Pavdekshmėria ėshtė synimi i ēdo qėnjeje njerėzore, i ēdo kombi dhe i ēdo feje... pavarėsisht se kjo tendencė gjen rrugė tė ndryshme pėr t'u shfaqur (dhe pavarsisht se Zigmund Freud ka tjetėr mendim nga ky).
Njerėzit bėjnė fėmijė, apo shkruajnė vepra madhėshtore e kontribuojnė mbi shoqėrinė me synim qė tė transmetojnė mesazhin e jetės tyre ose nė rastin e fėmijėve sepse shpesh herė besojnė se jeta e tyre do ket njė farė vazhdimėsie nė instiktin, intuitėn apo thjesht kujtesėn e fėmijėve -ndaj prindit.
Kombet kultivojnė vlerat e tyre me synimin grupal qė ndjenjat, dėshirat dhe sjellja e sotme do transmetohet ndėr breza. Ngase mendimi grupal beson se kėto janė tė veēanta dhe si tė tilla duhen tė transmethohen, edhe pasardhėsit t'i mbrojnė.
Fetė premtojnė pavdekshmėrinė e brendėshme/shpirtėrore nė kompromis me logjikėn dhe dėshirėn e njeriut (dėshira ėshtė qė tė mos vdesim kurrė, logjika ėshtė qė ēdokush shuhet kėshtu dalim tek kuptimi i shpirtit ose a+b=c.
Pra nuk besoj se ka njeri mėdyshje tek kjo ndjenjė e fortė njerėzore, pavdekshmėria.
Kurreshtja mbetet nė rast se pavdekshmėria arrihet...
Tema nuk hapet pėr trima qė pohojnė se po tė kishin pavdekshmėrinė tė mundur do e braktisnin, thjesht do doja tė shtonim disa pyetje logjike.
Pėrveē pyetjeve se sa kalamaj do bėj njė i pavdekshėm dhe si do e arkivoj kujtesėn e tij dalin pyetje akoma mė serioze pėr tė cilat anėtarėt janė tė ftuar tė sjellin mendim.
Pyetja kryesore lidhet me dėshirėn e dytė nė radhė (sipas konceptit tim qė pavdekshmėrinė e vendos nė krye) tė ēdo njeriu e cila ėshtė liria. Si i bėhej hallit nėse Faraonėt, Sulltanėt, Hitlerėt e Napoleonėt nuk vdisnin kurrė? Si i bėhej hallit nėse jetonin Moisitė, Jezusėt e Muhamedėt.... do i ndiqnim me tė njėjtin pasion qė i ndiqnim mė parė duke mohuar praktikish egonė? Si i bėhej hallit nėse Rockfelerėt dhe Geiēėt jetonin gjithmonė, do lėnin pasuri a bukė pėr mua dhe ty (po kaloj tek ndjenja e tretė e listės sime, dmth. pronėsia apo zotėsia e diēkaje).
Pra pyetja e madhe ėshtė sa vlen pavdekshmėria nėse flijojmė dy ndjenjat e tjera njerėzore, lirinė dhe zotėrimin/pronėsinė?
Por para se ti pėrgjigjeni kėsaj do ju lutesha tė mė sillni mendime tė argumentuara, logjikisht, nėse vėrtet pavdekshmėria rrezikon lirinė dhe pronėsinė tonė.... dhe nėse (pyetje e fundit) mundet dikush me njė jetė 60 vjeēare tė gjej veten apo tė plotėsoj dėshirat e ambiciet e veta?
flm
Krijoni Kontakt