Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 113
  1. #81
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    19.Suretu Merjem 33. Selami (shpėtim prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!”

    Si e komenton nje fetar musliman kete ajet kuranor?
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #82
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    19.Suretu Merjem 33. Selami (shpėtim prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!”

    Si e komenton nje fetar musliman kete ajet kuranor?
    Pyetje shume e drejte Greg.Por?Dhe Ringjallja qe flet ajeti eshte per ringjalljen ne diten e gjykimit kur njerzit do dalin te gjithe para Zotit dhe jo ringjalljen qe flet bibla sepse i njejti ajet perdoret dhe Gjon pagezorin ne Kuran dhe ai nuk u ringjall mbas tre ditesh apo jo?


    .Ky verset eshte shkeputur nga kapitulli Merjem (Maria) e ka marre kete emer ne shenje nderimi ndaj Nenes se Jezusit dhe ndodhise se saj.Ajo eshte quajtur ne Kuran Gruaja me e nderuar ne kete bote dhe boten tjeter.Asnje grua nuk ka per tia kaluar asaj ne shkallen qe ka ajo tek Zoti.Ne kuran nuk ka asnje kapitull me emrin e nenes se Muhamedit a.s e as ndonje kapitull me emrin e ndonjeres prej grave dhe vajzave te lindura prej tij.Eshte e posacme vetem per Nenen e Jezusit.Eshte i vetmi kapitull qe emertohet me emrin e nje gruaje nderkohe kemi shume kapituj me emra profetesh Burra.Profeti Muhamed a.s dhe Kurani ka thene per Marien se ajo eshte gruaja me e nderuar ne bote dhe mbi cdo grua te tij dhe mbi vajzat e tij dhe mbi nenen e tij.Edhe pse nuk e ka pare Marien me sy dhe Jezusin ai ka folur per to nga shpallja e Zotit.

    “Kur engjėjt thanė: “Oj Merjeme! Allahu tė ka zgjedhur ty dhe tė ka krijuar tė pastėr, dhe tė ka bėrė ty mė tė mirė se tė gjitha gratė nė botė Ali Imran 42

    Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Gruaja mė e zgjedhur nė Xhenet(Parajse) ėshtė Merjemja ...

    Sa per ajetin qe sjell ti behet fjale per Isain, Jezusin .Por nuk behet fjale per vdekjen e tij para 2000 vjeteve por per vdekjen e e vertete kur te zbresi ne toke mbas ardhjes se heres se dyte.Per besimtaret muslimane Jezusi nuk ka vdekur por eshte ngritur ne qiell sikurse bibla thote per Joshuan apo Elian qe u ngrit ne qiell.Pra Jezusi nuk ka vdekur dhe nuk eshte kryqezuar por ne vend te tij eshte kryqezuar nje shok i Jezusit, Simoni dhe cifuteve iu ka perngjare sikur kane kryqezuar Jezusin.Jezusi nuk ka vdekur pasi ai do rikthehet ne toke si njeri i gjalle.

    Zoti thote ne Kuran jo vetem pse Jezusin por edhe per Jahjen(Gjon Pagezorin)


    19. Merjem

    10. Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, mė jep mua njė shenjė (qė tė di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote ėshtė se, (duke qenė shėndoshė e mirė), nuk do tė mund t'u flasish njerėzve tre net (e tri ditė)".
    11. Dhe ai doli prej faltores para popullit tė vet dhe u dha shenjė adhuroni (All-llahun) mėngjes e mbrėmje.
    12. O Jahja, merre librin me shumė kujdes, dhe ashtu Ne i dhamė atij urtėsi kur ishte fėmijė.
    13. Dhe nga ana Jonė i mundėsuam tė jetė i butė, i pastėr dhe respektues (i dėgjueshėm).
    14. Edhe i sjellshėm ndaj prindėrve tė vet, nuk ishte kryelartė e i padėgjueshėm.
    15. Dhe selam (prej nesh) atij ditėn kur u lind, ditėn kur vdes dhe ditėn kur do tė ngrehet i gjallė (e pėrshėndetėm dhe i garantuam)!
    16. E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje.
    17. Ajo vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin(Gabrieli), e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi.
    18. Ajo tha: "Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (pra mė le tė lirė)!"
    19. Ai (Xhibrili) tha: "Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)".
    20. Ajo tha: "Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenė e pamoralshme".
    21. Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!"
    22. Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt.
    23. E dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: "Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!"
    24. E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji)".
    25. E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta.
    26. Ti pra, ha pi e qetėsohu, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: "Unė kam vendosur heshtje pėr hir tė Gjithėmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas!"
    27. Dhe duke e bartur ngryk shkoi me tė te tė afėrmit e vet ata i thanė: "Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tė keqe!"
    28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!(Akuza e cifuteve kunder Maries, komenti im)
    29. Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai). Ata thanė: "Si t'i flasim atij qė ėshtė foshnjė nė djep?"(Histori qe se permend bibla perkundrazi krishteret kete deshmi e kane nderruar me historite e vezes, komenti im)
    30. Ai (Isai) tha: "Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė Pejgamber.
    31. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jem gjallė!
    32. Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm!
    33. Selami (shpėtimi prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!"
    34. Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime.Merjem

    Hebrejte dhe romaket se mbyten Jezusin


    Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė.4:157

    Jezusi do vije heren e dyte, para ndodhjes se Kijametit

    43:61.
    Nė tė vėrtetė, Isai ėshtė shenjė e Orės (sė Kiametit), nė ardhjen e tė cilės mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmėni mua, kjo ėshtė rruga e drejtė!

    Mbas ardhjes se heres se dyte ai do vdese si gjithe njerzit dhe do ta varrosin muslimanet.Dhe Ringjallja qe flet ajeti eshte per ringjalljen ne diten e gjykimit kur njerzit do dalin te gjithe para Zotit dhe jo ringjalljen qe flet bibla.

    Imam Ahmedi shėnon: “Na ka treguar Jahjai, se ka dėgjuar nga Ebu Arube, ky nga Katade, ky nga Abdurrahman b. Ademi, e ky nga Ebu Hurejre, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Tė Dėrguarit janė vėllezėr, vetėm qė nuk i ka lindur njė nėnė. Feja e tyre ėshtė njė, ndėrsa nėnat i kanė tė ndryshme. Unė jam njeriu mė i afėrm me tė birin e Merjemes, ngase ndėrmjet meje dhe tij nuk ka pasur asnjė tė Dėrguar. Ai do tė zbresė, andaj njiheni atė kur ta shihni. Ai ėshtė njeri me shtat mesatar, me lėkurė tė bardhė, me flokė tė lėmueshme, sikur t’i pikonte uji nga koka edhe pse nuk ka dalė nga uji. Do ta thyejė kryqin, do ta vrasė derrin, do ta anulojė xhizjen dhe tė gjitha besimet do t’i shfuqizojė, tė cilat nė kohėn e tij do tė dėshtojnė, pėrveē atyre tė sinqertėve. Nė kohėn e tij, Allahu do ta shkatėrrojė Mesih Ed-Dexhalin – gėnjeshtarin. Nė Tokė do tė ketė aq siguri, saqė sė bashku do tė jenė devetė dhe luajt, tigrat dhe lopėt, ujqit dhe bagėtia, ndėrsa fėmijėt do tė luajnė me gjarpėrinj dhe askush askujt nuk do t’ia mendojė tė keqen. Do tė jetojė sa do tė dojė Allahu, pastaj do tė vdesė, ndėrsa muslimanėt do t’ia falin xhenazen dhe do ta varrosin.”

    Hisham b. Urve transmeton nga robi i liruar i Ebu Hurejres, Salihut, e ky nga Ebu Hurejre, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Do tė jetojė nė Tokė dyzet vjet.”(mbas ardhjes se dyte) Disa dijetare kane shpjeguar e kane thene 40 vjet plus 33 vjeteve qe i kishte= 73 vjet ndersa disa te tjere kane thene 7 vjet plus 33 vjeteve qe jetoi me pare=40 vjet.

    Per me shume shiko kete temen

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122756
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 16-05-2011 mė 03:40
    "Shoku Mjekesise"

  3. #83
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Pse Jezusi po thot se Shpetimi eshte me mua?
    Kush mund te thot se shpetimi eshte me mua, se une shpetoj?

    Sipas teje, Jezusi do te vdes(apo vritet) kur te kthehet perseri. Pra Jezusi akoma qenka i gjalle, me mish e kocka qe kur ka lindur para 2000 vite(madje nuk dihet edhe sa vite do kalojn qe ai te vije). Kush mund te jetoj me shume se 2000 vite. Nje profet, apo njeri i thjeshte sado i pastert dhe i drejt qe mund te jete, nuk ka arritur 2000 vite jete. Pra Jezusi nuk eshte vetem profet.

    Sa i perket se a e vran Jezusin ajo, kjo eshte dokumentuar para 2000 vite. Edhe nga ndjekesit e Jezusit, por edhe nga te tjeret.
    Jezusi nuk ishte fytyr e panjohur ne ato kohe. Ishte njeriu me i njohur madje. Takoj shtresa te ulta te popullsise, prifterinje, mdje kryeprifterinjet, governator, mbreter, mesues, mjeke... dhe kur ti thua se atyre u perngjau, eshte me shume se qesharake.
    Imagjino nese do kerkohej qe nje figure e njohur (politikt, arti, shkence...) te jet i njohur per ter shqiptaret. Nje dit dikush kerkon me e vrare. Dhe ne vend te ketij personi, te vritet dikush tjeter se gjoja ky tjetri i perngjajka atij qe duhet vrare! Qesharake apo jo.
    Pastaj, ai qe u vra ne kryq para 2000 vitesh, nuk tha se nuk ishte ai qe po e kerkoni me e vrare. Ai pranoj, madje tha: "O Atė, fali ata sepse nuk dinė ē`bėjnė".
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  4. #84
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Greg fjala qe perdoret ne gjuhen arabe per rastin e pyetjes tende eshte fjala Selam/Shalom pak rendesi ne cfare gjuhe e perkthejme.E njejta fjale perdoret jo vetem per Jezusin por dhe per Gjon pagesorin, perkthyesi ka vendosur dhe fjalen shpetim dhe kjo se ndryshon kuptimin e fjales Selam.

    37:79.
    “Paqja qoftė me Nuhun ndėrmjet gjithė krijesave!” Selam i qoftė Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) nė mbarė botėn (si kujtim ndaj tij).
    37:109.
    “Paqja qoftė mbi Ibrahimin!” Selam (shpėtim e paqe) pastė Ibrahimi!
    37:120.
    “Paqja qoftė mbi Musain dhe Harunin!” (Pėrkujtimin) "Selamun" - qofshin tė mėshiruar Musai dhe Haruni.
    37:130.
    “Paqja qoftė mbi Iljasin!”


    Kush mund te thot se shpetimi eshte me mua, se une shpetoj?
    Kete e thone profetet e Zotit.
    Sipas teje, Jezusi do te vdes(apo vritet)
    Do te vdese dhe nuk do te vritet perkundrazi do vrase hebrejte edhe sipas bibles.


    Sipas teje, Jezusi do te vdes(apo vritet) kur te kthehet perseri. Pra Jezusi akoma qenka i gjalle, me mish e kocka qe kur ka lindur para 2000 vite(madje nuk dihet edhe sa vite do kalojn qe ai te vije). Kush mund te jetoj me shume se 2000 vite. Nje profet, apo njeri i thjeshte sado i pastert dhe i drejt qe mund te jete, nuk ka arritur 2000 vite jete. Pra Jezusi nuk eshte vetem profet.
    Sipas bibles meqe ti je kristian edhe Elia u ngrit ne qiell pa vdekur.Sipas Bibles Musai dhe Elia erdhen dhe takuan Jezusin.Si ka mundesi kjo kur nga Musai deri tek Jezusi jane me shume se 200 vjet apo jo?


    Sa i perket se a e vran Jezusin ajo, kjo eshte dokumentuar para 2000 vite. Edhe nga ndjekesit e Jezusit, por edhe nga te tjeret.
    Jezusi nuk ishte fytyr e panjohur ne ato kohe. Ishte njeriu me i njohur madje. Takoj shtresa te ulta te popullsise, prifterinje, mdje kryeprifterinjet, governator, mbreter, mesues, mjeke... dhe kur ti thua se atyre u perngjau, eshte me shume se qesharake.
    Imagjino nese do kerkohej qe nje figure e njohur (politikt, arti, shkence...) te jet i njohur per ter shqiptaret. Nje dit dikush kerkon me e vrare. Dhe ne vend te ketij personi, te vritet dikush tjeter se gjoja ky tjetri i perngjajka atij qe duhet vrare! Qesharake apo jo.
    Pastaj, ai qe u vra ne kryq para 2000 vitesh, nuk tha se nuk ishte ai qe po e kerkoni me e vrare. Ai pranoj, madje tha: "O Atė, fali ata sepse nuk dinė ē`bėjnė".
    Une do te marr nje rast te thjeshte megjithese eshte pak banal se nuk mund ta krahasoj kurre Mehmetin me te nderuarin e Zotit Jezusin.Mehmet Shehu ishte kryeminister e njihnin te gjithe por ne ate kohe u deklarua se u vetevra.Sot mbas gjithe ketyre viteve na doli se Mehmetin e pasken vrare dhe nuk qenka vetvrare.Pra popullit ne kohen e jezusit iu servir besimi se Jezusi u vra nga hebrenjte dhe romaket duke e shpallur te mallkuar ne kryq me qellim qe njerzit te mendonin se ai nuk ishte asgje sepse vdiq ne kryq dhe po te ishte ndonje i derguar do ta kishte ndihmuar Zoti .Kryqi eshte simbol i paganeve qe vrisnin njerzit e fajshem apo te pafajshem ndersa krishteret e mbajne ne qafe.Une ta vertetoj me bibel qe Jezusi nuk eshte vrare dhe as nuk eshte gozhduar

    Tani Zoti nuk i la krishteret ne kete dileme.Ju solli nje profet tjeter mbas Jezusit Muhamedin a.s.Ai deklaron per historine e vertete te jezusit per te cilen Jezusi thote se kur te Vije Ngushulluesi ai do te marre nga e Imja(histori) dhe do tua kumtoje sepse ajo nuk eshte e imja thote por e Zotit.Dhe Profeti Muhamed a.s i ka kumtuar besimtareve te Zotit gjithcka per Jezusin dhe nenen e Tij.600 vjete me vone ka folur per te verteten e Jezusit sikur te kishte qene prezent aty.Dhe nuk do mjaftoj vetem kjo por vete Jezusi ka per te ardhur dhe per te deshmuar kunder atyre qe e besojne si Zot dhe do vij prape si njeri dhe Bir njeriu sic e cileson veten ne bibel.

    Ai pranoj, madje tha: "O Atė, fali ata sepse nuk dinė ē`bėjnė".
    Kete nuk e tha Jezusi por shoku i tij ne kryq.Shiko Sipas treguesit te bibles personi qe ishte ne Kryq i drejtohet Nenes se Jezusit me fjalen Grua dhe jo Nene dhe e drejton ate tek nje person i dyte qe nuk ishte ne kryq dhe e quan Birin e saj (Maries) dhe ajo nuk e kundershton per kete fjale.Pastaj i drejtohet njeriu qe sishte ne kryq(Jezusit) dhe i thote se ja ku eshte Nena Jote duke i treguar Marien.Ky eshte fakt qe ne Kryq nuk ka qene Jezusi por Simoni.

    25 Por afėr kryqit tė Jezusit, qendronin nėna e tij dhe motra e nėnės sė tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenė.

    26 Atėherė Jezusi, kur pa nėnėn e tij dhe pranė saj dishepullin qė donte, i tha nėnės sė tij: ``O grua, ja biri yt!``.

    27 Pastaj i tha dishepullit: ``Ja nėna jote!``. Dhe qė nė atė moment ai e mori nė shtėpinė e vet.Gjoni 19

    Sipas nje studimi historik kjo tregohet qarte

    Mos u nxitoni, – thonė akademikėt e krishterė. – Sigurisht nuk ėshtė shumė e qartė qė tableta flet pėr njė figurė tė quajtur Simon qė u kryqėzua e mė pas u ringjall”, – thotė Ben Uitherington, ekspert i Krishtėrimit tė hershėm nė Willmore
    http://www.standard.al/standard/inde...nti/11837.html
    "Shoku Mjekesise"

  5. #85
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Ne mund te luajm ping-pong ter diten, por qeshtja e Jezusit nuk eshte loje.
    Me thuaj se cili profet ka thne se shpetimi eshte me mua? (nuk po flasim per shpetimin nga kafshimi i nje ujku, por shpetimin e shpirtit).

    Pra Jezusi paska per te vrar njerez? Mendova se vetem antikrishtin. U dashka me ia pas friken edhe Jezusit

    Shembulli me Mehmet Shehun nuk ka aspak lidhje me Jezusin.
    A e vran apo u vetvra nuk ka rendesi. Barazimi eshte se MEHMETI NUK JETON. Pra nuk u vra dikush ne vend te Mehmet Shehun. Pra ky shmbull nuk ka asnje lidhje me Jezusin.
    Ma verteto me bibel se nuk eshte vrar Jezusi.

    A i ke lexuar mire ato vargje apo vetem ke apsur deshire ta rrisesh sasin e shkrimit tende. E di sa kontradiktor je ti me ato vargje?
    Aty po thuhet se Jezusi iu drejtua Maries dhe dishepullit qe e donte. Pra Jezusi iu drejtua, jo Simoni. Ti shikon vetem ate pjese qe e ke theksuar me te trasha, por nuk shikon para dhe pas saj.

    Ti vazhdon dhe thua se ku Simona na u paska ringjallur!
    Cfare nuk ndegjon veshet sot!
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  6. #86
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pra Jezusi paska per te vrar njerez? Mendova se vetem antikrishtin. U dashka me ia pas friken edhe Jezusit
    Sipas Islamit do vije antikrishti ne bote, ai konsiderohet si Mesia qe presin hebrejte, Jezusi u tha, une qe vij ne emer te Zotit sme pranoni por kur te vije nje ne emrin e tij do ta pranoni.E kishte fjalen per antikrishtin qe ne muslimanet i themi mesihu Dexhal.Ky eshte mbreti qe hebrejte do pranojne dhe presin sepse e humben shancin qe te kishin Jezusin si Mbret.Ky do vije si njeri pastaj do e quaje veten profet pastaj do e quaje veten Zot, Antikrishti.Do ta ndjekin hebrejte se do kujtojne se ky eshte mbreti i tyre per te sunduar boten.Zoti pastaj do zbrese Jezusin nga qielli te cilin po e presin muslimanet per te luftuar Antikrishtin dhe cifutet.Kur te zbrese Jezusi do ta vrase antikrishtin dhe se bashku me ta cdo cifut, do te thyeje kryqin per te mohuar adhurimin qe i kane bere atij, do ti falet Zotit bashke me muslimanet, dhe do te vendose sundimin e drejte hyjnor dhe ne toke do mbizoteroje paqa dhe monoteizmi, sdo kete laike, ateiste dhe pagane, do jene ditet kur delja do fleje me ujkun ditet e paqes dhe bereqetit.
    "Shoku Mjekesise"

  7. #87
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ti vazhdon dhe thua se ku Simona na u paska ringjallur!
    Lexo cfare thote Pali.Kush ishte ky njeri qe Pali sna e tregon ?Ishte ky Simoni?

    Unė njoh njė njeri nė Krishtin, i cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh (a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk e di; Perėndia e di), u rrėmbye gjer nė tė tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perėndia e di), u rrėmbye nė parajsė dhe dėgjoi fjalė tė patregueshme, qė nuk ėshtė e lejuar tė thuhen nga njeri. Pėr atė njeri unė do tė krenohem, por nuk do tė krenohem pėr veten time, veē se pėr dobėsitė e mia. Edhe sikur tė doja tė krenohesha, nuk do tė isha i marrė, sepse do tė flisja tė vėrtetėn; por nuk e bėj kėtė, se mos ndonjė mė ēmon mė tepėr nga ajo qė mė sheh, a mė tepėr nga ajo qė dėgjon nga unė. Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, m'u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh.(2 Korintasve 12/2-7)

    Shiko si thote bibla

    I cili, nė ditėt e mishit tė tij, me klithma tė larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij qė mund ta shpėtonte nga vdekja, dhe u dėgjua pėr shkak tė frikės sė tij nga Perėndia.(Hebrejve 5/7)

    Pra Jezusi u degjua dhe u shpetua nga vdekja per te cilen u lut kur kerkoi prej apostujve qe dikush ti ze vendin e tij .Jezusi e dinte se do tė ndodhte njė ngjarje me kryqin dhe pėr kėtė ai dėshmon duke kėrkuar njė zėvėndės qė tė japė jetėn nė vend tė tij Ai e kėrkon kėtė gjė gjatė qėndrimit me apostujt.

    Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua; dhe ai qė e do birin ose bijėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua. Dhe ai qė nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua. Kush do tė gjejė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim, do ta gjejė pėrsėri.(Mateu 11/37-39)

    Pastaj e thirri pranė vetes turmėn me dishepujt e vet dhe iu tha: "Kushdo qė don tė vijė pas meje, tė mohojė vetveten, tė marrė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė, sepse ai qė don tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim e pėr ungjillin, do tė shpėtojė. (Marku 8/34-37)+(Mateu 16-24-26)

    Pėr kėtė ia dhanė fjalėn tė gjithė apostujt.

    Pjetri i tha: "Edhe sikur tė duhej tė vdisja bashkė me ty, nuk do tė tė mohoj kurrsesi". Po atė thanė edhe tė gjithė apostujt.(Mateu 26/35)

    Gjatė rrjedhjeve tė ngjarjeve dhe arrestimit tė Jezusit dhe ecjes sė tij mė kryq tregohet se Simoni e mori kryqin e Jezusit.Ai ju pėrgjigj thirrjes sė tij pėr zėvėndėsim.

    Dhe, pasi e zhveshėn, i hodhėn mbi trup njė mantel tė kuq. Dhe i thurėn njė kurorė me ferra, ia vunė mbi krye dhe i dhanė njė kallam nė dorėn e djathtė; dhe, duke u gjunjėzuar pėrpara tij, e pėrqeshnin duke thėnė: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!". Pastaj e pėshtynė, ia morėn kallamin dhe me tė i binin nė kokė. Dhe, mbasi e pėrqeshėn, ia hoqėn mantelin dhe e veshėn me rrobat e tij; dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar. Dhe duke dalė, takuan njė njeri nga Kirena, qė quhej Simon, tė cilin e detyruan ta mbartė kryqin e Jezusit. Dhe, kur arritėn nė vendin qė quhej Golgota, domethėnė "Vendi i kafkės", i dhanė tė pijė uthull tė pėrzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. Mbasi e kryqėzuan, i ndanė me short rrobat e tij, qė tė pėrmbushej ē'ishte thėnė nga profeti: "I ndanė ndėrmjet tyre rrobat e mia dhe hodhėn short mbi tunikėn time" .Pastaj u ulėn dhe e ruanin.Pėrmbi krye tė tij, i vunė gjithashtu motivacionin e shkruar tė dėnimit tė tij: "KY ESHTE JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE".Atėhere u kryqėzuan bashkė me tė dy cuba, njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn(Mateu 27/28-38)

    Bibla nuk e tregon se cfarė ndodhi me Simonin, a e la ai kryqin apo u kryqėzua nė vend tė Jezusit? Bibla nė katėr ungjitė e saj nuk flet asnjė fjalė pėr lėnien e kryqit nga Simoni dhe marrjen e tij nga Jezusi pėrsėri.(Marku 3-18)

    Pikėrisht qė Jezusi nuk ishte nė kryq kėtė e tregojnė shumė versete biblike.

    Rreth orės nėntė, Jezusi briti me zė tė lartė duke thėnė: "Eli, Eli, lama sabaktani?". Domethėnė: "Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?".(Mateu 27/46)

    A mund tė thoshte Jezusi o Zot pse mė ke braktisur?
    A nuk e njihte ai historinė e Musait dhe ndihmėn e Zotit? A nuk i thoshte ai apostujve?

    Dhe ai si u zgjua, e qortoi erėn dhe i foli detit: "Pusho dhe fashitu!". Dhe era pushoi dhe u bė qetėsi e madhe.Atėherė u tha atyre: "Pse jeni ju aq frikacakė? Vallė, si nuk keni besim?". (Marku 4/39-40)

    Dhe Jezusi ia zgjati menjėherė dorėn, e zuri dhe i tha: "O njeri besimpak, pse dyshove?".(Mateu 14/31)

    Dhe Jezusi duke u pėrgjigjur u tha atyre: "Nė tė vėrtetė ju them qė, po tė keni besim dhe tė mos dyshoni, do tė bėni jo vetėm atė qė unė i bėra fikut, por, edhe sikur t'i thoni kėtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu nė det", kjo do tė ndodhė.Dhe gjithēka tė kėrkoni nė lutje, duke patur besim, do tė merrni".(Mateu 21/21-22
    "Shoku Mjekesise"

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    agim shkodra
    nuk eshte puna me i randue dhe me ofendue njerzit, me do far magazine pa inventar e me do far sjetulla .leni kto sende se tregon dobsine tende.
    mersini mjafte mire po u spjegoi po matutje eshte problemi juaj.
    kte verset te bibles sduhet ta haroni
    matej 15:24
    "UNE JAM I DERGUAR VETEM TE DELET E HUBURA TE SHTEPISE SE IZRAELIT"

    kte marku thote se e ka thene isusi.

  9. #89
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga _Mersin_ Lexo Postimin
    .Zoti pastaj do zbrese Jezusin nga qielli te cilin po e presin muslimanet per te luftuar Antikrishtin dhe cifutet.Kur te zbrese Jezusi do ta vrase antikrishtin dhe se bashku me ta cdo cifut, do te thyeje kryqin per te mohuar adhurimin qe i kane bere atij, do ti falet Zotit bashke me muslimanet, dhe do te vendose sundimin e drejte hyjnor dhe ne toke do mbizoteroje paqa dhe monoteizmi, sdo kete laike, ateiste dhe pagane, do jene ditet kur delja do fleje me ujkun ditet e paqes dhe bereqetit.
    E a dihet koha e ardhjes se Jezusit a jo?

    Dhe me ardhjen e Jezusit a eshte dhe fundi i botes a jo, gjithmone sipas islamit?

    Mandej kur flitet per Diten e Fundit ne islam cfare kuptimi kane dhjete netet, ciftin dhe tekin:

    Suretu El Fexhr

    1 Pasha agimin!
    2. Pasha dhjete netet!
    3. Pasha ciftin dhe pasha tekin!


    P.S. seriozisht po pyes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 17-05-2011 mė 06:00

  10. #90
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    E a dihet koha e ardhjes se Jezusit a jo?
    Koha ekzaktesisht nuk dihet porse tregohen shenja per kete ardhjen.

    Dhe me ardhjen e Jezusit a eshte dhe fundi i botes a jo, gjithmone sipas islamit?
    Jo nuk eshte fundi botes, Ardhja e Isait a.s eshte shenje prej shenjave te fundit te botes por mbas vdekjes se Isait a.s njerzit do ti rikthehen prape idhujtarise dhe do prishin Kaben,mbas kesaj Zoti do leshoje nje fllad te ngrohte me te cilin do vdese cdo besimtar ne toke.Pas kesaj do behet Kijameti me jobesimtaret ne toke.

    Mandej kur flitet per Diten e Fundit ne islam cfare kuptimi kane dhjete netet, ciftin dhe tekin:
    Disa komentues thojne se keto behet fjale per 10 netet e fundit te Ramazanit ndersa disa te tjere per 10 ditet ku ndodhet dita Arafatit.Disa thojne se Teku eshte Nata e Kadrit, e cifti eshte dita e Arafatit.Zoti e di me mire.
    Suretu El Fexhr

    1 Pasha agimin!
    2. Pasha dhjete netet!
    3. Pasha ciftin dhe pasha tekin!


    P.S. seriozisht po pyes
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Kryqėzimi Dhe Ringjallja E Jezusit Sipas Katėr Ungjijve
    Nga ester nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-07-2007, 09:04
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •