėve tė Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) se ai pa njė njeri qė po falej dhe nė kėmbėn e tij ishte njė vend i thatė sa njė monedhė qė s’e kishte prekur uji. Ai e urdhėroi qė tė kthehej e ta pėrsėriste abdesin bashkė me namazin, edhe njė herė.
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Mjerė pėr thembrat nga zjarri.” Kjo pėr shkak se mund tė anashkalohen gjatė abdesit e tė mos lahen si duhet me ujė, pėr kėtė arsye dėnohen me zjarr.
Nė njė hadith tjetėr Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) thotė: “Nuk ėshtė i plotė namazi i ndonjėrit prej jush, derisa tė plotėsojė abdesin ashtu siē e ka urdhėruar Allahu, tė lajė fytyrėn, duart deri tek bėrrylat, tė fshijė kokėn (me duar tė lagura) dhe (tė lajė) kėmbėt deri tek nyjet.”
Duhet tė dish o vėlla musliman, se plotėsimi i abdesit nuk do tė thotė tė derdhėsh ujin me shumicė, por do tė thotė qė ta kalosh ujin nė tėrė gjymtyrėt, ndėrsa uji i tepėrt ėshtė harxhim i kotė, gjė qė ėshtė e ndaluar. Madje ndodh qė tė harxhosh shumė ujė kot, pa e marrė pastėrtinė e nevojshme. Pra, plotėsimi i abdesit duhet tė bėhet me ujė tė mjaftueshėm, pa tepri. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e ka ndaluar harxhimin e shumtė tė ujit. Njė herė ai kaloi para Sadit qė ishte duke marrė abdes dhe i tha: “Ē’ėshtė ky harxhim (me ujin)?” Sadi e pyeti: “Edhe nė abdes ka harxhim?” Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u pėrgjigj: “Po, edhe sikur tė jesh pranė njė lumi me ujė tė rrjedhshėm.”
Sikurse ka treguar gjithashtu se do tė ketė njerėz nga umeti i tij qė do tė kalojnė nė ekstrem me ēėshtjen e ujit.
Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Edhe uji e ka njė djall, qė quhet ‘i ndezuri’. Prandaj kini kujdes nga tunduesi (djalli) i ujit.”
Harxhimi i kotė i ujit, pėrveē humbjes sė tij ka edhe dėme tė tjera te njeriu si:
- Bazohet se ka shumė ujė dhe nuk i vė rėndėsi ta ēojė ujin (me dorė) nė tė gjithė gjymtyrėn, duke lėnė kėshtu ndonjė pjesė pa e lagur.
- Mund tė bėhet me vesvese nė pastėrti pėr shkak tė derdhjes me tepricė tė ujit. Gjėja mė e mirė ėshtė pasimi i Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe gjėja mė e keqe ėshtė risia nė fe.
Zoti na udhėzoftė drejt asaj qė i pėlqen dhe e kėnaq Atė!

Prandaj o vėlla musliman, kushtoji rėndėsi marrjes sė abdesin apo kryerjes sė ēdo rituali tjetėr, nė formėn mė tė saktė ashtu siē ka ardhur, pa teprime e mangėsi dhe nė formė mesatare, sepse teprimi dhe mangėsia janė tė papėlqyera.
Njeriu qė s’i kushton vėmendje adhurimit, e cungon atė, kurse ekstremisti i shton atij gjėra qė s’janė pjesė e tij. Ai qė e kryen mirė dhe drejt adhurimin, ėshtė ai qė pason dhe ndjek sunetin e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).
O Zot! Na e shfaq tė drejtėn si tė drejtė dhe na mundėso ta ndjekim atė, na e trego tė kotėn si tė kotė dhe na mundėso t’i shmangemi asaj! Mos na i trego gjėrat tė ngatėrruara o Zot, qė tė mos devijojmė!