Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63

Tema: Nihilizmi

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Mos hapni tema qe nuk i kuptoni..........Librat e Nices dhe filozofia e tij nuk eshte e thjeshte per tu diskutuar nga njerez qe nuk kane lexuar te gjitha librat e tij....sepse ne nje shprehje te pakuptueshme ne nje liber,mendimi dhe analiza e tij vazhdon ne nje liber tjeter....
    Shikoj se shume thenie te Nices i keni kuptuar si jane shkruar(shabllon) duke ditur se e gjithe vepra e Nices karakterizohet nga IRONIA,SARKAZMA,LAKIME LETRARE etj....
    Nice ishte i pari filozof qe bashkoj filozofine me letersine.....
    Sa per dijeni....Libri "keshtu foli zarathustra" eshte cilesuar nga bota akademike si libri me i veshtire ne bote.........

    p.s. kur Nice thote se zoti ka vdekur, ai perdor sarkazmen dhe i drejtohet atyre qe besojne ne zot, se per ate vete zoti nuk ekziston....
    Ne filozofin e tij Nice nuk merret me argumentet praktike te ekzistences se zotit,por me analizen e moralit fetar duke sjelle fakte dhe studime mbi moralin dhe shpikjen e zakoneve njerezore ne te gjitha fiset dhe kombet e njohura te botes....
    Me pak fjale per ata qe nuk e kane lexuar nicen......
    Ai beson se njeriu e ka ne instikt besimin te dicka me e madhe se vetja e tij..dhe eshte e kot te luftosh me kete instikt natyror (sepse njeriu do shperbehet)....por kjo gje duhet shfrytezuar per ti dhene njeriut nje moral me njerezor e te pershtatur me natyren,shkencen,luften per riperteritje, nje moral europian dhe autokton(moralin grek dhe roman),dhe jo ate kristian apo myslyman te cilat jane thjesht zakonet e fiseve te lashta cifute te shkruar ne liber....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 09-01-2007 mė 04:48
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #32
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246

    Pergjigje

    Citim Postuar mė parė nga globusi
    Hi-matteo !
    Nietzche ka te drejt te thot,qe "Zoti ka Vdekur" per arsye se quhet Nietzche dhe eshte Ateist Total.
    po ashtu,Ateizmi vitalistik i nje F.Nices,e lufton ashper Besimin ndaj Zotit,se kjo atij i pengon ne Mbinjerzim.
    Ai deshiron Njeriun Boteror dhe Mbinjerzor,i cili njifet si i Vullneteshem per Fuqi - e jo nje Zot,qe vret dhe vet vlerson.
    Nice ishte nje
    globusi
    Mos ja fut kot,ate nuk e ka thene per pune feje.Por thjesht nuk ja ka nevojen me askush zotit.
    Ateisti mendon se zoti nuk egziston,Nicja se ka vdekur,pra jo se nuk egziston,por qe sia ka nevojen kush.(Shpreson te mos ia kemi me nevojen

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    a mund te me tregoje kush nga ju se cfare e ka pas nietzsche Adolf Hitlerin?

  4. #34
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Sa i qarte ka qene ky autor.

    Ai shprehej : si mund te pres une qe bashkekohesit e mi apo te 2 shekujve te ardhshem te me kuptojne , ku qendron madheshtia ime ?

    Te diskutosh ate thenie te Nietches fillimisht duhet te jesh prane lartesise e tij, ose i ngritur prej veprave te tij.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #35
    Fridrich Nietzsche - Zoti ka vdekur

    Zoti - Fridrich Nietzsche ka vdekur

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Nietsche ketu flet per fene e Krishter. Sipas Nietsches kjo ka dmth. qe Zoti ka vdekur ne kuptimin, Zoti e ndalon njeriun ta shijoje jeten. Kete e ben duke e kushtezuar njeriun me ndjenjat pergjegjeja dhe frika seksuale p.sh. dhe shume rregulla tjera restritive. Ne ate kohe ka qene debat shume aktual- eshte ende ne shume vende. Ketu ku jetoj une ky debat ka cof- ka vdek! Sepse eshte bere retorike e cdo debatit.

    A edini se per ca flitni, apo vetem ja futeni kot?

  7. #37
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Niēe eshte nder ata autore qe nuk mund te nenvizohen sepse keshtu do t'i binte qe te nenvizoje krejt librin, megjithate po ju sjell ne vemendje dy thenie te Niēes. E para eshte: "Kush ka humbur per boten, fiton boten e tij" dhe e dyta: "Ne kemi artin per te mos vdekur nga e verteta". Mundohuni te shikoni dhe kete punen e vdekjes se Zotit nen optiken e ketyre dy shprehjeve.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  8. #38
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    I lexova me vemendje te gjitha postimet.
    Nietsche zbuloi rrugen per te mos ngelur i varfer njeriu qe lind i tille.
    Ai nuk i kish qejf perrallat.
    Vepra e Tij nuk mund te infektohet nga asnje antiteze e perafert .Mesoni se do ju duhet.
    Behuni njerez ju o besimtare te hicit,nje jete keni o te lindur ne toke!
    "Ne kemi artin per te mos vdekur nga e verteta".
    Kjo me ngeli ne mendje.

  9. #39
    Muslimane krenare!
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26
    Une: Nietzhe ka vdekur.
    Ky i cmendur nga e verteta, po fliste per nje kohe qe do vinte, sa nje kategori njerezish do harronin se ka zot.

    Zoti eshte I Pavdekshem, ndersa ju njerez jeni te vdekshem.
    Muslimane krenare!

  10. #40
    Miush modern Maska e miushi
    Anėtarėsuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Kjo eshte dicka qe e kam shkruar per NIetzchen e kam pertkthyer nga anglishtja posaqerisht per juve. Lexim te kendshem










    Friedrich Wilhem Nietzsche (sqt. Fridrih Niēe) lindi mė 15 tetor 1844; vdiq mė 25 gusht 1900. Ėshtė njė nga filozofėt mė tė shquar gjermanė tė shek. tė 19. Ai ka qenė njė kritik i ashpėr i Krishtėrimit (dhe i fesė nė pėrgjithėsi), idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit nė pėrgjithėsi. Ai konsiderohet si njė mjeshtėr i vėrtetė i aforizmave filozofike tė krijuara nė formė eksperimentale. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kėsaj dite filozofi mė i vėshtirė pėr t’u kuptuar.




    Nietzsche ka lindur me 15 tetor tė vitit 1844 nė Ryken tė Lajpcigut, nė Saksoni. Ai u rrit nė gjirin e njė familjeje protestante, ndėrsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetėm 4 vjeē, pasi vuante nga njė sėmundje mendore. Sė bashku me tė ėmėn dhe tė motrėn, Elizabeth, ai u transferua nė Naumburg ku do tė jetonte pėr tetė vite me radhė. Friedrich ishte njė adoleshent tepėr kurioz, njė nxėnės i shkėlqyer dhe nė momentin e pėrballjes me besimin fetar, nisi tė anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi nė Universitetin e Lajpcigut ku do tė njihej me veprat e Shopenhaurit, tė cilat do tė pėrbėnin pikėnisjen e frymėzimit tė tij filozofik.

    Nė vitin 1865, nė moshėn 24 vjeēare, Nietzsche emėrohet profesor nė Universitetin e Bazelit dhe merr nėnshtetėsinė zviceriane. Njė vit mė parė, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me tė cilin do tė kishte njė miqėsi tė gjatė, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si pėrfaqėsues tė kulturės mė dekadente nė botė, asaj gjermane. Nė kėtė periudhė studion filozofinė antike greke, ne veēanti veprat e filozofėve para-sokratikė, Heraklitit dhe Empedokles.

    Nė vitin 1870 Nietzsche shėrbeu si asistent mjekėsor nė Luftėn Franko-Prusiane ku njohu nga afėr traumat dhe mjerimin njerėzor, ku pėr mė tepėr u sėmur edhe vetė nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e kėtyre sėmundjeve ai i vuajti gjatė gjithė jetės. Pas rikthimit nė Bazel, nė vend qė tė pushonte, nisi tė shkruajė pambarimisht, duke shfrytėzuar nė maksimum fuqinė e tij mendore. Nė vitin 1872 publikoi veprėn e tij tė parė tė famshme Lindja e tragjedisė.

    Nė vitin 1879 braktisi mėsimdhėnien pėr shkak tė problemeve shėndetėsore dhe nė dekadėn nė vazhdim e kaloi kohėn nė Venecia, Torino dhe Nisė.

    Tre vite mė vonė, bie nė dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kėrkesėn e tij pėr martesė. Po nė vitin 1882 Nietzsche nis tė shkruajė kryeveprėn e tij Kėshtu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite mė vonė.

    Nė vitin 1888 transferohet nė Torino, ku dhe do tė pėrfundojė veprat Perėndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bėhet njeriu ai qė ėshtė.

    Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisė dhe artit tė Greqisė Antike, nė disfavor tė klasicizmit, tė cilin e vėshtronte si njė afirmim tė vizionit tė arsyeshėm dhe pėr rrjedhimisht pėrfaqėsues tė dekadencės. Nė veēanti tragjedia greke ėshtė interpretuar si njė shprehje e impulsit jetėsor, apo siē shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’. Nietzsches kritikoi ashpėr vlerat morale tė shoqėrisė dhe altruizmin, tė cilat nė fakt mohojnė vetė jetėn. Sipas tij njeriu duhet tė pėrjetojė edhe dhimbjen pasi ‘ajo ēfarė nuk tė vret, ajo tė bėn mė tė fuqishėm’. Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti pėr fuqi’ luan njė rol kryesor nė filozofinė e tij, duke u shprehur se ‘ėshtė esenca e ekzistencės njerėzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se udhėheqėsit fetarė e pėrdorin besimin dhe moralin pėr tė skllaveruar njerėzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentė dhe shpresės pėr njė jetė nė botėn e pasvdekjes dhe pranimin e jetės ashtu siē ėshtė ajo. Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisė sė tij, mbinjeriu nichean nuk ėshtė njė njeri i gjithėfuqishėm, por njė qėnie qė duhet tė zhvillohet lirshėm pėr tė tejkaluar vetveten ( "..njeriu ėshtė njė urė dhe jo njė qėllim." – kjo ėshtė edhe ideja thelbėsore e Zarathustrės. Pikėrisht kėtė ide e keqpėrdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia pėrsa i pėrket fuqisė, dobėsisė, feminizmit dhe fesė u bėnė aksioma tė nazizmit nė hartimin e doktrinės sė tyre totalitare, ndėrkohė qė vetė Nietzsche ishte kundėr anti-semitizmit dhe dėnimit me vdekje.

    Nietzsches i pėrket njė nga thėniet mė tė famshme nė histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk ėshtė aspak ai i supozuar. Nietzsche flet pėr bashkėkohėsit e tij, hipokrizia e tė cilėve le tė kuptohet se ata nė fakt jetojnė ‘sikur Zoti tė kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetėm njė i krishterė i vėrtetė, dhe Ai vdiq nė Kryq’.



    Me 3 janar tė vitit 1889, teksa ndodhej nė Sheshin Karlo Alberto, nė Torino, Nietzsche pėsoi krizėn e parė nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetė-quajtur Krishti apo Dionisi, perėndia greke e dėfrimit. Sėmundja e papritur e tij ėshtė debat mė vete. Disa mendojnė se ai e trashėgoi sėmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi tė ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sėmundje nė krijimtarinė e tij filozofike.
    Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit tė jetės sė tij nė errėsire mendore dhe nėn perkujdesjen e sė motrės, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht tė vitit 1900, nė Vajmar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miushi : 11-08-2007 mė 19:02

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  2. Nihilizmi
    Nga SoinHo nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 08:53
  3. Toka mbas 200 milion vjetesh, oktapod gjigand popullojne evropen?
    Nga Judges of Ur nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 01:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •